Çerdhja dhe kopshti – nido e asilo
Në Itali, për fëmijët shumë të vegjël ka shkolla të cilat quhen nido dhe asilo (çerdhe dhe kopesht). Në këto shkolla, prindërit mund t'i lënë të sigurtë fëmijët sepse aty ato mund të luajn, hanë dhe të flejnë. Mësuesit janë të përgatitur që të punojnë me fëmijë të vegjël. Nuk është e detyrueshme, por mund të zgjedhësh nëse dëshiron t'i dërgosh fëmijët në këto shkolla.
Nido (çerdhe) dhe asilo (kopësht) janë shkolla që kujdesen për fëmijët nga 3 muajsh deri në 6 vjeç deri kur ata pergatiten të fillojnë shkollën fillore.
Këto shkolla nuk janë të detyrueshme, pra fëmijët nuk janë të detyruar ti ndjekin. Në fakt, disa prindër i mbajnë fëmijët në shtëpi deri sa të mbushin 5 ose 6 vjeç. Prindërit të cilët nuk mund t’i mbajnë fëmijët në shtëpi për shkak të punës ose arsyeve të tjera, i regjistrojnë fëmijët në nido dhe asilo.
Edhe pse nuk janë të detyrueshme, këto shkolla konsiderohen si vende të rëndësishme të rritjes, ku fëmija mund të rritet dhe të mēsojë gjuhën që në moshë të hershme.
Fëmijët 3 muajsh deri në 3 vjeç mund të regjistrohen në nidi dhe micronidi.
Nidi mund të ketë maksimumi 60 fëmijë, ndërsa micronidi 10 fëmijë. Në të dyja shkollat, fëmijët luajnë, hanë, flejnë, lahen dhe ndërrohen.
Disa shkolla po ashtu kanë seksione shtesë, të njohura si classi primavera të cilat janë për fëmijët e moshës 2 deri 3 vjeç të cilët vijnë nga nido (çerdhja) ose fillojnë shkollën për herë të parë. Pothuajse gjithmonë, këto klasa janë në të njëjtën shkollë si nidi dhe micronidi.
Asilo është për fëmijë të moshës 3 deri 6 vjeç.
Klasat përbëhen nga 18-29 fëmijë për klasë.
Në Itali, shumica e fëmijëve regjistrohen në asilo para se të fillojnë shkollën fillore. Këtu, fëmijët mësohen me shkollën përmes shumë lojërave edukative.
Shkollat janë të hapura nga Shtatori deri në Qershor, nga e hëna deri të premten, nga mëngjesi herët deri vonë mbasdite.
Shumë shkolla planifikojnë kohën bashkë me prindërit për ta përshtatur orarin. Mund t’i regjistrosh fëmijët për disa orë, gjysmë dite ose t’i regjistrosh në parashkollor ose pas shkolle nëse ke nevojë.
Shumë shkolla gjithashtu kanë programe verore për muajin korrik. Ky program ka shpenzime shtesë të cilat duhet të paguhen veçmas. Ështe e nevojshme t’i regjistrosh paraprakisht fëmijën tuaj për tu bër pjesë e ktij programi. Zakonisht, orët e shkollës verore janë të njëjta me ato të rregullta.
Shkollat nuk janë të hapura në gusht.
Për ta regjistruar fëmijën tënd në nido dhe asilo afër shtëpisë, duhet të aplikosh për regjistrim. Në shumë vende, regjistrimi duhet të bëhet duke shkuar personalisht në shkollën që ke zgjedhur. Në vende të tjera, regjistrimi duhet të bëhet online. Për tu informuar duhet të ndiekesh udhëzimet e Comune (komunës) ku jeton ne Itali.
Ky informacion po ashtu gjendet në internet. Mund të shkruash në google:
iscrizione nido/asilo + (emri i komunës)
Regjistrimi duhet të bëhet gjithmonë brenda afatit të caktuar. Pas aplikimit per regjistrim, publikohet një listë duke treguar nëse fëmija juaj është pranuar në atë shkollë apo jo. Nëse fëmija juaj është pranuar, duhet ta konfirmosh brenda një afatit të caktuar. Nëse pranon, duhet të bësh pagesën e parë përndryshe do ta humbni vendin.
Kosto e nido dhe asilo varet nga situata ekonomike e familjes dhe vendbanimi.
Ki parasysh se nuk je i detyruar t’i dërgosh fëmijët në nido dhe asilo para shkollës fillore. Nëse vendos t’i regjistrosh gjithsesi, duhet të marrësh parasysh disa shpenzime.
Vizito faqen tonë për të zbuluar çmimin e shkollës dhe përkrahjet ekonomike.
Pas regjistrimit për pjesmarrje, më pas duhet të regjistrosh fëmijën dhe për shërbimin e drekës, të quajtur refezione scolastica, e cila ofrohet nga shkolla. Ki parasysh se nëse fëmija nuk është i regjistruar për këtë shërbim, ai/ajo nuk mund të qëndrojnë gjithë ditën, por vetëm për disa orë.
Çmimi i këtij shërbimi ndryshon në varësi nga të ardhurat financiare të familjes dhe zakonisht kushton nga € 0 deri në 2.30 për vakt. Çmimi rritet për familjet të cilat nuk banojnë në të njëjtën komunë ku gjendet shkolla.
Shumica e shkollave dhe mësuesve janë të përgatitur për të pasur në klasë fëmijë të cilët kanë nevojë për më shumë vëmendje gjatë edukimit të tyre. Nevojat e veçanta mund të jenë vonesa ose paaftësi në të mësuar (disleksia, disgrafia etj.), vështirësi në ruajtjen e vëmendjes dhe përqëndrimit, paaftësi fizike dhe motorike, dhe probleme lidhur me situatën ekonomike, shoqërore dhe gjuhësore të fëmijës.
Nëse është e mundur, prindërit e foshnjave ose fëmijëve me nevoja të veçanta duhet të paraqesin certifkatën shëndetësore të fëmijës gjatë aplikimit për regjistrim ose para se fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla dhe mësuesit do të kenë mundësi dhe kohë të vendosin bashkë me prindin planin edukativ më të përshtatshëm për fëmijën.
- Nëse një person tjetër (vëç prindit) do të marrë fëmijën tënd pas mësimit, duhet të njoftosh shkollën paraprakisht. Fëmijët në nido dhe asilo janë shumë të vegjël prandaj ky informacion kërkohet për të ruajtur sigurinë e tyre. Do të duhet të nënshkruash formularin e autorizimit ose modulo di autorizzazione me emrin e personit tjeter. Personi gjithashtu duhet ta kenë këtë dokument kur të vijnë për ta marrë fëmijën.
- Nëse fëmija mungon dhe nuk shkon në shkollë për arsye shëndetësore, familjare ose arsye të tjera, duhet të njoftosh shkollën. Shkolla mund të pyesë për arsyen e mungesës. Nëse fëmija mungon nga shkolla për një kohë të gjatë, mbaj gjithmonë kontakte me mësuesit dhe njoftoi rreth situatës. Nëse nuk e dërgoni fëmijën në shkollë për një kohë të gjatë duke mos e njoftuar më shkollën rreth situatës, fëmija mund ta humbas vendin e tij/saj në shkollë.
Link të dobishëm
-
Iscrizioni ai servizi all'infanzia
Comune di Milano
Shko te linku -
Iscrizioni ai servizi all'infanzia
Comune di Roma
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Kostoja e shkollës
Hap artikullin -
Sistemi shkollor në Itali
Hap artikullin