Platforma ALMA: instrumente për të kërkuar një pune

Të gjesh një punë është një sfidë për të gjithë. Kjo është akoma dhe më shumë për ata që vijnë nga një vend tjetër dhe përballen me shumë vështirësi. Ne kemi krijuar ALMA, një platformë ku mund të gjesh shumë informacione të dobishme për të ndihmuar të arrish qëllimet e tua profesionale.

Zbulo ALMA, platformën që mund të ndihmojë të arrish qëllimet e tua profesionale!

Çfarë është platforma ALMA?

Ne të ItaliaHello realizojmë kurse trajnimi dhe mbështetje profesionale për shtetasit e huaj për t’i ndihmuar ata që të njohin botën e punës, mjetet më të rëndësishme për të kërkuar një punë dhe të përdorin sa më mirë aftësitë e tyre në fushën profesionale.

Së bashku me Shoqatën Nosotras realizuam projektin ALMA, ku pjesëmarrësit, mbi bazën e trajnimit të marrë, punuan së bashku me ekspertë për të krijuar platformën.

Çfarë do gjesh tek platforma?

Në platformë do të gjesh video me informacione të rëndësishme rreth botës së punës dhe, konkretisht, rreth instrumentave që të nevojiten për të gjetur një punë. Në video mund të mësosh, për shembull, si të shkruash një CV dhe një letër motivuese, si të përballesh me një intervistë pune ose si të mbash një qëndrim pozitiv gjatë kërkimit të një pune.

Platforma ALMA dhe videot janë të disponueshme në 5 gjuhë: Italisht, Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht dhe Arabisht.

Shiko videot tona për të mesuar informacione të dobishme për të kërkuar dhe për të gjetur një punë!

Zbulo platformën: Platforma ALMA

 

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!