Përgjigja pozitive: betimi
Nëse përmbush të gjitha kriteret e nevojshme dhe ke bashkangjitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm, do të vijë një komunikimi ku thuhet se ke marrë nënshtetësinë italiane. Ju do të merrni një njoftim për dekretin e shtetësisë nëpërmjetPiattaforma Notifiche Digitali di PagoPA S.p.A. Ju do të duhet të përdorni SPID-in tuaj për të hyrë në platformë dhe për të shkarkuar dekretin. Megjithatë, përpara se të bëhesh zyrtarisht shtetas italian, duhet të bësh një gjë të fundit: betimin. Zbulo më shumë në këtë artikull se çfarë është betimi dhe si duhet të veprosh.
Çfarë është giuramento për nënshtetësinë?
Nëse nuk e di se çfarë ndodh ditën kur bën betimin, ja një shpjegim i thjeshtë: duhet të betohesh për besnikëri ndaj Republikës Italiane para një zyrtari në Comune ku je rezident, duke thënë këto fjalë “Giuro di essere fedele alla Repubblica e di osservare la Costituzione e le leggi dello Stato”. Ja një vidjo që do të ndihmojë të kuptosh më mirë: https://www.youtube.com/watch?v=B-5dqkMGKsU. Për të caktuar datën e betimit, duhet të telefonosh Ufficio di Stato të Comune ku je rezident dhe të caktosh një takim të parë. Në këtë takim, duhet të paraqesësh dokumentat e tua. KUJDES: Duhet të rezervosh datën e bërjes së betimit brenda 6 muajve nga data në të cilën ke marrë letrën me përgjigjen pozitive. Pas 6 muajsh, vendimi për aplikimin për nënshtetësi nuk është më i vlefshëm dhe nuk mund ta marrësh më nënshtetësinë italiane. Dokumentet që duhet të prezantosh kur bën betimin janë:- Certificato di nascita (certifikata e lindjes) e përkthyer dhe legalizuar
- Pashaportën ose carte d’identità
- Permesso di soggiorno
- Letra origjinale me përgjigjen e aplikimit (decreto in originale)
- Letra e njoftimit nga Prefektura