Patrocinio a spese dello Stato: asistencë ligjore falas
Patrocinio a spese dello Stato është mundësia për të pasur asistencë ligjore falas nga një avokat. Shteti Italin ja njeh këtë të drejtë si shtetasve italianë ashtu edhe të huaj, por duhet të plotësohen disa kushte, si për shembull të ardhurat financiare. Asistencë ligjore falas mund të kërkohet edhe në rastet e një rezultati negativ të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare.
Nëse ke nevojë për një avokat, por nuk ke të ardhura financiare të mjaftueshme, ke të drejtën e “patrocinio a spese dello Stato” (asistencë ligjore e mbuluar nga shteti italian). Patrocinio a spese dello Stato, i quajtur më së shumti dhe “gratuito patrocinio“, të mundëson të ndiqesh nga nje avokat i paguar nga shteti i quajtur dhe “avvocato d’ufficio“.
Avvocato d’ufficio mund të kërkohet për çdo lloj gjykimi civil, penal, administrativ dhe tatimor. Mund të kërkosh edhe ankim për rezultatin negativ të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare.
Kush mund të aplikojë
Për të aplikuar për gratuito patrocinio duhet të kesh të ardhura vjetore më të ulta se 11. 764,68 euro. Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e njerëzve të tjerë të familjes që jetojnë me ty.
Si të aplikosh
Mund ta gjesh listën e avvocato d’ufficio në website e Ordine degli Avvocati të qytetit ku jeton. Pasi identifikon një avokat, mund ta kontaktosh atë. Ai do të ndihmojë të aplikosh për patrocinio a spese dello Stato.
Ose, nëse nuk ke identifikuar akoma një avokat, mund të kontaktosh drejtpërdrejt me Ordine degli Avvocati të qytetit ku jeton. Për informacione mbi Ordine degli Avvocati të qytetit ku jeton, kërko në internet: Ordine degli Avvocati + emri i qytetit ku jeton (për shembull: Ordine degli Avvocati Milano).
Procedura për të kërkuar gratuito patrocinio mund të ndryshojnë pak në varësi të qytetit.
Gratuito patrocinio nuk është automatike. Nëse nuk i plotësoni kushtet, kushdo që shqyrton kërkesën tënde mund dhe ta refuzojë atë. Prandaj është e rëndësishme që të ndihmoheni nga një avokat gjatë aplikimit.
Nëse aplikimi të refuzohet, do të duhet të paguash avokatin për punën që ka bër.
Nëse nuk je i kënaqur me “avvocato d’ufficio“, mund të kërkosh ta ndryshosh me një avokat tjetër.
Më poshtë disa website të Ordine degli Avvocati:
Ordine degli Avvocati di Torino
Ordine degli Avvocati di Milano
Ordine degli Avvocati di Genova
Ordine degli Avvocati di Bologna
Ordine degli Avvocati di Firenze
Mund të interesojë
-
Mbrojtja Ndërkombëtare
Hap artikullin -
Mbrojtja ndërkombëtare: përgjigja negative dhe apelimi
Hap artikullin