Çfarë është SPID dhe si ta marrësh

SPID është sistem identifikimi digjital që përdoret nga të gjithë individët që jetojnë në Itali për të përdorur shërbimet publike, për të kërkuar bonuse, rimbursime dhe për të paguar taksat. Mund të aktivizohet në mënyra të ndryshme, madje edhe falas, dhe mund ta përdorësh edhe nga telefoni.

SPID, Sistema Pubblico di Identità Digitale, është sistem që të mundëson të futesh në kontakt me zyra të ndryshme të Administratës Publike dhe të kërkosh dokumente online me një emër përdoruesi të vetëm dhe një fjalëkalim. Është njësoj si të kesh një dokument identiteti digital.

 

Për të hyrë në wesite-t e shumë prej zyrave publike, është e detyrueshme të kesh një identitet digital SPID. Një nga këto është INPS dhe, shumë e rëndësishme për qytetarët jo-europianë, faqja e internetit Sportello Unico per l’Immigrazione e Ministrisë së Brendshme. Në faqen e internetit të Sportello Unico mund të aplikosh për: 

  • nulla osta (leje) për punë;
  • konvertimin e permesso di soggiorno;
  • ricongiungimento familiare (bashkim familjar);
  • regjistrim në teste të gjuhës italiane në mënyrë që të përfitosh leje qëndrimi CE afatgjatë.

Çfarë duhet për të aktivizuar SPID?

Për të aktivizuar SPID duhet:

  • Adresa email personale
  • Numri i telefonit
  • Një dokument identiteti i vlefshëm (kartë identiteti, patentë, pashaportë ose leje qëndrimi)
  • Tessera sanitaria (karta e shëndetit) me codice fiscale

Hapat e aktivizimit të SPID

Hapi i parë për të aktivizuar SPID është të zgjidhësh një Identity Provider (ofrues shërbimi). Ofruesit e shërbimit janë kompanitë që ofrojnë shërbimin e aktivizimit të SPID. Secili e ofron SPID-në me karakteristika të ndryshme, si p.sh. niveli i sigurisë. Disa e ofrojnë këtë shërbim falas, disa me pagesë.

Pasi të kesh zgjidhur një Identity Provider dhe të jesh regjistruar në faqen e internetit duhet të:

  1. japësh të dhënat e tua personale
  2. krijosh kredencialet e tua SPID (emri përdoruesit dhe fjalëkalimi)
  3. kryesh identifikimin, që dëshmon se je ti. Identifikimi mund të bëhet:
    1. fizikisht (duke shkuar në një zyrë postare);
    2. në distancë (duke përdorur: carta d’identità elettronica – kartë identiteti elektronike; carta nazionale dei servizi – kartën kombëtare të shërbimeve; Firma Digitale – firmën elektronike; nëpërmjet video kamerës). Ndiq udhëzimet që jepen në faqe.

Pas identifikimit, SPID do të aktivizohet dhe mund ta përdorësh atë.

Si të zgjidhësh midis Identity Provider të ndryshëm?


Siç e përmëndëm më lart, ka shumë Identity Provider mes të cilëve mund të zgjedhësh. Këtu është një tabelë me ato më kryesorët:

Siç mund ta shohësh, me pothuajse secilin prej tyre mund ta bësh identifikimin fizikisht ose me video-kamerë, por kujdes koston. Identifikimi fizik është falas, ndërsa ai me video-kamerë në distancë shpesh është me pagesë.

Zgjidh Identity Provider që ofron shërbimin më komod per ty.

Shërbimi i Poste Italiane (postës) është mjaft komod dhe falas. Për të marrë SPID duhet të ndjekësh këto hapa:

  1. Shko te seksioni i website-t të Poste Italiane kushtuar SPID
  2. Fut të gjitha të dhënat e kërkuara
  3. Kryej identifikimin falas në distancë ose në një zyrë postare. Nëse zgjidh ta bësh një zyrë të postës fizikisht, duhet të lësh takim. Mjafton të kesh një dokument identiteti me vete dhe t’i tregosh personit në sportel se duhet të bësh identifikimin për SPID. Do të duhen vetëm pak minuta.

Për të përdorur SPID-n duhet të shkarkosh aplikacionin PosteID dhe të ndjekësh udhëzimet.

Ja një imazh i ekranit të faqes së postës me butonin për të klikuar për të filluar procedurën e treguar.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!