Ndërmjetësimi gjuhësor dhe kulturor
Ndërmjetësimi gjuhësor dhe kulturor është një shërbim profesional që jepet kur dy persona me kultura të ndryshme ndihmohen nga një ndërmjetësues i cili shërben si përkthyes midis tyre. Në këtë mënyrë, njerëzit kanë mundësinë të komunikojnë me njëri tjetrin duke folur gjuhën amtare ose një gjuhë që njohin shumë mirë. Sot ndërmjetësimi është i ofruar në zyra të ndryshme. Shumë shkolla e përdorin si shërbim për të ndihmuar komunikimin midis mësuesit dhe prindërve shtetas të huaj.
- Zyrat Publike: Comune (komuna), Questura, Gjykatat, etj .;
- Shërbimet shëndetësore: për takime dhe vizita mjekësore në spital;
- Shërbimet sociale: për takime me punonjësit social dhe avokatët;
- Shërbimet pritëse: në asistencën që u jepet emigrantëve të sapoardhur në Itali;
- Në shkolla
Ndërmjetësuesi, mediatore ose mediatrice, është një person që njeh shumë mirë gjuhën dhe kulturën Italiane po ashtu edhe atë të një shtetit tjetër. Ata thërriten për të ndihmuar njerëz qe kanë gjuhë dhe kulturë të ndryshmepër për të komunikuar me qartë.
Ndërmjetësuesit mund të jenë Italianë ose të huaj.
Ndërmjetësuesit e huaj zakonisht kanë jetuar në Itali për shumë vite dhe kanë një njohuri shumë të mirë të gjuhës Italiane, të shkruar dhe të folur, dhe gjuhës amtare ose një gjuhe tjetër të huaj.
Ndërmjetësuesit Italian, nga ana tjetër, duhet që përpos gjuhës Italiane të kenë edhe njohurinë e një kulture dhe gjuhe tjetër e folur nga një komunitet i huaj në Itali (p.sh. Arabishte, Kinezishte, Bengaleze, etj.).
Zakonisht, ndërmjetësuesit duhet të kenë të paktën diplomën e scuola superiore (shkolla e mesme e lartë) ose kualifikim të të njëjtit nivel që kanë marrë në një shtet të huaj por që është njohur nga shteti Italian. Shumë ndërmjetësues ndjekin kurse për tu njohur si të tillë nga zyrat e qeverisë (Comune) dhe të kenë mundësi të punojnë në atë rol.
Ka rregulla të cilat duhet të respektohen nga ndërmjetësuesit gjatë punës. Ato rregulla janë:
1. Të komunikojë qartë
Ndërmjetësuesi nuk është personi i cili mund të jap këshilla apo të zgjidh një problem sepse ai është i thirrur vetëm për të përkthyer atë që dy palët thonë. Ndërmjetësuesi duhet vetëm të përkthejë atë që thuhet dhe duhet ta bëjë në mënyrë të qartë. Ndërmjetësuesi nuk mund të thotë diçka që nuk është thënë ose ta ndërrojë kuptimin e asaj që thuhet nga një person.
2. Të qëndroj asnjanës
Ndërmjetësuesi duhet gjithmonë të rrijë i qetë edhe në situata të vështira.
Të qëndrosh asnjanës do të thotë që në asnjë moment ndërmjetësuesi nuk mund të mbështesë ose të marrë anën e një personi. Kjo do të thotë edhe që ndërmjetësuesi nuk mund të jap mendim personal.
3. Të ruaj sekretin profesional
Gjatë dhe pas zbatimit të detyrës ndërmjetësuesi duhet të ruajë sekretin profesional. Të gjitha informacionet dhe dokumentet janë konfidenciale dhe kjo do të thotë që ndërmjetësuesi nuk mund në as një lloj situate të tregojë se ç’është thënë gjatë takimit në të cilin ai jepte shërbim.
Ndërmjetësuesi të ndihmon të kuptosh se çfarë ndodh dhe të shpjegojë kërkesat e tua një personit tjetër, por nuk mund të jap këshilla personale ose të vendosi për ty.
Për të zbatuar këto rregulla, pas shërbimit, ndërmjetësuesi nuk duhet të rrijë në kontakt me personat që ka ndihmuar. Prandaj, ai nuk mund të jap kontakte private, si numrin e telefonit apo adresën, mund të jap vetë, kontakte të zyrës apo të shoqatës për të cilën punon.
Në vitet e fundit, numri i nxënësve të huaj në shkollat Italianë është rritur vazhdimisht. Sot, fëmijë të huaj të cilët kanë nënshtetësi tjetër nga ajo Italianë janë më shumë se 8 milion. Për këtë arsye bashkitë dhe shkollat kanë vendosur të përdorin ndërmjetësuesit për të ndihmuar nxënësit e huaj të integrohen më mirë, atëherë kur ka nevojë, edhe në raportet midis shkollës dhe familjes.
Ndërmjetësuesit që punojnë nëpër shkolla nuk mund të kenë pasur precedentë penalë të cilat i ndalojnë ata të punojnë me fëmijë dhe të mitur.
Ndërmjetësuesi në shkollë është një mbështetje për të dy anët, prindërit dhe shkollën. Këto janë disa nga detyrat e tij:
Për Prindërit:
- Të kuptojnë më mirë si është organizuar sistemi italian i shkollimit;
- Të njohin rregullat që duhen zbatuar si: Regjistrimi, detyrimi i shkollimit deri në moshën 16 vjeçare, etj .;
- Të ndihmojnë familjet të mbajnë komunikim të mirë me mësuesit;
- Të ndihmojnë prindërit të marrin pjese në jetën shkollore të fëmijëve;
- Bashkë me mësuesit, ndërmjetësuesi ndihmon gjatë fazës së orientimit në shkollë: për shembull për të zgjedhur një shkolle të re apo një dege të re, sidomos në fazën e zgjedhjes së shkollës së mesme e cila zhvillohet gjatë klasës së 8-të.
Për Shkollën:
- Në momentin e parë të paraqitjes së nxënësit të huaj të sapo ardhur në Itali dhe familjes se tij: të kuptoj dallimet me shkollën e shtetit të vendlindjes, ndryshime të rëndësishme kulturore dhe fetare, etj;
- Pranimi i të miturve të huaj të pashoqërurar;
- Të ndihmoj komunikimin me familjen;
- Mbështetje gjatë takimeve me familjen;
- Të përkthejë dokumente, lajmërime apo mesazhe të ndryshme;
- Për projekte tjera ndërkulturore të organizuara nga shkolla, nga Comune dhe / ose Regione.
KI PARASYSH: ndërmjetësuesi nuk është mësues dhe nuk punon për shkollën kështu që ai është një ndihmë dhe nuk mund të zëvendësojë rolin e mësuesit. Vetëm ndërmjetësuesi nuk mund të të ndihmoj me vështirësitë shkollore.
Zakonisht shërbimi i ndërmjetësimit kërkohet nga shkollat.
Mësuesit kërkojnë ndërmjetësimin nga shoqata ose zyra të cilat ofrojnë ndërmjetësime, pasi kanë analizuar gjendjen e nxënësit.
Në raste të veçanta, shërbimet sociale ose gjykatat mund të kërkojnë ndërmjetësime.
Nëse mendon se është e nevojshme, mund të kontaktosh mësuesit dhe të pyesësh nëse shkolla e fëmijës tuaj ofron këtë shërbim dhe të kërkosh të organizohet një ndërmjetësim në gjuhën tënde.
Shkolla do të komunikoj ditën dhe orën e ndërmjetësimit. Nëse fëmija juaj është i mitur, shkolla mund të kërkojë të nënshkruash pajtueshmërinë për shërbimin e ndërmjetësimit.
Link të dobishëm
-
Mamme a Scuola Onlus - Milano
Shoqata ofron për nënat e huaja dhe familjet e tyre kurse të gjuhës Italiane dhe aktivitete si zona zbavitje për fëmijë të vegjël, ndërmjetësime gjuhësore dhe zyra udhëzimi
Shko te linku -
Mediatore Interculturale
Faqja e internetit e Shoqatës Multikulturore të Ndërmjetësuesve Ndërkulturor (A.M..M.I.)
Shko te linku -
Associazione Mediatori Interculturale del Lazio (AML-LAZIO)
Shoqata e Ndërmjetësuesve Ndërkulturor të Lazio-s (AML-LAZIO)
Shko te linku -
CIES
CIES ofron shërbime ndërmjetësimi në fusha të ndryshme, duke përfshirë shkollat të çdo lloj niveli për të mitur dhe të rritur të huaj
Shko te linku