Leje drejtimi

Leja drejtimit është dokumenti që të autorizon të drejtosh një makinë, një motoçikletë ose një kamion. Nëse je i sapoardhur me permesso di soggiorno, mund të bësh dy provime dhe të marrësh një patentë drejtimi. Kemi mbledhur disa informacione se si të regjistrohesh dhe sa kushton leja drejtimit, për të ndihmuar të kuptosh se cila zgjidhje është më e mira për ty.

Për të drejtuar një makinë, një motoçikletë ose një kamion në Itali është e nevojshme të njohësh rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kesh një leje drejtimi të përshtatshme. Në Itali leja e drejtimit quhet patente di guida. Drejtimi i automjetit pa patentë është i paligjshëm. 

Këtu janë disa informacione të dobishme për llojet e lejeve dhe si t’i marësh ato. 

E RËNDËSISHME: për të marë një leje drejtimi duhet të kesh një permesso di soggiorno dhe të jesh rezident në Itali.

Si të marësh lejen e drejtimit

Për të marrë llojet më të zakonshme të patentave, ekzistojnë katër hapa, duhet të ndjekësh këto hapa: aplikimi, testi me shkrim, mësimet e drejtimit të automjetit, testi praktik.

Gjëja e parë që duhet të dish është se ekzistojnë dy opsione për tu regjistruar:

  1. Mund të regjistrohesh në një autoshkollë, të quajtur scuola guida, dhe ata të orientojnë në hapat për të marrë patentën. Konkretisht, ata do të informojnë për dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar në teste. Mund të ndjekësh një kurs përgatitor për testin me shkrim dhe të mësosh ti japësh makinës me instruktor për testin praktik.
    Ose
  2. Mund të regjistrohesh në motorizzazione zyra përgjegjëse që meret me testet dhe dhënien e patentave. Shumë njerëz zgjedhin këtë opsion sepse kushton më lirë se regjistrimi në autoshkollë. Nëse zgjidh të regjistrohesh në motorizzazione, do të përgatitësh vetë dokumenteve dhe testet. Mos harro se për testin praktit duhet të bësh të paktën 6 orë mësim me një instruktor të një scuola guida për drejtimin e makinës.

Dokumentat që nevojiten për regjistrimin në motorizzazione:

  • Modello TT2112 i plotësuar 
  • Dëshmi pagese prej 26,40 € në llogarinë rrjedhëse c/c 9001 (të paguhet me bollettino në postë) 
  • Dëshmi pagese prej 16,00 € në llogarinë rrjedhëse c/c 4028 (të paguhet me bollettino në postë) 
  • Një dokument identiteti i vlefshëm dhe një fotokopje
  • Codice fiscale ose tessera sanitaria dhe një fotokopje
  • Permesso di soggiorno ose ricevuta di rinnovo dhe një fotokopje

    KUJDES: Ministria e Transporteve ka vendosur që me ricevuta di rinnovo mund të regjistrohesh për testin me shkrim por nuk mund të bësh provimin praktik dhe të merësh lejen e drejtimit. Për këtë hap të fundit është e detyrueshme të kesh një permesso di soggiorno.
  • Carta di soggiorno dhe një fotokopje
  • 2 foto pashaporte identike
  • Dokumentet mjekësore:
    • Një certifikatë mjekësore e lëshuar nga mjeku yt i familjes që raporton gjendjen tënde të përgjithshme shëndetësore, që do të përdoret për vizitën zyrtare me mjekun e autorizuar (jo më vonë se 3 muaj nga data e lëshimit të certifikatës së mjekut të mjekut t’familjes)
    • 2 kopje të certifikatës mjekësore të lëshuara nga mjeku i autorizuar. Gjej mjekët e autorizuar në qytetin tënd.
    • një foto pashaporte 
    • dëshmi e pagesës 16,00€ në llogarinë bankare 4028 (paguhet me bollettino në postë)

Me patente B është e mundur të vozitni llojet më të zakonshme të makinave. Mosha minimale për të marrë këtë lloj licence është 18 vjeç.
Pas regjistrimit të përshkruar më sipër, duhet të bëni testin me shkrim, mësimet e drejtimit të automjeteve dhe testin e drejtimit.

Testi me shkrim

Pas regjistrimit, do të duhet të kalosh testin me shkrim. Gjatë këtij testi do të vlerësohesh mbi njohuritë për rregullat e qarkullimit rrugor, për funksionimin e makinerive dhe sinjalistikën e komunikacionit. Ky test përbëhet nga 40 pyetje, në të cilat duhet të përgjigjesh “e vërtetë” ose “e gabuar” në 30 minuta kohë. Nëse bën më shumë se 4 gabime, nuk e kalon testin. Mundur ta përsërisësh testi vetëm një herë tjetër brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit.

Nëse je regjistruar në një autoshkollë, ata do të organizojnë mësimet dhe do të tregojnë manualin që duhet të studiosh.

Ndërsa, nëse je i regjistruar në motorizzazione dhe duhet të përgatitesh vetë për testin, mund të studjosh çdo manual të përditësuar. Në seksionin e manualeve, do të gjesh disa shembuj.
Për të parë një shembull të testit hap këtë faqe dhe kliko butonin “Simulazione di Esame”.

Mësimi si ti japësh makinës

Kur të kalosh testin me shkrim, do marësh “foglio rosa”. Ky dokument të lejon të mësosh dhe praktikosh drejtimin e automjetit dhe është i vlefshëm për 6 muaj. Është e detyrueshme të bësh të paktën 6 orë mësim drejtimi automjeti me një instruktor të autoshkollës për të dhënë provimin e praktikës. Përveç kësaj, mund të praktikosh me makinën tënde, makinën e një anëtari të familjes ose të një miku, por vetëm nëse në makinë me ty është një person nën moshën 65 vjeç dhe ka patentën B prej të paktën 10 vitesh. Pra, nuk mund të praktikosh i vetëm.

Testi praktik

Kur të ndihesh gati dhe i sigurt për ti dhënë makinës, rezervo testin e drejtimit të automjetit përmes scuola guida (nëse je regjistruar në një të tillë) dhe do të jetë ajo që do t’ju ndjekë në këtë proçes, përndryshe do të duhet të rezervosh testin në motorizzazione (nëse je duke e bërë vetë lejen e drejtimit).
Nëse rezervon testin në motorizzazione, do të duhet të paraqesësh edhe këto dokumente:

  • dëshmi e pagesës prej 16,00 € në llogarinë bankare 4028 (të paguhet me bollettino në postë) 
  • një vërtetim që tregon se ke marrë të paktën 6 orë mësime drejtimi të automjetit në një autoshkollë. 

Testi praktik zgjat afërsisht 15 minuta, gjatë të cilit do të ngasësh makinën dhe do të duhet të demonstrosh se je i aftë për ti dhënë makinës. Me ty në makinë do të jenë dy persona, një person nga autoshkolla ose motorizzazione dhe ekzaminuesi, personi që do të vendosë nëse do ta marësh patentën apo jo. Nëse nuk e kaloni testin, mund ta përsërisësh jo më vonë se 5 muaj nga testi me shkrim.


Kostoja e patentës: Nëse regjistrohesh në motorizzazione, kostoja totale është rreth 400 €, ndërsa në autoshkollë kostoja totale shkon nga 750 € në 900 €.

Për të drejtuar një motorr 50cc, është e nevojshme të kesh patente AM. Mosha minimale për të marrë këtë lloj patente është 14 vjeç.
Pas regjistrimit, për këtë mund të lexosh më lart, do të duhet të bësh testin me shkrim, të praktikosh ngarjen e motorrit dhe në fund testin praktik.

Testi me shkrim

Testi me shkrim zgjat afërsisht 30 minuta, gjatë kësaj kohe do të duhet ti përgjigjesh 30 pyetjeve, “e vërtetë” ose “e gabuar”. Nëse bë më shumë se 3 gabime, duhet ta bësh përsëri testin. Mund ta përsërisësh testin edhe një herë, por duhet të prisësh të paktën një muaj nga provimi i parë. Nëse bën më pak se 3 gabime e kaloni testin dhe merr “foglio rosa”. Ky dokument, i vlefshëm 6 muaj, të mundëson të praktikosh drejtimin e motorrit.

Nëse je regjistruar në një scuola guida, ata do të organizojnë mësimet dhe do të tregojnë manualin që duhet të studiosh.

Nëse je regjistruar në motorizzazione dhe duhet ta përgatitëssh vetë testin, mund të studiosh çdo manual të përditësuar. Në seksionin e manualeve, do të gjesh disa shembuj.

këtë faqe mund të bësh një simulim të testit, kliko butonin “Simulazione di Esame”.

Praktikimi i drejtimit të mjetit

Nuk është e nevojshme të praktikosh me një instruktor. Mund të praktikosh vetë në vende ku nuk ka shumë njerëz apo makina dhe të bësh shumë kujdes.

Testi praktik

Kur të ndihesh i sigurt duke drejtuar motoçikletën, mund të bësh testin praktik duke u regjistruar në motorizzazione ose ja komunikon autoshkollës. Gjatë testit praktik, do të ngasësh një motorino, të ndjekur nga një makinë me një ekzaminues dhe do të duhet të tregosh se i din rregullat e rrugës dhe ti japësh në rrug me trafik. Në fund të testit, ekzaminuesi do të thotë nëse e kaloni apo jo testin. Nëse nuk e merr patentën, mund ta përsërisësh brenda 5 muajve nga data e testit me shkrim.

Kostoja: Kostoja e patente AM është rreth 80€ nëse regjistrohesh në motorizzazione ose në autoshkollë kostoja totale shkon 200€ deri 250€.

Për të drejtuar një motoçikletë 125cc të duhet një patente A1. Mosha minimale është 16 vjeç.
Pas regjistrimit, për këtë mund të lexosh më lart, do të duhet të bësh testin me shkrim, të praktikosh ngarjen motoçikletës dhe në fund të bësh testin praktik.

Testi me shkrim

Testi me shkrim zgjat 30 minuta, gjatë kësaj kohe do të duhet t’i përgjigjesh 40 pyetjeve me “e vërtetë” ose “e gabuar”. Nëse bë më shumë se 4 gabime, duhet ta përsërisësh testin. Mund ta përsërisësh testin edhe një herë, por duhet të prisësh të paktën një muaj nga hera e parë. Nëse bën më pak se 4 gabime, e kalon testin dhe merr “foglio rosa”. Ky dokument, i vlefshëm 6 muaj, të mundëson të praktikosh drejtimin e motoçikletës. 

Nëse je regjistruar në një autoshkollë, ata do të organizojnë mësimet dhe do të tregojnë manualin që duhet të studiosh.

Nëse je regjistruar në motorizzazione dhe duhet ta përgatitësh vetë testin, mund të studiosh çdo manual të përditësuar. Në seksionin e manualeve, do të gjesh disa shembuj të manualeve.

këtë faqe mund të bësh një simulacion të testit, kliko butonin “Quiz di simulazione di Esame”.

Praktikimi i drejtimit të mjetit

Nuk është e nevojshme të praktikosh me një instruktor. Mund të praktikosh vetë në vende ku nuk ka shumë njerëz apo makina dhe të kesh shumë kujdes.

Testi praktik

Kurë të ndihesh i sigurt që mund të ngashë motoçikletën, atëherë mund të bësh testin praktik pas regjistrimit në motorizzazione ose komunikimit autoshkollës. Gjatë testit, do të ngasësh motoçikletën i ndjekur nga një makinë me një ekzaminues dhe do të duhet t’i tregosh se i njeh rregullat e qarkullimit dhe mund ti japësh në rrug me trafik. Në fund të testit ekzaminuesi do të thotë nëse e kalove apo jo. Nëse nuk e merr patentën, mund ta përsërisësh testin brenda 5 muajve nga data e testit me shkrim.

Kostoja: Kostoja e marrjes së një patente A1 është rreth 150 € nëse regjistrohesh në motorizzazione ndërsa në autoshkolle kostoja është rreth 1000€.

Patente A1 dhe B

Nëse nuk flet mirë italisht, mund të jetë e dobishme të studiosh manuale dygjuhëshe. Manualet dygjuhësh janë në dispozicion në: Italisht-Shqip, Italisht-Arabisht, Italisht-Kinezçe, Italisht-Frëngjisht, Italisht-Anglisht, Italisht-Rumanisht, Italisht-Rusisht, dhe Italisht-Spanjisht. Këtu janë dy opsione:
Manual dygjuhësh i lejes së drejtimit A dhe B
Manual dygjuhësh I lejes së drejtimit A dhe B 

Përndryshe, ja disa manuale në italisht:

Manual italisht
Manual italisht

Patente AM

Fatkeqësisht, nuk ka manuale dygjuhëshe për këtë lloj leje drejtimi. Mund të studiosh në italisht. Këtu janë dy manuale:
Manual Italisht
Manual Italisht

Janë dy procedura që kanë të bëjnë me patentat e lëshuara nga vende të tjera.

  • Njohja e patentës: me këtë procedurë do të marësh një sticker që duhet ta aplikosh në lejen e drejtimit, kjo tregon që leja është e njohur nga shteti italian. Mund të aplikosh për njohjen e patentës në motorizzazione.
  • Konvertimi i patentës: përmes kësaj procedure, patente e huaj do të zëvendësohet me një italiane. Për këtë procedurë, është gjithashtu e nevojshme t’i drejtohesh motorizzazione.

Ja kush duhet të ndjekë procedurën:


Vendet e Bashkimit Europian
Personat që kanë patentë të lëshuar nga vendet e BE-së mund të drejtojnë me patentën e tyre pa e ndryshuar në patentë italiane. Megjithatë, është e dobishme të aplikosh për konvertim ose njohje për të lehtësuar procedurat e rinovimit ose për të denoncuar çdo humbje ose vjedhje.

Vendet jo të Bashkimit Europian
Personat që kanë një patentë të lëshuar nga vendet jashtë BE-së mund të ngasin makinën në Itali për një maksimum prej një viti, por vetëm me një përkthim zyrtar të patentës.

Përkthimi duhet të bëhet nga një përkthyes profesionist dhe i vërtetuar nga një noter, përndryshe mund të kërkohet në konsullatën e vendit nga vjen dhe të legalizohet në Prefekturë.

Pas një viti përdorim të patentës së përkthyer, kjo duhet të shndërrohet në një patente italiane. Vetëm patentat e lëshuar nga vendet në këtë listë mund të konvertohen. Patentat e lëshuar nga vendet që nuk janë në këtë listë nuk mund të konvertohet. Në këtë rast personi duhet të bëjë të dyja testet për të marrë patentë italiane.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!