Mësimi i gjuhës italiane
Mësimi i italishtes është shumë i rëndësishëm nëse jetoni në Itali. Njohja e mirë e gjuhës e bën kërkimin e punës më të lehtë, të lejon të flasësh me lehtësi me njerëzit, të kuptosh mjekun dhe të kërkosh atë që të nevojitet. Ja disa këshilla për të përmirësuar njohuritë e gjuhës dhe për ta praktikuar.
Të kuptosh atë që thonë njerëzit dhe të flasësh me ta është shumë e rëndësishme kur jeton në një vend të ndryshëm nga vendlindja jote. Mësimi i një gjuhe të re nuk është kurrë i lehtë, veçanërisht për të rriturit që nuk kanë shumë kohë për të studiuar.
Por ki parasysh gjithmonë se është një nga gjërat e para që duhet të bësh kur mbërrin në një vend të ri. Njohja e italishtes do të ndihmojë të gjesh një punë, të kuptosh se çfarë po ndodh përreth, të flasësh me një mjek ose të regjistrosh fëmijët në shkollë.
L’italiano L2 ose Italiano lingua seconda është një emërtim që përdoret për të treguar italishten që një i huaj mëson drejtpërdrejt duke jetuar në Itali.
Mund ta dish italishten shumë mirë ose ndoshta mund të njohësh vetëm disa fjali. Ka shumë nivele të bazuara në aftësinë për të folur, dëgjuar, lexuar dhe shkruar në italisht. Nivelet që njihen zyrtarisht në Itali janë:
-
- niveli elementar A1: mund t’i kuptosh pak njerëzit nëse flasin ngadalë dhe thonë fjali të thjeshta. Mund të lexosh pak, por nuk shkruan mirë;
- niveli elementar A2: mund të kuptosh pak kur njerëzit flasin dhe kupton fraza edhe më të vështira. Mund të lexosh dhe shkruash fjali të thjeshta.
- niveli i ndërmjetëm B1: mund të komunikosh mirë me njerëzit. Kupton kur të flasin dhe mund të shkruash dhe lexosh tekste.
- niveli i ndërmjetëm B2: Mund të komunikosh mirë me njerëzit, edhe kur ata flasin shpejt. Mund të shprehesh me fjali të artikuluara dhe të shpjegosh mirë. Mund të lexosh dhe shkruash tekste, madje edhe ato të gjata.
- niveli i avancuar C1: Mund të flisësh mirë italisht dhe të kuptosh me lehtësi atë që njerëzit po të thonë. Mund të shkruash dhe lexosh vetë.
- niveli i avancuar C2: njohuritë tuaja për italishten janë shumë të larta. Jeni i pavarur në përdorimin e gjuhës si në punë ashtu edhe në jetën tënde të përditshme.
Në Itali mund të gjesh shumë kurse falas italishteje, si në qytetet më të mëdha ashtu edhe në ato më të vogla. Edhe në qendrat e pritjes ose në SPRAR gjithashtu ka kurse të gjuhës italiane.
Mund të ndiekësh mësimet në Centri Provinciali d’Istruzione per Adulti (CPIA) në qytetin ku jeton. Të gjithë personat mbi 16 vjeç mund të marrin pjesë dhe mësimet janë falas. Në përfundim të kursit, do të merrësh një certifikatë të gjuhës që mund ta paraqesësh kur të pyetesh për njohuritë e gjuhës.
Ekzistojnë gjithashtu shumë shoqata që ofrojnë kurse italishteje falas për emigrantët. Ka edhe shkolla private, por janë me pagesë dhe jo falas.
Mos u shqetëso nëse nuk din të lexosh dhe shkruash mirë. Ka kurse që janë krijuar edhe për njerëz analfabetë, të cilët nuk kanë studiuar kurrë në vendin e tyre të origjinës dhe që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Mos harro ti shpjegosh situatën tënde mësuesve para fillimit të mësimit.
Për kurse falas të gjuhës italiane, vizito uebfaqet e mëposhtme:
Gjithashtu, nëse dëshiron të gjesh një shkollë falas në qytetin tënd, mund të kërosh edhe në google, duke shkruar:
- Corsi italiano per migranti + emrin e qytetit ku jeton (Corsi di italiano per migranti Torino)
- CPIA + emrin e qytetit ku jeton (CPIA Milano)
Certifikimi i gjuhës është një dokument që përcakton nivelin e njohurive të gjuhës. Ky dokument është lëshuar nga një organizatë e njohur e quajtur Ente Certificatore. Ente certificatore mund të jetë një shkollë, një universitet ose një qendër private e autorizuar nga shteti për të verifikuar nivelin e njohurive të gjuhës dhe lëshuar certifikata.
Certifikimi i gjuhës është një dokument shumë i dobishëm sepse njeh zyrtarisht njohjen e gjuhës dhe aftësinë e një personi për të kuptuar dhe folur italisht.
Ekzistojnë katër certifikata kryesore të nivelit L2 për italishten, kanë emra të ndryshëm sepse lëshohen nga organizata të ndryshme:
- CILS – Certificazione Italiano come lingua straniera
- PLIDA – Progetto Lingua Italiana Dante Alighieri
- IT – Certificazione Italiano
- CELI – Certificati di Italiano Generale
Për të pasur këto certifikata duhet të kalosh një provim. Provimi mund të bëhet në shumë shkolla ose shoqata të autorizuara.
Nuk është e detyrueshme të kesh certifikimin e gjuhës, por ki parasysh se për të kërkuar disa dokumente ose për disa punë të veçanta, certifikimi është i nevojshëm.
Testi i gjuhës italiane është për të huajt që kanë qenë në Itali për më shumë se 5 vjet dhe që duan të aplikojnë për një permesso di soggiorno CE per soggiornanti di lungo periodo. Nëse dëshiron të marrësh këtë permesso, duhet të tregosh se e din italishten në një nivel mesatar.
Nëse nuk ke një certifikim gjuhësor ose nuk ke marrë pjesë në një kurs italishte në një Centro di Istruzione per Adulti (CPIA), do të duhet të bësh një test të cilin mund ta rezervosh në WebFaqen e Ministrisë së Brendshme.
Nuk duhet të bësh testin nëse:
- Ke një certifikatë të gjuhës të barabartë me nivelin A2 ose një nivel më të lartë të lëshuar nga një organizatë e njohur (ente certificatore);
- Ke ndjekur një kurs italishte në Centro di Istruzione per Adulti (CPIA) dhe ke marrë një certifikatë të paktën niveli A2;
- Je diplomuar dhe ke një diplomë të scuola secondaria (media ose superiore) në Itali ose po ndjek universitetin në Itali.
Link të dobishëm
-
Testi i njohjes së gjuhës italiane
Ministero dell'Interno
Shko te linku -
Informacione mbi gjuhën italiane
Integrazione Migranti
Shko te linku -
Ushtrime për të kaluar testin e italishtes niveli A1-A2
Shko te linku -
Simulimet e testit A1-A2
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Mëso Italishten Online
Hap artikullin -
Aplikacione për mësimin e gjuhës italiane
Hap artikullin