Si të aplikosh për mbrojtje ndërkombëtare
Kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare bëhet duke plotësuar Modelo C3 (formularin C3) dhe duke paraqitur dokumenta që vërtetojnë historinë tënde dhe situatën tënde në rrezik. Zbulo se cilat janë rregullat që duhen ndjekur për të aplikuar në mënyrën e duhur.
Paraqit kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur në policinë kufitare, kur hyni në Itali, ose në Questura, nësendodhesh në Itali tashmë.
Pas kërkesës, do të identifikohesh, do me thënë policia do të fotografojë dhe do të regjistrojë shenjat e gishtave.
Pas identifikimit, Questura do të thërrasë që të plotësosh modello C3, pra formularin zyrtar për të kërkuar mbrojtje. Në Questura do të kërkojë të dhënat personale si emri, mbiemri dhe adresën e vendbanimit në Itali (domicilio)*.
Gjithashtu do të bëjë pyetje në lidhje me historinë tënde, udhëtimin për në Itali dhe arsyet për të cilat kërkon mbrojtje. Mund të kërkosh ndihmën e një përkthyesi ose ndërmjetësi kulturor nëse nuk flet italisht.
*Adresa e vendbanimit në Itali (domicilio) është shumë e rëndësishëm sepse aty do marrësh të gjitha komunikimet për aplikimin që ke bërë. Nëse banon në një centro di accoglienza (qendër pritjeje për të huajt), duhet të japësh adresën e qendrës. Për çdo rast tjetër, mund të zgjidhësh ti një vendbanim ku të jesh i sigurt se mund të marrësh në të ardhmen të gjitha komunikimet. Nëse ndryshon vendbanimin, duhet të njoftosh Questura.
Për takimin në Questura mund të përgatisësh një letër të shkruar në gjuhën tënde dhe/ose të përkthyer në italisht, në të cilën tregon historinë tënde personale dhe pse ke nevojë për mbrojtje.
Është e rëndësishme gjithashtu që të marrësh të gjitha dokumentat që ke me vete. Kjo do të ndihmojë shumë në aplikimin tënd. Për shembull, mund të marrësh me vete:
- Dokumentat e identitetit (pashaportë, çertifikatë lindjeje, kartë identiteti)
- Dokumentat e identitetit për familjarët që kanë ardhur në Itali me ty
- Certifikata e martesës dhe certifikata e lindjes së fëmijëve (nëse ke)
- Dokumentat akademike (certifikata dhe diploma)
- Certifikata mjekësore nga mjekë dhe spitale në vendin nga ku ke ikur
- Çdo dokument tjetër që mendon se mund të jetë i rëndësishëm dhe mund të ndihmojë në aplikimin tënd
Sa më shumë dokumente të kesh për ti paraqitur gjatë aplikimin, aq më shumë ke mundësi të marrësh mbrojtje. Por, gjithsesi, duhet të dish se mund të aplikosh për mbrojtje ndërkombëtare dhe nëse nuk ke asnjë dokument me vete.
E RËNDËSISHME: Nga momenti i aplikimi në policinë e kufirit ose në Questura dhe thirrjes më pas në Questura për të plotësuar modello C3 mund të kalojnë disa javë. Nuk duhet të shqetësohesh nëse ka vonesa, duhet thjesht të presësh. E rëndësishme është që të qëndrosh në të njëjtën adresë vendbanimi që ke komunikuar në Questura, ku dhe do të marrësh komunikimet rreth aplikimit. Nëse e ndryshon vendbanimin, mos harro të njoftosh Questura.
Dokumentet e bashkangjitura
-
Modello C3
Formulari për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare
Hap artikullin
Link të dobishëm
-
Sito della Polizia di Stato- Questura
Në këtë faqe do të gjesh adresën e Questura në qytetin ku jeton
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Mbrojtja Ndërkombëtare
Hap artikullin -
Komisioni territorial dhe intervista
Hap artikullin -
Mbrojtja ndërkombëtare: përgjigja negative dhe apelimi
Hap artikullin -
Patrocinio a spese dello Stato: asistencë ligjore falas
Hap artikullin