Centro Unico di Prenotazione (CUP): si të rezervosh vizitat dhe ekzaminimet mjekësore

Centro Unico di Prenotazione (CUP) është sistemi që përdoret në Itali për të prenotuar vizitat dhe ekzaminimet mjekësore në institucionet shëndetësore publike. Në këtë faqe do të gjesh informacione të përgjithshme se si funksionon CUP dhe cilat janë metodat e rezervimit.

Duhet të kontaktosh Centro Unico di Prenotazione (CUP) nëse ke nevojë të rezervosh vizita ose ekzaminime të kërkuara nga mjeku ose pediatri në një nga institucionet publike (si për shembull spital) ose private të lidhura me Sistema Sanitario Nazionale (SSN) (Sistemin Kombëtar të Shëndetit). E lidhur do të thotë kur një institucion mjekësor privat ofron shërbime shëndetësore (vizita ose ekzaminime) me koston e ticket shëndetësore ose falas për ata që janë të përjashtuar nga pagesa e ticket. Pra CUP​ është një sportel dhe/ose një numër telefoni për tu kontaktuar nëse ke nevojë të rezervosh ekzaminime ose vizita mjekësore. Përmes CUP gjithashtu mund dhe të anullosh ose ndryshosh një takim.

Për të rezervuar do të nevojitet një ricetta rossa (recetë e kuqe) e printuar nga mjeku familjes ose ricetta bianca elettronica (recetë e bardhë) (e njohur edhe si dematerializzata). Megjithatë, ka edhe raste specifike kur receta nuk kërkohet për të bërë një rezervim. Prandaj, në shumicën e rasteve, për të rezervuar në CUP duhet të kesh këto dokumenta:

  • recetë nga mjeku familjes ose pediatri (rossa ose ricetta elettronica bianca);
  • tessera sanitaria​ (karta shëndetit) ose STP​ (karta shëndetit për të huajt që ndodhen përkohësisht në Itali);
  • një dokumenti që vërteton të drejtën për të mos paguar ticket

Ka mënyra të ndryshme rezervimi përmes CUP dhe ato ndryshojnë nga rajoni në rajon (regione). Për tu informuar duhet t’i referohesh CUP-it të rajonit (regione) ku jeton. Shpesh rregullat mund të ndryshojnë dhe nga një qytet në tjetrin brenda të njëjtit rajon. Për të mos u gabuar, kërko CUP-in e qytetit ku jeton për informacione më specifike.

Mund të kërkosh në Google duke shkruar: CUP + emrin e rajonit ose qytetit ku jeton (për shembull, CUP Toscana​ ose CUP Firenze​).

Rezervimet në pergjithësi mund të bëhen në tre mënyra: 

 

1. Fizikisht

 

Mund të shkosh personalisht në një nga sportelet CUP​ për të rezervuar vizitat ose ekzaminimet e nevojshme. Të gjithë spitalet janë të pajisura me një zyrë CUP dhe ofrojnë ktë shërbim. Gjithashtu dhe disa zyra të Azienda Sanitaria Locale (ASL) shërbejnë si CUP. ASL​ është zyra që menaxhon shërbimet  shëndetësor në një regione të caktuar, emri mund dhe të ndryshë në regione të ndryshme.

​Kujdes:​ në ​disa​ regione mund të paraqitesh personalisht në sportelet CUP vetëm nëse ke prenotuar një takim më parë. Mund të prenotosh përmes platforme online ​ZeroCoda duke zgjedhur ditën, orën dhe sportelin CUP që preferon. 

Mund të rezervosh ekzaminimet dhe vizitat e nevojshme dhe në farmaci. Shumë farmaci kanë aktivizuar këtë shërbimin të quajtur ndryshe dhe FarmaCup

 

2. Online

 

Përmes faqes së internetit CUP të regione (rajonit) ku jeton ose nëpërmjet një aplikacionitregione ka vënë në disposizione. Për shembull, CUP Piemonte, Salutile (Cup Lombardia), MyCUPMarche, myCUP Reggio Emilia, etj. Gjithsesi se jo të gjitha rajonet kanë një aplikacion për këtë shërbim.

3. Duke telefonuar

Një Numero Verde (numër pa pagesë) nga një telefon fiks ose një numër me pagesë nga një linjë fikse dhe celularë.

Në ditën e takimit, mos harro të marrësh me vete: konfirmimin e rezervimit dhe tessera sanitaria (kartën e shëndetit) ose STP.

Nëse nuk mund të paraqitesh në takim, duhet të njoftosh CUP-in. Mund të përdorësh të njëjtat metoda të përshkruara më sipër (fizikisht, online ose duke telefonuar). Në shumë regione kërkohet të komunikohet anullimi të paktën 2 ditë përpara takimit. Nëse nuk e bën, rrezikon të paguash gjithsesi për vizitën ose ekzaminimin dhe kostoja mund të jetë e barabartë me ticket. Kjo vlen edhe për ata që janë të përjashtuar nga pagesa e ticket dhe nuk e komunikojnë anullimin.

Edhe nëse dëshiron vetëm ta modifikosh takimin, është mirë të informosh CUP​ të paktën 2 ditë para. Mund të ndryshosh datën dhe orën e takimit me të njëjtën recete mjeksore që ke përdorur për të rezervuar takimin e parë.

Kujdes: nuk duhet të kontaktosh ​CUP​ nëse ke nevojë vetëm për informacione në lidhje me shërbimet shëndetësore të rajonit ku jeton ose për një institucion shëndetësor specifik (si për shembull, një spital në një zonë të caktuar). Në këtë rast, duhet të kontaktosh ​Ufficio Pubbliche Relazioni ​(​URP) të institucionin shëndetësor për të cilin kërkoni informacion.

Për shembull mund të kërkosh në internet: ​​URP​ + emri qyteti ku jeton + institucioni/spitali (URP Firenze Careggi).

Piemonte

  • Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
  • Numero Verde​ (numri pa pagesë) 800.000.500 nga e hëna deri të dielën nga ora 08:00 deri në 20:00.
  • Online ose përmes aplikacionit CUP Piemonte 

 

Lombardia 

  • Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
  • Numero Verde​ (numri pa pagesë) 800.638.638 nga linja fikse ose 02.99.95.99 nga celulari por me pagesë. Nga e hëna deri të shtunën nga ora 08:00 deri në 20:00 duke përjashtuar festat.
  • Online ose përmes aplikacionit Salutile 

 

Veneto

 

Emilia Romagna 

 

Toscana

 

Umbria

  • Sportelli CUP ose farmacitë e autorizuara
  • Numero Verde (pa pagesë) 800 63 63 63 nga e hëna deri të premten nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite.
  • Online

 

Marche 

  • Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
  • Numero Verde (pa pagesë) 800.098.798 nga linja fikse ose 0721/1779301 nga celulari me pagesë nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të shtunave nga ora 08:00 deri në 13:00. 
  • Online përmes aplikacionit MyCupMarche 

 

Lazio

  • Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
  • Duke telefonuar ​069939​ nga e hëna deri të premten nga ora 7.30 deri në 19.30 dhe të shtunën nga ora 7.30 deri në 13.00.
  • Online ReCUP

 

Campania

 

Abruzzo

 

Puglia

  • Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
  • Numero Verde (pa pagesë) 800888388 aktiv vetëm nga linjat fikse ose 080 9181603 aktive si nga linjat fikse dhe nga celulari nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në 20:00. 
  • Online 

 

Calabria

 

Sicilia

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!