Fazat e aplikimit për nënshtetësi
Pasi dërgon aplikimin për nënshtetësinë, do presësh disa vite para se të marrësh një përgjigje përfundimtare. Ajo që mund të bësh gjatë kësaj kohe pritjeje, është të kontrollosh në portalin e Ministrisë së Brendshme fazat ku është aplikimi, dhe nëse ke dyshime apo pyetje mund të kërkosh ndihmë.
Pasi dërgon aplikimin, Prefektura merr në shqyrtim kërkesën tënde.
Me anë të SPID ose CIE (carta di identità elettronica) ose ‘emri i përdoruesit’ mund të futesh dhe të kontrollosh në portal:
- statusin e aplikimit tënd (në seksionin “Stato pratica”)
- mesazhet që dërgon Prefektura (në seksionin “Comunicazioni”).
Sa kohë më duhet të pres derisa të marr përgjigje?
Rezultatin e aplikimit për nënshtetësi do ta marrësh:- Pas 2 vjetësh (maksimumi 3) nëse ke dërguar aplikimin pas datës 20 dhjetor 2020.
- Pas 4 vjetësh nëse ke dërguar aplikimin para datës 20 dhjetor 2020.
- Hyni në Piattaforma Notifiche Digitali di PagoPA S.p.A. duke përdorur SPID-in tuaj;
- Shkarkoni dekretin e shtetësisë dhe printojeni;
- Paraqituni në komunën tuaj të vendbanimit brenda 120 ditëve nga përfundimi i njoftimit, duke sjellë me vete dokumentet e nevojshme.