Kush jemi dhe çfarë bëjmë
Misioni
ItaliaHello është në mbështetje të emigrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve dhe komuniteteve që i mirëpresin duke i ofruar informacione dhe rizorse online falas, në gjuhë të ndryshme dhe të verifikuara.
Të pasurit e informacioneve është një nga mjetet kryesore për të qënë i qartë dhe i pavarur në praktikat që duhet të ndjekësh. Prandaj ndër vështirësitë e shumta me të cilat duhet të përballen ata që largohen nga vendi i tyre nuk mund të jetë dhe ajo e të pasurit të informacioneve themelore për të ndërtuar një jetë të re.
Emigrantët dhe refugjatët shpesh kanë vështirësi të mësojnë italishten, të gjejnë një punë, një strehim të përshtatshëm, trajnim dhe kujdes shëndetësor. Kjo i vendos ata në një situatë jo të favorshme sociale dhe ekonomike duke mos i lejuar të shfrytëzojnë në maksimum aftësitë dhe potencialin e tyre.
ItaliaHello përdor fuqinë e internetit dhe teknologjisë për të kapërcyer këto barriera duke vënë në dispozicion të gjitha informacionet që mund ti nevojiten të huajve në një qendër online informative.
Shërbimet janë falas, të përkthyera dhe të disponueshme kudo dhe kurdo.
Vlerat
ItaliaHello beson se diversiteti është një levë për zhvillimin e demokracisë dhe jo një element që duhet pasur frikë.
Ne vlerësojmë diversitetin, njohjen dhe bashkëpunimin duke i dhënë një rol qendror njerëzve emigrantë, nevojave dhe përvojave të tyre.
Përdorim potencialin teknologjik dhe dixhital për të krijuar një model ndërhyrjeje të shkallëzuar, të qëndrueshme dhe efektive që mund të arrijë drejtpërdrejt te përfituesi.
Ne besojmë në aftësinë e njerëzve për të marrë vendime të informuara në çështjet që ndikojnë në jetën e tyre.
Historia
ItaliaHello sjell në Itali përvojën e Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2011, Jessica Marks, eksperte e emigracionit dhe konsulente për organizata të ndryshme jofitimprurëse, së bashku me një ekip të vogël refugjatësh, hapën një faqe interneti që ofronte informacione të thjeshta dhe të kontrolluara mbi jetën në Amerikë.
Falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të palëve të interesuara dhe përkthimit në gjuhë të ndryshme, faqja bëhet shumë shpejt një pikë referimi e rëndësishme për të sapoardhurit dhe me kalimin e viteve është pasuruar si në shërbime dhe në përmbajtje.
Sot USAHello është një platformë dixhitale që regjistron më shumë se 800,000 përdorues në vitin 2019 dhe përfaqëson qendrën më të madhe të informacionit dhe shërbimeve falas për emigrantët në SHBA.
ItaliaHello është një projekt i USAHello. Objektivi ynë për të ardhmen ështe që kjo përvoja e suksesshme të percillet në kontekstin italian dhe atë europian.
Administrimi
ItaliaHello është një organizatë jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse e regjistruar rregullisht në Itali.
Stafi dhe Bordi Drejtues përbëhet nga persona me prejardhje të ndryshme kulturore dhe emigruese, kjo për të rritur shkëmbimin dhe diversitetin në mardhëniet e përditshme .
Aktivitetet tona kryhen falë bujarisë së donacioneve dhe mbështetjes së fondacioneve private. Të gjitha burimet menaxhohen me transparencë dhe vëmendje ndaj rezultateve të arritura.
Bilanci 2021