Mëso Italishten Online
Në internet mund të gjesh shumë kurse pa pagesë të italishtes për të mësuar dhe praktikuar gjuhën. Në këtë faqe, do të gjesh informacione të dobishme që të ndihmojnë për të zgjedhur kursin e duhur.
Mëso Italishten online
Nëse dëshiron të mësosh italishten vetë, mund të ndiekësh kurse online. Studimi online dallon nga shkuarja në një kurs në shkollë por mund të jetë i dobishme nëse nuk ke shumë kohë, nuk gjen kurse afër vendbanimit tënd ose nëse thjesht dëshiron të përmirësosh nivelin tënd të italishtes. Shumë nga këto kurse janë pa pagesë dhe shumë të mira. Mund ti ndjekësh nga kompjuteri ose nga telefoni.L’Italiano in famiglia
Ky është një kurs online i italishtes për të huajt që nuk mund të shkojnë personalisht në kurse të gjuhës italiane. Kursi ka dy pjesë:- Cikli 1 (A1/A2) Për personat që mësojnë italisht për herë të parë;
- Cikli 2 (B1 / B2) Për personat me njohurit bazë të italishtes.
- Gjuha: Italisht
- Struktura: Cikli 1 (A1/A2) dhe Cikli 2 (B1/B2)
- Fokusi: fjalori, gramatika, të kuptuarit dhe komunikimi me shkrim dhe me gojë
- Rekomandohet për: përdorues me njohuri bazike të italishtes
Rai Cultura Italiano
Ky kurs online i italishtes ndahet në katër nivele, A1, A2, B1, B2. Secili nivel ka njësi të shumta, përfshirë video dhe ushtrime.- Gjuha: Italisht
- Struktura: 4 nivele - A1, A2, B1, B2
- Fokusi: shqiptimi, fjalori, gramatika, të kuptuarit dhe komunikimi me shkrim dhe me gojë
- Rekomandohet për: përdorues me njohuri bazike të italishtes
Grande Portale della Lingua Italiana
Ky kurs online i italishtes ndahet në katër nivele, A1, A2, B1, B2. Secili nivel ka njësi të shumta, përfshirë video dhe ushtrime.- Gjuha: Italisht
- Struktura: 4 nivele - A1, A2, B1, B2
- Fokusi: shqiptim, fjalori, gramatika, të kuptuarit dhe komunikimi me shkrim dhe me gojë.
- Rekomandohet për: përdorues me njohuri bazë të italishtes
Università per Rifugiati
Ky kurs online i italishtes ka 80 mësime. Mësimet shkojnë nga niveli bazik, duke filluar nga alfabeti, tek niveli më i lartë. Për te ndjekur kursin, duhet të regjistrosh të dhënat e tua si emrin, emailin dhe fjalëkalimin.- Gjuha: Italisht
- Struktura: 80 mësime
- Fokusi: shqiptim, fjalor, gramatikë
- Rekomandohet për: përdorues me njohuri bazë të italishtes
Loecsen
Ky kurs të mëson shprehjet dhe fjalorin e zakonshëm. Mësimet fokusohen në italishten që do të duhet për të komunikuar në kontekste të ndryshme - për shembull: në lokale, në pushim, ose me familje. Kursi nuk shpjegon gramatikë. Materiali është në dispozicion në gjuhët aziatike, evropiane dhe të Lindjes së Mesme.- Gjuhët: kryesore Evropiane, Aziatike dhe të Lindjes së Mesme
- Struktura: sektorë të ndryshëm
- Fokusi: fjalori, të kuptuarit dhe prodhimi oral
- Rekomandohet për: fillestar
Mund të interesojë
-
Mëso Italishten Online
Hap artikullin -
Aplikacione për mësimin e gjuhës italiane
Hap artikullin