Komisioni territorial dhe intervista

Intervista, rezultati dhe ankesa në rast se rezultati është negativ. Këto janë hapat që duhet të ndjekësh pas aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare.

Aplikimi yt për mbrojtje ndërkombëtare do të shqyrtohet nga një komision i posaçëm, i quajtur Commissione Territoriale per il Riconoscimento della Protezione Internazionale (CTRPI) (Komisioni Territorial për Njohjen e Mbrojtjes Ndërkombëtare). Pra, është ky komision që vendos nëse do të jepet apo jo mbrojtje ndërkombëtare.

Pas marrjes së aplikimit tënd, Komisioni do të ftojë për një intervistë.

Do marrësh një letër në adresën tënde me datën e intervistës. Nëse jeton në një centro di accoglienza (qendër pritjeje), do të informojnë njerëzit që punojnë në qendër për datën e intervistës. 

Mos u shqetësoni nëse pas një kohe të gjatë ende nuk të kanë thirrur. Kjo letër mund të vijë pas disa javësh ose muajsh pasi ke aplikuar.

Intervista

Intervista është pjesa më e rëndësishme e aplikimit. Do të bëhen pyetje për të njohur më mirë

  • identitetin tënd
  • arsyet pse je larguar nga vendi yt
  • arsyet pse ke nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Gjithashtu, gjatë intervistës:

  • Nëse është e nevojshme, mund të kërkosh që një burrë ose një grua të të intervistojë.
  • Nëse ke nevojë për mbështetje, mund të kërkosh që punonjësi social ose psikologu yt të jetë i pranishëm.
  • Mund të kërkosh që avokati yt të jetë i pranishëm.
  • Do jetë një përkthyes që do t’i përkthejë Komisionit gjithçka që ti do thuash. Nëse për ndonjë arsye dëshiron të ndryshosh përkthyes, mund tja kërkosh Komisionit.

Komisioni ka detyrimin absolut të konfidencialitetit, pra që të mbajë sekret gjithçka që ti do thuash. Ndaj, mos ki frikë të tregosh edhe shumë aspekte intime dhe personale të jetës tënde, nëse këto janë pjesë e arsyeve pse je larguar nga vendi yt. 

Intervista do të incizohet në video dhe gjithçka që do thuash gjatë intervistës do shkruhet në një verbal. Në fund të intervistës, Komisioni do ta lexojë me zë të lartë këtë verbal. Nëse shikon se disa gjëra të shkruara nuk përputhen me ato që ke thënë, mund të kërkosh që ato të ndryshohen. Do të jepet një kopje e verbalit. 

Pas intervistës, Komisioni vendos nëse do marrësh një nga tre llojet e mbrojtjes ndërkombëtare apo jo.

Rezultati

Rezultati i aplikimit do të komunikohet me një letër që do marrësh në adresën e shtëpisë ku po jeton ose nga një operator i qendrës ku ndodhesh për momentin. Koha për të marrë përgjigjen ndryshon shumë sipas qytetit ku jeton. Zakonisht duhen disa muaj. Nëse ke aplikuar për ndihmën e një avokati, mund t’i kërkosh atij/asaj sqarime për kohën e pritjes.

Ankesa

Nëse rezultati është negativ (pra nuk merr mbrojtje), mund të apelosh me ndihmën e një avokati brenda afatit të caktuar në letrën që ke marrë nga Komisioni. Koha mund të jetë 15 ose 30 ditë, kjo varet nga rasti në fjalë. 

Mund të qëndrosh në Itali derisa Gjykata të vendosë për ankesën tënde. Megjithatë, ka disa raste në të cilat nuk mund të qëndrosh në Itali. Avokati do të shpjegojë nëse mund të qëndrosh në Itali deri në vendimin e Gjykatës apo jo. 

Koha që duhet të presësh për vendimin e Gjykatës varet në bazë të qytetit ku jeton, në përgjithësi përgjigja vjen pas disa muajsh. Nëse nuk po merr akoma përgjigjen nga Gjykata, mos u shqetëso. Vazhdo prit. 

Lexo më shumë informacion se si të apelosh në këtë faqe.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!