Codice Fiscale (kodi fiskal)

Çdo person që jeton në Itali duhet të pajiset me një codice fiscale (kod fiskal). Kodi fiskal është një numër unik që përdoret për të identifikuar personin dhe për të pasur akses në shërbime të ndryshme publike. Të gjithë kanë të drejtë të ketë një kod fiskal. Zbulo më shumë si të pajisesh me një kod fiskal.

Codice fiscale (kodi fiskal) është një dokument shumë i rëndësishëm në Itali që do të duhet për shumë gjëra, si për shembull: 

  • për të pasur një kontratë pune; 
  • për të hapur një llogari bankare; 
  • për të pasur akses në shërbimet shëndetësore jo-urgjente; 
  • për të marrë një shtëpi me qera;
  • për të përfituar rimbursim të taksave;

ose për procedura të ndryshme në zyrat publike si Questura (selia qendrore e policisë), Centro per l’Impiego (qëndra e punësimit), etj. 

Kodi fiskal është një sekuencë shkronjash dhe numrash që përcaktohen në përputhje me të dhënat e tua personale (emri, mbiemri, data dhe vendi i lindjes).

Kush mund të aplikojë për codice fiscale?

Të gjithë shtetasit e huaj të Bashkimit Evropian ose jashtë Bashkimit Evropian mund të bëjnë kërkesën për codice fiscale në momentin e aplikimit për të hyrë në Itali në Sportello Unico per l’Immigrazione (zyra e përgjithshme e emigracionit).

Si aplikohet për codice fiscale?

Shtetasit e huaj jasht Bashkimit Evropian që aplikojnë për azil ose për ndonjë lloj tjetër leje qëndrimi në Itali mund të aplikojnë direkt për codice fiscale tek Sportello Unico per l’Immigrazione

Në momentin që pajisesh me permesso di soggiorno (leje qëndrimi ne Italia), në dokument do jetë i printuar dhe codice fiscale së bashku me të dhënat e tjera personale. Nëse për ndonjë arsye nuk e sheh të printuar, atëherë mund të aplikosh në një nga këto zyra duke paraqitur një dokument identifikimi:

Shtetasit e huaj të Bashkimit Evropian mund të aplikojnë direkt tek Agenzia delle Entrate duke përdorur formularin AA4/8. Duke paraqitur një mjet identifikimi dhe një adresë të vlefshme ku do të dërgohet dokumenti.

Sa kushton codice fiscale?

Të pajisesh me codice fiscale është falas.

Ku mund ta lexoj codice fiscale personal?

Kodin fiskal mund ta gjesh të stampuar në këto dokumente:

  • Permesso di soggiorno (leja e qëndrimit);
  • Tessera Sanitaria (karta e shëndetit);

Kur të kërkohet codice fiscale, nuk është nevoja që të paraqesësh çdo herë një nga këto dokumente. Mjafton të komunikosh numrin e saktë. 

Çfarë mund të bësh nëse humbet codice fiscale?

Mund të kërkosh një kopje në internet duke klikuar këtu. Ose mund të shkosh në zyrën e Agenzia delle Entrate më të afërt. Klikoni këtu për të gjetur zyrën lokale më të afërt. 

Codice fiscale i përkohshëm 

Kodi fiskal i përkohshëm përbëhet vetëm nga numra, ndryshe nga kodi fiskal i përhershëm, i cili përbëhet nga shkronja dhe numra sipas të dhënave personale. 

Në vitin 2016, me anë të një ligji u propozua një kod fiskal i përkohshëm për ata individë që aplikojnë për azil në Itali. Tashmë ky ligj nuk ekziston më. Nëse ke akoma një kod fiskal që përmban vetëm numra, mos u shqetëso sepse mund të përdorësh gjithsesi të njëjtat shërbime ashtu si edhe me kodinl fiskal të përhershëm.

Sanatoria dhe codice fiscale i përkohshëm: nëse ke aplikuar për tu pajisur me leje qëndrimi të rregullt, do të marrësh një codice fiscale të përkohshëm i cili do të konvertohet në të përhershëm në fund të verifikimit të dosjes tënde. Për të gjetur codice fiscale të përkohshëm duhet të identifikohesh në faqen https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/ përmes kodit SPIDdatore di lavoro (punëdhënësit tënd). Ose të qendrës CAF që të ndihmoi të aplikosh). Pasi të identifikohesh, në seksionin “Domande”, kliko “Visualizza Codice Fiscale”. Kodi i përkohshëm është i dobishëm sepse me të mund të kërkosh tessera sanitaria dhe të marrësh shërbime shëndetësore.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!