Aplikimi për nënshtetësinë italiane në moshën 18 vjeçare (për personat e lindur në Itali)

Ligji për nënshtetësinë italiane nuk i lejon fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj të kenë nënshtetësinë që në lindje. Megjithatë, të rinjtë që kanë lindur dhe kanë jetuar gjithmonë në Itali mund të aplikojnë për shtetësinë italiane kur arrijnë moshën 18 vjeçare. Me marjen e nënshtetësisë italiane gëzon të njëjtat të drejta dhe detyrime si çdo shtetas italian.

Në Itali, ligji për nënshtetësinë bazohet në parimin ius sanguinis (e drejta e gjakut). Në bazë të këtij parimi nënshtetësia italiane fitohet automatikisht:
  • gjatë lindjes: nëse të paktën njëri nga prindërit është shtetas italian;
  • gjatë birësimit: nëse një shtetas italian birëson një fëmijë nën moshën 18 vjeç;
  • në rastin e fëmijëve të lindur në Itali që janë braktisur nga prindërit;
  • në rast se prindërit janë persona pa shtetësi (apolidi) dhe/ose në rast se vendi i tyre nuk lejon kalimin e shtetësisë nga prindërit tek fëmijët.
Duke u bazuar në këtë ligj, fëmijët e lindur në Itali nga shtetas të huaj nuk bëhen automatikisht shtetas italianë në lindje, por marrin shtetësinë e prindërve të tyre. Por ligji u jep të drejtën të rinjve të aplikojnë për shtetësinë italiane vetëm në moshën 18 vjeçare, nëse kanë banuar gjithmonë në Itali. Aplikimi duhet të depozitohet para se i riu të mbushë 19 vjeç, në të kundërt mund të mos pranohet. Në këtë artikull do gjesh më shumë informacion rreth ligjit për nënshtetësinë e të rinjve të lindur në Itali me prindër të huaj, rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit.

Për të aplikuar për nënshtetësinë italianë në moshën 18 vjeçare duhen të plotësohen këto kritere:

1. Të kesh lindur në Itali

2. Të kesh jetuar gjithmonë në Itali në mënyrë të rregullt
pra me permesso di soggiorno ose carta di soggiorno 

3. Të kesh rezidencë të rregullt në Itali që nga lindja e deri në moshën 18 vjeçare
Nëse nuk ke pasur rezidencë të vazhdueshme (për shembull ke ndryshuar shpesh banes ose Comune dhe nuk ke aplikuar menjëherë për të marë rezidencë të re në Uffici dell’Anagrafe), por ke jetuar gjithmonë në Itali, mund të paraqesës dokumente të tjera që provojnë se ke jetuar gjithmonë aty. Për shembull vërtetime shkollore (dëftesë notash, dokumente për regjistrimin dhe/ose ndjekjen e shkollës), vërtetime mjekësore, vërtetime vaksinash etj, pra gjithçka qe provon se gjatë asaj kohe ke jetuar në Itali.

4. Aplikimi për nënshtetësi në moshën 18 vjeçare
KUJDES: kërkesa duhet të paraqitet para se të mbushësh 19 vjeç. Aplikimet e bëra pasi mbush 19 vjeç mund të mos pranohet sepse është paraqitur me vonesë.

Aplikimi duhet të bëhet në Comune nga i riu që ka mbushur 18 vjeç, para se të arrijë moshën 19 vjeçare.

Prej disa vitesh tashmë, zyrat e Comune-s janë të detyruara t’i informojnë të rinjtë për të drejtën e aplikimit për shtetësinë italiane. Komuna duhet ti dërgojnë një letër 6 muaj para se personi të mbushë 18 vjeç, ku  shpjegon se si mund të bëhet shtetas italian dhe si të aplikojë.

Në rast se ky komunikim nuk bëhet, atëherë Comune është e detyruar ta pranojë kerkesën edhe pasi i riu ka mbushur 19 vjeç. Gjithsesi është më mirë që kërkesa të paraqitet në moshën 18 vjeçare, pa bërë ende 19 vjeç (edhe nëse nuk e ka marrë letër nga Comune) për të shmangur problemet.

Për të aplikuar për nënshtetësinë duhet të marrësh takim në Comune ku jeton. Përpiqu të caktosh takimin sa më parë sepse Comune mund të mos ketë në dispozicion data të menjëhershme.

Zyra e Comune që merret me aplikimet për nënshtetësinë mund të ndryshojë nga qyteti në qytet, mund të jetë “ufficio cittadinanza” ose “ufficio stato civile“. Për të gjetur zyrën e duhur në Comune, , mund të kërkosh në Google duke shkruar: domanda di cittadinanza a 18 anni + Comune di (qyteti ku jeton).

Dokumentet që kërkohen për të aplikuar për nënshtetësinë janë:

  • Permesso di soggiorno
  • Një dokument i vlefshëm nga vendi i origjinës
    për shembull pashaportë ose dokument identiteti
  • Dokumenti që provon qëndrimin (la residenza) në Itali që nga lindja deri 18 vjeç
    Nëse rezidenca nuk ka qënë e vazhdueshme (për shembull sepse ke ndryshuar shpesh banesën ose ke ndryshuar Comune dhe nuk ke regjistruar menjëherë rezidencën e re në Uffici dell’Anagrafe), por gjithsesi ke vazhduar të jetosh në Itali, në këtë rast mund të paraqesësh dokumente të tjera që provojnë qëndrimin tënd në Itali, si për shembull vërtetime shkollore (dëftesë notash, dokumente për regjistrimin dhe/ose ndjekjen e shkollës), vërtetime mjekësore, vërtetime vaksinash etj.
  • Një pagesë prej 250.00 € për Ministrinë e Brendshme (Ministero dell’Interno)

Comune do të japë më shumë informacione për mënyrën si të bëhet pagesa, për numrin e llogarisë dhe për causale (arsyeja) e pagesës.

Shumë prej Comune të lejojnë të dërgoni kërkesën dhe dokumentet me e-mail të certifikuar (PEC) ose me postë, por të rekomandojmë ta dorëzosh kërkesën personalisht në Comune për tu siguruar se dokumentet janë depozituar si duhet.

Zakonisht, koha e pritjes për të ditur rezultatin është 120 ditë.

Nëse përgjigja është pozitive (pra kë marë nënshtetësinë), caktohet dita e takimit për giuramento (betimin) e cila është ceremonia zyrtare e betimit para një përfaqësuesi të qeverisë italiane.

Të kesh nënshtetësinë italiane do të thotë të kesh të njëjtat të drejta civile dhe politike me shtetasit e tjerë italianë dhe të kesh mundësinë të marrësh pjesë në shoqëri në mënyrë më aktive.

Nëpërmjet nënshtetësisë italiane mund:

  • Të kesh status ligjor të përhershëm
    Shtetësia italiane nuk skadon kurrë. Sigurisht, është e nevojshme të rinovosh dokumentet e identifikimit si pashaporta dhe karta e identitetit, por dokumentet e vjetra (permesso ose carta di soggiorno) nuk janë më të vlefshme dhe duhet të kthehen në Questura (kuesturë);
  • Të votosh
    Si në zgjedhjet brenda Italisë dhe në ato për Parlamentin Evropian;
  • Të udhëtosh i lirë në vendet e Bashkimit Evropian pa pashaportë ose vizë;
  • Të marrësh pjesë në concorsi pubblici (konkurset) e administratën publike:
    Konkurse janë gara që Comune, Regioni, Ministritë dhe universitetet i organizojnë për të zgjedhur personat më të kualifikuar për ato vende pune që ofrojnë. Një nga kriteret e çdo konkursi është të pasurit e nënshtetësisë italiane për të marrë pjesë.

Shteti Italian të lejon të mbash dy nënshtetësi. Kjo do të thotë se nëse bëhesh shtetas italian, nuk do të duhet të heqësh dorë nga nënshtetësia e vendit tënd të origjinës. Kontakto Ambasadën ose Konsullatën e vendit tënd për të parë nëse edhe vendi yt të lejon të mbash dy nënshtetësi.

Në Itali, ligji për nënshtetësinë bazohet te parimi ius sanguinis.

Kjo do të thotë se prindërit me shtetësi italiane ia kalojnë automatikisht shtetësinë e tyre fëmijës në momentin e lindjes. Shtetësia i kalohet edhe fëmijëve të huaj të cilët janë të birësuar nga shtetas italianë, kur ata janë të mitur. Për të kaluar shtetësinë, mjafton që njëri nga prindërit të ketë shtetësinë italiane.

Shtetësia italiane u jepet edhe fëmijëve të lindur në Itali që janë braktisur nga prindërit, edhe nëse prindërit e fëmijëve janë të huaj; në rast se prindërit nuk kanë shtetësi (apolidi) dhe/ose në rast se vendi i tyre i origjinës nuk lejon që shtetësia e prindërve t’iu kalohet edhe fëmijëve të tyre.

Ndër vite, ka pasur shumë diskutime rreth reformave për ndryshimin e ligjit për nënshtetësinë, sidomos rreth përdorimit të ius soli si parim për ligjin e ri.

Sipas parimit të ius soli, çdo person që lind në Itali ka të drejtë të marrë nënshtetësinë. Në këtë rast, të gjithë fëmijët e lindur në Itali do të përfitonin nënshtetësinë në momentin e lindjes, pavarësisht nga nënshtetësia e prindërve.

Megjithatë, në këtë moment, ligji italian për nënshtetësinë nuk është ndryshuar dhe ende mbështetet në parimin e ius sanguinis. Ka mjaft iniciativa dhe shoqata që po punojnë për ta realizuar këtë ndryshim.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!