Gabimet që duhen evituar në kurrikulum
Kur shkruan kurrikulumin duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos bësh gabime. Informacionet e paqarta ose të gabuara nuk do të ndihmojnë të përzgjidhesh për një intervistë pune. Lexo disa këshilla për të mos bërë gabime.
Punëdhënësit ose rekrutuesit i kushtojnë vetëm disa sekonda kohë leximit të kurrikulumit tënd, për këtë arsye është shumë e rëndësishme të evitosh gabimet dhe të shkruash në mënyrë korrekte.
Nëse kurrikulumi yt është plot me gabime, punëdhënësi mund ta eliminojë atë para se ta lexojë me vëmëndje. Mund të mendojnë, “Nëse ky person bën kaq shumë gabime kur përpiqet të lërë përshtypje të mirë, atëherë çfarë lloj punëtori mund të jetë vallë?” Në këtë mënyrë mund të humbasësh mundësinë për një intervistë pune.
Ja disa nga gabimet që duhen shmangur kur shkruan kurrikulumin ose CV tënde:
Shkruaj informacionet në mënyrë të qartë dhe korrekte dhe organizo mirë përmbajtjen. Mund të ndjekësh këto dy këshilla praktike:
- Ndaj në seksione të veçanta informacionet që dëshiron të shkruash sepse do jetë më e lehtë për ti gjetur. Për shembull: të dhënat personale, arsimimi dhe kualifikimi, përvojat e punës, etj. Në këtë mënyrë kurrikulumi yt do duket më i organizuar, i qartë dhe i lehtë për t’u lexuar.
- Bëj kujdes kur shkruan përvojat e punës. Shkruaj së pari eksperiencat e punës që ke bërë së fundi me datat e fillimit dhe mbarimit. Eksperiencat e fundit janë ato që ke bërë kohët e fundit ose po vazhdon të bësh dhe gjatë kohës që po shkruan kurrikulumin. Më pas shto përvojat më të vjetra. Mos harro të shkruash gjithmonë ato më të rëndësishmet dhe që kanë lidhje me vendin e punës për të cilin dëshiron të aplikosh.
Edhe gabimet e vogla gramatikore mund të jenë problem sepse mund të bëjnë të dukesh i pavëmendshëm në sytë e punëdhënësit.
- Rilexoje me kujdes kurrikulumin tënd edhe një herë të fundit, dhe nëse mundesh, kërkoja dhe dikujt tjetër ta lexojë atë gjithashtu.
- Nëse ke dyshime se si të shkruash diçka në mënyrë korrekte, kërko ndihmë.
- Kontrollo fjalët që përdor në internet për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe për të korrigjuar gramatikën. Për shembull mund të përdorësh këto website:
Të shkruash gabim kontaktet, siç është numri i telefonit apo adresa e emailit, është gabim shumë serioz sepse punëdhënësit nuk do të kenë mundësi të t’kontaktojnë! Nëse ke ndryshuar kohët e fundit numrin e telefonit ose adresën e emailit, mos harro të ndryshosh këtë informacione dhe në kurrikulum.
Evito krijimin e një adrese emaili me një emër që nuk ështe serioz, apo është qesharak ose i vështirë për tu shkruar. Në aplikimet për punë, mund të përdorësh një adresë emaili me emrin dhe mbiemrin tënd, ose vetëm njërin nga to nëse të dy janë shumë të gjata. Për shembull: emri.mbiemri@gmail.com
Fotoja e kurrikulumit duhet të tregojë vetëm fytyrën tëde (siç është fotografia e pashaportës). Duhet të jetë e kohëve të fundit dhe me një sfond neutral. Evito të përdorësh foto që tregojnë krahë të zhveshur dhe dekolte, foto me miqtë, familjen ose kafshët, apo foto në vende jo profesionale (në plazh, në bar, etj).
Mos harro se nuk është e detyrueshme të vendosësh foto nëse nuk kërkohet në mënyrë specifike në aplikimin për punë.
Kur shkruan një kurrikulum duhet të jesh i sinqertë. Edhe pse do të duhet të vesh në dukje aftësitë dhe kompetencat e tua për të tërhequr vëmendjen, nuk është e nevojshme ta teprosh. Nëse e tepron, kushdo që e lexon do ta kuptojë. Edhe nëse ke fatin për një intervistë pune, rekrutuesit ose punëdhënësit nuk do ti duhet shumë kohë për të kuptuar nëse informacionet në kurrikulumin tënd janë të vërteta ose jo. Informacionet e gabuara ose të ekzagjeruara do të bëjnë të dukesh jo i besueshëm.
Për çdo kandidaturë pune pranohen disa aplikime dhe rekrutuesi ka shumë pak kohë për të përzgjedhur kandidatët për intervistë. Për këtë arsye, të këshillojmë të mos shkruash më shumë se dy ose tre faqe kurrikulum sepse nëse është shumë i gjatë, rekrutuesi nuk do të ketë shumë kohë ta lexojë.
Kur shkruan kurrikulumin duhet t’i kushtosh vëmendje informacioneve që shkruan, ashtu sikurse stilit dhe formatit që përdor.
Në veçanti bëj kujdes me:
- stilin e shkronjave që zgjidh për të shkruar kurrikulumin. Stili i shkronjave që paraqet një pamje “profesionale” janë Helvetica, Arial dhe Times New Roman. Të tjerët nuk janë të përshtatshme për kurrikulum. Përdor të njëjtin stil shkronjash dhe madhësi në të gjithë dokumentin në seksionet e ndryshme dhe në tekste brënda tyre. Në të kundërt, kurrikulumi do të duket i çrregullt. Për shembull: Nëse për titullin e një seksioni ke zgjedhur madhësinë e shkronjave 14 dhe për tekstin 12, atëherë duhet t’i mbash këto madhësi në të gjithë kurrikulumin.
- vër në pah mirë seksionet dhe informacione të tjera të rëndësishëm duke përdorur font bold. Për shembull: përdor bold për të shkruar rolin që ke pasur në secilën përvojë pune.
- dërgo gjithmonë kurrikulumin tënd në formatin PDF, nëse nuk të është kërkuar në mënyrë specifike të përdorësh një format tjetër. PDF është formati më i mirë sepse lexohet qartë dhe nuk ndryshon në varësi të programit të kompjuterit të personit të cilit ja dërgon.
Kur dërgon informacione personale, duhet të autorizosh përdorimin e të dhënave personale. Nëse nuk e bën, mund të rrezikosh të mos kontaktohesh ose të dhënat e tua të mos regjistrohen në databazën e të dhënave të kompanisë.
Autorizo përdorimin e informacioneve personale duke shtuar në fund të kurrikulumit këtë fjali: “Autorizzo il trattamento dei miei dati personali in base al Regolamento generale sulla protezione dei dati (UE) 2016/679” dhe firmos dokumentin.
Nëse kërkon punë që janë me profile të ndryshme, është e mira të përgatisësh versione të ndryshme të kurrikulumit tënd sepse çdo ofertë pune kërkon kompetenca të ndryshme. Mund ta përshtasësh kurrikulumin në mënyrë që të nxjerrë në pah ato aftësi që kërkuhen në përshkrimin e vëndit të punës. Në këtë mënyrë dhe për punëdhënësin do të jetë më e lehtë të kuptojë se je personi i duhur.
Kur dërgon kurrikulumin me email, e dorëzon në një zyrë apo e dërgon me postë, kontrollo gjithmonë që çdo gjë është në rregull dhe se nuk mungon asgjë. Për shembull, mos harro të:
- bashkëngjisësh të gjitha dokumentet e kërkuara, siç është letra motivuese apo një dokument identifikimi.
- dërgo versionin e saktë dhe më të fundit të kurrikulumit. Gjithmonë hapi dhe kontrolloi dokumentet që bashkëngjit në email dhe shih nëse janë ato që kërkohen. Kontrollo datat, drejtshkrimin dhe detaje të tjera të vogla.
Link të dobishëm
-
Kontrollo gramatikën
Shko te linku