Përgjigja negative: apelimi
Fatkeqësisht nëse nuk përmbush të gjitha kriteret ose të mungojnë dokumenta gjatë aplikimit, do marrësh një letër në të cilën të komunikohet se nuk e merr nënshtetësinë. Në këtë rast, ke 10 ditë kohë për ti dërguar Prefekturës informacionet ose dokumentat që mungojnë për të riprovuar të marrësh nënshtetësinë. Nëse nuk arrin, ke 60 ditë për të apeluar (fare ricorso) në TAR. Duhet të kërkosh ndihmën e një avokati për të bërë të gjitha këto.
Ka raste në të cilat rezultati i aplikimit është negativ, pra personi që ka aplikuar nuk merr nënshtetësinë. Rezultati negativ, në gjuhën teknike, quhet "provvedimento di diniego".
Cilat janë arsyet e mosmarrjes së nënshtetësisë?
Arsyet për të cilat rezultati është negativ janë:- Të ardhura të pamjaftueshme (kur të ardhurat janë më të ulëta se minimumi i nevojshëm për marrjen e nënshtetësisë, do me thënë 8,263.61€ ose 11,362.05€ nëse personi jeton me burrin/gruan)
- Rezidenca jo e vazhdueshme (nëse personi nuk ka pasur rezidencë të vazhdueshëm gjatë viteteve që nevojiten për marrjen e shtetësisë)
- Të kaluar kriminale (nëse personi ka kryer një krim të rëndë)
- Mungesa e njohjes së gjuhës italiane (nëse personi nuk ka një nivel të mjaftueshëm të gjuhës italiane)
- Divorci (nëse personi ka aplikuar për nënshtetësinë nëpërmjet martesës, por më pas është divorcuar nga burri ose gruaja italiane përpara se të bëhet shtetas italian)