Permesso per attesa occupazione (leje qëndrimi në pritje të një pune)
Në Itali, e drejta për punë është themelore. Për këtë arsye ekziston një lloj permesso di soggiorno për shtetasit e huaj që kanë humbur punën ose që kanë përfunduar një rrugëtim studimi apo formimi dhe janë në kërkim të një pune. Permesso di soggiorno per attesa occupazione të lejon të qëndrosh ligjërisht në territorin italian ndërsa kërkon një punë të re. Le të shohim si funksionon, kush mund ta marrë dhe si kërkohet.
Çfarë është permesso di soggiorno per attesa occupazione
Permesso di soggiorno per attesa occupazione (leje qëndrimi në pritje të një pune) i lejon shtetasit e huaj të qëndrojnë në Itali për të kërkuar punë, pasi përfundon marrëdhënia e punës ose pasi mbaron një cikël studimi apo tirocinio.
Ligji italian parashikon dy situata:
- Ke humbur punën dhe po të skadon permesso di soggiorno per lavoro subordinato ose autonomo.
- Ke përfunduar një cikël studimi ose formimi dhe, pasi ke mbaruar studimet, po kërkon një punë në Itali.
Kush mund ta kërkojë
Mund të marrin permesso di soggiorno per attesa occupazione:
- Punëtorët që kanë humbur punën (licenziamento ose dimissioni). Por për ta kërkuar këtë leje duhet të kesh qenë i punësuar rregullisht më parë, të jesh i regjistruar në Centro per l’Impiego (zyra punës) dhe në listat e punësimit si person në kërkim pune, dhe të kesh një permesso di soggiorno të vlefshëm ose në proces rinovimi (jo për lavoro subordinato stagionale).
Kujdes: pasi humbet punën, ke vetëm 40 ditë kohë për të bërë kërkesën në Centro per l’Impiego!
- Studentët ose praktikantët (tirocinanti) që kanë përfunduar rrugëtimin e tyre.
Si bëhet kërkesa
Kërkesa për permesso di soggiorno per attesa occupazione bëhet përmes kit postale. Brenda kit-it duhet të përfshihen:
- Kopje e pashaportës;
- Kopje e permesso di soggiorno;
- Marca da bollo prej 16,00 €;
- Pagesa e bollettino postale prej 70,46 € (plus 30 € kosto dërgimi ose zarfi);
- Kopje e deklaratës së disponueshmërisë së menjëhershme (dichiarazione di immediata disponibilità) nga Centro per l’Impiego;
- Dokumentacion që vërteton të ardhurat e mëparshme;
- Certifikatë banimi (certificato di residenza).
Kujdes! Në kit postale duhet të fusësh vetëm fotokopje të dokumenteve, kurrë origjinalet.
Pas dërgimit të kit-it, do të marrësh një ricevuta që duhet ta ruash derisa të marrësh permesso-n në kuesturë. Do të njoftohesh me letër (raccomandata) në adresën e banimit dhe me mesazh në telefon për datën e takimit në kuesturë. Në disa raste, data mund të jepet direkt në Poste.
Dokumentet që duhet të paraqesësh në kuesturë janë: 4 foto tessera, pashaporta dhe permesso di soggiorno e vjetër.
Kohëzgjatja dhe rinovimi
Permesso di soggiorno per attesa occupazione zakonisht ka një kohëzgjatje deri në 12 muaj. Në disa raste të rralla (p.sh. nëse bën pjesë në një nucleo familiare me të ardhura të mjaftueshme), mund të zgjasë më shumë se një vit.
Në fazën e rinovimit mund të drejtohesh te një CAF ose një sportel ligjor i specializuar për më shumë informacion.
Leja nuk është e rinovueshme, por mund të konvertohet në permesso di soggiorno per lavoro subordinato.
Çfarë mund të bësh me këtë leje
Me permesso di soggiorno per attesa occupazione mund të kërkosh punë. Gjithashtu kjo leje:
- të lejon të regjistrohesh në Sistema Sanitario Nazionale (SSN);
- nuk të garanton automatikisht të ardhura ose ndihmë ekonomike;
Kur gjen punë, duhet ta konvertosh permesso di soggiorno sa më shpejt të mundesh.
Link të dobishëm
-
Ricerca di occupazione e assistenza, centri per l’impiego | Ministero del Lavoro e delle Politiche Sociali
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Zyra e Punës (Centro per l’Impiego)
Hap artikullin -
Si të përgatitesh për të kërkuar punë
Hap artikullin -
Ku të kërkosh për oferta pune
Hap artikullin