Licei

Liceo ështe lloj shkolle që mund të bëhet pas scuola media. Ka shumë lloje licei në bazë të lëndëve kryesore që studiohen. Licei-të mund të jenë publike ose private. Në licei-të publik, regjistrimi është falas ose me një kosto shumë të ulët.

Licei-të janë gjithashtu një lloj gjimnazi. Licei-të ofrojnë një trajnim të larmishëm që zgjat 5 vjet. Në fund të vitit të pestë, studentët duhet të kalojnë provimin, esame di maturita, për të përfituar Diplomën. Shumica e studentëve më pas vazhdojnë studimet e tyre universitare. Fushat e studimit në licei janë:

Artistico

Fokusi është: arti, historia e artit dhe teknikat artistike. Gjithashtu studentët mund të zgjedhin një drejtim të veçantë: arte figurative, arkitekturë dhe mjedis, dizajn, multimedia dhe studime audiovizuale, studime grafike dhe skenografi.

Classico

Fokusi: letërsi, histori, filozofi, zhvillimi i kulturës Perëndimore

Linguistico

Fokusi: gjuhët e huaja, historia dhe kultura e këtyre vendeve. Shkëmbimet dhe vizitat jashtë vendit organizohen shpesh.

Musicale e coreutico

Fokusi: muzika dhe kërcimi, roli i tyre në histori dhe kulturë  

Scientifico

Fokusi: matematika, fizika, shkencat natyrore, kërkimi shkencor dhe teknologjia

Scientifico - opzione scienze applicate

Fokusi: matematika, fizika, kimia, biologjia dhe shkencat kompjuterike - orë laboratori

Scientifico - sezione a indirizzo sportivo

Fokusi: shkenca sportive në matematikë, fizikë dhe shkenca natyrore

Scienze umane

Fokusi: identiteti personal, marrëdhëniet njerëzore dhe shoqërore si pedagogji, psikologjia dhe antropologjia në kulturën Europiane

Scienze umane - opzione economico sociale

Fokusi: çështjet juridike, ekonomike dhe shoqërore

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!