Sa duhet të paguaj për të marrë ose rinovuar permesso di soggiorno (lejen e qëndrimit)?

Permesso di soggiorno (leja e qëndrimit) është një dokument me kohëzgjatje të kufizuar dhe në momentin e skadimit duhet bërë kërkesë për rinovimin e saj. Kjo kërkesë ka kosto të ndryshme në varësi të llojit të lejes. Zbulo dallimet.

Kur permesso di soggiorno (leja qëndrimit) e juaj është gati të skadojë, duhet të aplikosh për rinovim të paktën 60 ditë përpara datës së skadimit të treguar në dokument. 

Kërkesa duhet të bëhet në Questura (Zyrën e Policisë) duke lënë një takim nëpërmjet faqes së internetit Prenotafacile.it dhe për të hyrë duhet të jesh i pajisur me SPID

Gjithashtu mund të kërkosh rinovimin e lejes duke plotësuar kit-in postare, të cilën mund ta marrësh në zyrën e postës së autorizuar për të kryer këtë shërbim.

Nëse përdor kit postale (zarfin për të dërguar kërkesën për rinovim), do të duhet të paguash:

  • 30,00 €: zarfi dhe dërgesa me postë zyrtare
  • 16,00 €: kostoja e pulles
  • Një pagese tjetër (bollettino) e cila ndryshon sipas llojit të permesso di soggiorno

Sa duhet të paguaj me bollettino?

  • Rinovimi i permesso di soggiorno për fëmijët nën 14 vjeç: 30 €, 46 €
  • Përditësimi i permesso di soggiorno e prindit: 30 €, 46 € për të miturin nën 14 vjeç dhe 30,46 € për prindin (një kit i vetëm postar dhe dy bollettini sepse deri në moshën 14 vjeç leja e të miturit është e lidhur me atë të prindit)
  • 70,46 €: permesso di soggiorno e vlefshme për 3 muaj – 1 vit
  • 80,46 €: permesso di soggiorno për 1 vit – 2 vjet
  • 130,46 €: permesso di soggiorno UE per soggiornanti di lungo periodo 

Kujdes, do të paguajnë vetëm 30,46 euro:

  • Të miturit nën moshën 18 vjeç
  • Duplikimi dhe përditësimi i lejes
  • Permesso di soggiorno per cure mediche (leja qëndrimi për arsye shëndetësore)
  • Dhënia dhe rinovimi i asilo politico (azilit politik) apo protezione sussidiaria
  • Carta di soggiorno per familiare di cittadino comunitario (karta e qëndrimit për familjarin e  shtetasit të Bashkimit Evropian)

Derisa të marrësh permesso di soggiorno, la ricevuta ose il cedolino (kërkesës për rinovim) është dokumenti që të lejon të qëndrosh rregullisht në Itali. Mbaje gjithmonë me vete.

Nëse ke probleme ose pyetje në lidhje me kërkesën tënde, mund të shkosh në zyrat e Comune (komunës) që merren me emigracionin ose në një patronato. Për të gjetur zyrën e imigracionit të Comune, kërko në internet me fjalët: Ufficio immigrazione + emri i qytetit ku jeton (për shembull:  Ufficio immigrazione Comune di Firenze

Për të gjetur patronato-n pran zonës ku jeton, kërkon në internet me fjalët: patronato + emrin e qytetit ku jeton (për shembull: patronato Firenze)

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!