Permesso di soggiorno per lavoro autonomo (Leje qëndrimi për punë të pavarur)

Nëse ke një leje qëndrimi për arsye pune të pavarur, është e rëndësishme të dish kohëzgjatjen, si mund ta rinovosh dhe çfarë kostoje ka. Në këtë artikull do të gjesh të gjitha informacionet që të nevojiten.

Permesso di soggiorno per motivi di lavoro autonomo (leje qëndrimi për punë të pavarur) i jepet qytetarëve të huaj që ushtrojnë një veprimtari pune autonome, pra jo të varur nga një punëdhënës, dhe janë të pajisur me kodin e veprimtarisë së tyre Partita IVA (e ngjashme me TVSH).

Kohëzgjatja e lejes

Leja e qëndrimit për punë të vetëpunësuar zgjat një ose dy-tre vjet.

Si të RINOVOI permesso di soggiorno per lavoro autonomo? 

Rinovimi i lejoqësisë së qëndrimit për punë autonome mund të kërkohet në Questura përmes zyrës postare të autorizuar, duke plotësuar format e përshtatshme (kit postar), 60 ditë para skadimit të lejes së qëndrimit.

Mos harro të bashkangjisësh disa dokumente brenda zarfit pasi të plotësosh formularët 1 dhe 2.

Në veçanti:

  • Fotokopjen e permesso di soggiorno që po skadon;
  • Fotokopjen e pashaportës;
  • Fotokopjen e kartës identitetit;
  • Fotokopjen e certifikatës së regjistrimit në Camera di Commercio (Dhomës së Tregtisë) ose Visura Camerale (certifikatës së Dhomës së Tregtisë)
  • Fotokopjen e certifikatës së numrit të Partiva IVA (TVSH-së)
  • Fotokopjen e modello unico me faturën e transmetuar elektronikisht

KUJDES

Duhet të fusësh në zarfin e dokumentave vetëm fotokopjet e tyre, mos dërgo kurre dokumentin orogjinal! Origjinalet duhet t’i marësh me vete ditën e takimit në Questura.

Sa duhet të paguaj?

Nëse përdor kit postale (zarfin e postës), do të duhet të paguash:

  • 30,00 €: zarfi dhe dërgesa me postë zyrtare
  • 16,00 €: kostoja e pulles
  • Një pagese tjetër që mund të jetë:
    • 70,46 €: permesso di soggiorno për një kohëzgjatje prej 3 muaj – 1 vit
    • 80,46 €: permesso di soggiorno për një kohëzgjatje prej 1 viti – 2 vite

KUJDES : nëse ke humbur dokumentin ose duhet ta përditësosh atë (pra jo ta rinovosh),  duhet të paguash vetëm 30,46 €.

Mund të interesojë

  • Sa duhet të paguaj për të marrë ose rinovuar permesso di soggiorno (lejen e qëndrimit)?

    Hap artikullin
  • Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!