Centro Unico di Prenotazione (CUP): si të rezervosh vizitat dhe ekzaminimet mjekësore
Centro Unico di Prenotazione (CUP) është sistemi që përdoret në Itali për të prenotuar vizitat dhe ekzaminimet mjekësore në institucionet shëndetësore publike. Në këtë faqe do të gjesh informacione të përgjithshme se si funksionon CUP dhe cilat janë metodat e rezervimit.
Për të rezervuar do të nevojitet një ricetta rossa (recetë e kuqe) e printuar nga mjeku familjes ose ricetta bianca elettronica (recetë e bardhë) (e njohur edhe si “dematerializzata”). Megjithatë, ka edhe raste specifike kur receta nuk kërkohet për të bërë një rezervim. Prandaj, në shumicën e rasteve, për të rezervuar në CUP duhet të kesh këto dokumenta:
- recetë nga mjeku familjes ose pediatri (rossa ose ricetta elettronica bianca);
- tessera sanitaria (karta shëndetit) ose STP (karta shëndetit për të huajt që ndodhen përkohësisht në Itali);
- një dokumenti që vërteton të drejtën për të mos paguar ticket.
Ka mënyra të ndryshme rezervimi përmes CUP dhe ato ndryshojnë nga rajoni në rajon (regione). Për tu informuar duhet t’i referohesh CUP-it të rajonit (regione) ku jeton. Shpesh rregullat mund të ndryshojnë dhe nga një qytet në tjetrin brenda të njëjtit rajon. Për të mos u gabuar, kërko CUP-in e qytetit ku jeton për informacione më specifike.
Mund të kërkosh në Google duke shkruar: CUP + emrin e rajonit ose qytetit ku jeton (për shembull, CUP Toscana ose CUP Firenze).
Rezervimet në pergjithësi mund të bëhen në tre mënyra:
1. Fizikisht
Mund të shkosh personalisht në një nga sportelet CUP për të rezervuar vizitat ose ekzaminimet e nevojshme. Të gjithë spitalet janë të pajisura me një zyrë CUP dhe ofrojnë ktë shërbim. Gjithashtu dhe disa zyra të Azienda Sanitaria Locale (ASL) shërbejnë si CUP. ASL është zyra që menaxhon shërbimet shëndetësor në një regione të caktuar, emri mund dhe të ndryshë në regione të ndryshme.
Kujdes: në disa regione mund të paraqitesh personalisht në sportelet CUP vetëm nëse ke prenotuar një takim më parë. Mund të prenotosh përmes platforme online ZeroCoda duke zgjedhur ditën, orën dhe sportelin CUP që preferon.
Mund të rezervosh ekzaminimet dhe vizitat e nevojshme dhe në farmaci. Shumë farmaci kanë aktivizuar këtë shërbimin të quajtur ndryshe dhe FarmaCup.
2. Online
Përmes faqes së internetit CUP të regione (rajonit) ku jeton ose nëpërmjet një aplikacionit që regione ka vënë në disposizione. Për shembull, CUP Piemonte, Salutile (Cup Lombardia), MyCUPMarche, myCUP Reggio Emilia, etj. Gjithsesi se jo të gjitha rajonet kanë një aplikacion për këtë shërbim.
3. Duke telefonuar
Një Numero Verde (numër pa pagesë) nga një telefon fiks ose një numër me pagesë nga një linjë fikse dhe celularë.
Në ditën e takimit, mos harro të marrësh me vete: konfirmimin e rezervimit dhe tessera sanitaria (kartën e shëndetit) ose STP.
Nëse nuk mund të paraqitesh në takim, duhet të njoftosh CUP-in. Mund të përdorësh të njëjtat metoda të përshkruara më sipër (fizikisht, online ose duke telefonuar). Në shumë regione kërkohet të komunikohet anullimi të paktën 2 ditë përpara takimit. Nëse nuk e bën, rrezikon të paguash gjithsesi për vizitën ose ekzaminimin dhe kostoja mund të jetë e barabartë me ticket. Kjo vlen edhe për ata që janë të përjashtuar nga pagesa e ticket dhe nuk e komunikojnë anullimin.
Edhe nëse dëshiron vetëm ta modifikosh takimin, është mirë të informosh CUP të paktën 2 ditë para. Mund të ndryshosh datën dhe orën e takimit me të njëjtën recete mjeksore që ke përdorur për të rezervuar takimin e parë.
Kujdes: nuk duhet të kontaktosh CUP nëse ke nevojë vetëm për informacione në lidhje me shërbimet shëndetësore të rajonit ku jeton ose për një institucion shëndetësor specifik (si për shembull, një spital në një zonë të caktuar). Në këtë rast, duhet të kontaktosh Ufficio Pubbliche Relazioni (URP) të institucionin shëndetësor për të cilin kërkoni informacion.
Për shembull mund të kërkosh në internet: URP + emri qyteti ku jeton + institucioni/spitali (URP Firenze Careggi).
- Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
- Numero Verde (numri pa pagesë) 800.000.500 nga e hëna deri të dielën nga ora 08:00 deri në 20:00.
- Online ose përmes aplikacionit CUP Piemonte
- Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
- Numero Verde (numri pa pagesë) 800.638.638 nga linja fikse ose 02.99.95.99 nga celulari por me pagesë. Nga e hëna deri të shtunën nga ora 08:00 deri në 20:00 duke përjashtuar festat.
- Online ose përmes aplikacionit Salutile
Veneto
- Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
- CUPTEL Numero Verde (pa pagesë) 800 002255 nga e hëna deri të premten nga 7.30 deri në 19.00 dhe të shtunën nga 7.30 deri në 13.30.
- Online CUPWeb
- Sportelli e farmacie Cup Toscana Centro
- Duke telefonuar në numrat e Toscana Centro
- Online Toscana centro
- Sportelli CUP ose farmacitë e autorizuara
- Numero Verde (pa pagesë) 800 63 63 63 nga e hëna deri të premten nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite.
- Online
Marche
- Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
- Numero Verde (pa pagesë) 800.098.798 nga linja fikse ose 0721/1779301 nga celulari me pagesë nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të shtunave nga ora 08:00 deri në 13:00.
- Online përmes aplikacionit MyCupMarche
- Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
- Duke telefonuar 069939 nga e hëna deri të premten nga ora 7.30 deri në 19.30 dhe të shtunën nga ora 7.30 deri në 13.00.
- Online ReCUP
Campania
- Sportelli CUP ose Farmacitë e autorizuara
- Numero Verde (pa pagesë) 800888388 aktiv vetëm nga linjat fikse ose 080 9181603 aktive si nga linjat fikse dhe nga celulari nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në 20:00.
- Online
Calabria
- Centro Calabria (Provincia di Catanzaro, Crotone e Vibo Valentia)
- Cosenza
Mund të interesojë
-
Tessera sanitaria – Karta shëndetit
Hap artikullin -
Ambulatorë për Stranieri Temporaneamente Presenti (STP)
Hap artikullin -
Ticket shëndetësor: kur dhe si paguhet
Hap artikullin