Istituti tecnici – shkollat teknike

Istituti tecnici (shkollat teknike) janë një lloj shkolle e mesme. Këto shkolla ofrojnë më shumë trajnime teknike veçanërisht në sektorin ekonomik ose teknologjik. Pas përfundimit të kësaj shkolle, mund të kërkosh direkt një punë ose të zgjedhësh të shkosh në universitet.

Shkollat teknike janë një nga llojet e shkollave të mesme. Shkollat teknike japin trajnime teknike dhe praktike dhe zgjasin 5 vjet. Në fund të vitit të pestë, studentët duhet të kalojnë një provim përfundimtar për të pasur diplomën.

Pas shkollës teknike, studentët mund të zgjedhin të kërkojnë direkt një punë ose të shkojnë në universitet për të vazhduar studimet.

Çfarë mësohet në shkollat teknike?

Shkollat mund të jenë në fushën e ekonomisë ose teknologjisë.

Sektori ekonomik

  • Administrim, financë dhe marketing
    Për të mësuar se si kompanitë organizojnë punën e tyre dhe menaxhojnë aktivitete të ndryshme, të tilla si prodhimi dhe tregtimi i produkteve të tyre;
  • Turizëm
    Për njerëzit që duan të punojnë në turizëm, siç janë hoteli dhe mikpritja, argëtimi, udhëzuesi dhe shoqërimi i turistëve, organizimi i udhëtimeve dhe prenotimet (p.sh. agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë).

Sektori teknologjk

  • Mekanikë, mekatronikë dhe energji
    Për të studiuar dhe ndërtuar makinat dhe pajisjet e përdorura në industri dhe në fushat e mjedisit dhe energjisë
  • Transport dhe logjistikë
    Për studentët që duan të studiojnë sistemet e lidhjes dhe transportit (p.sh. detare, tokësore dhe ajrore)
  • Elektronikë dhe inxhinieri elektrike
    Për të mësuar elektronikë dhe robotikë (si funksionon elektronika në një kompani)
  • IT dhe Telekomunikacion
    Për rregullat dhe teknologjitë e përdorura në teknologjinë e informacionit dhe komunikimin
  • Grafikë dhe komunikim
    Për njerëzit që duan të punojnë në komunikim, reklama dhe të mësojnë se si të krijojnë një imazh.
  • Kimi, materiale dhe bioteknologji
    Për të mësuar proceset dhe teknikat kimike dhe biologjike të përdorura në prodhimin farmaceutik, ushqimor dhe mjedisor
  • Modë
    Për njerëzit që duan të punojnë në botën e modës, duke krijuar rroba, këpucë dhe produkte të tjera
  • Bujqësi, agro-ushqimi dhe agroindustri
    Ju mund të studioni sesi prodhohen dhe përpunohen produktet bujqësore, agro-ushqimore dhe agro-industriale
  • Ndërtimi, mjedisi dhe territori
    Për të mësuar se si të punoni në ndërtim dhe në fushën e ndërtimit


Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!