Fillimi i një pune të re
Kur fillon një punë të re ditët e para janë gjithmonë të vështira. Të duhet të mësosh gjëra të reja, të takosh dhe të përshtatesh me njerëz të rinj. Lexo disa këshilla për të mësuar si të veprosh dhe si të menaxhosh stresin.
Fillimi i një pune të re është shumë stimulues sepse të jep mundësinë të rifillosh nga e para dhe të shfrytëzosh mundësitë e reja që të ofrohen. Për t'u përshtatur lehtësisht në vendin e ri të punës është e rëndësishme të tregohesh menjëherë i sjellshëm dhe i dobishëm.
Edhe të ndjehesh nervoz ditët e parë të punës është normale. Por mos harro se je përzgjedhur mes shumë kandidatëve sepse ke kualitetet e duhura për ta bërë atë punë.
Ja disa këshilla që mund të kesh parasysh gjatë ditëve të para të punës në mënyrë që të shmangësh sjellje jo të favorshme.
- Mëso rrugën dhe mjetet e transportit që të duhet për të shkuar në punë.
- Shko në orarë.
- Fik telefonin.
- Pyet për shefin ose personin që do të ndjekë.
- Njihu me kolegët.
- Jepi kohë vetes për të mësuar.
- Shko në punë çdo ditë që të kërkohet.
- Nëse je sëmurë, lajmëro sa më parë të jetë e mundur në punë.
- Ndihmo kolegët e tu.
- Thuaj gjithmonë të vërtetën. Mund të ndodh të gabosh.
- Ndiq udhëzimet që të jepen.
Mund të interesojë
-
Kontrata punësimit
Hap artikullin -
Listëpagesa (busta paga)
Hap artikullin