Residenza, domicilio dhe ospitalità: cilat janë dallimet

Për të rinovuar lejen e qëndrimit është e nevojshme të kesh një kontratë qiraje, një residenza ose një dichiarazione di ospitalità (deklaratë mikpritjeje). Në këtë artikull, do të shpjegojmë se cilat janë ato dhe cilat janë dallimet.

Një person i huaj në Itali ka nevojë për një vend se ku të jetojë (një shtëpi) kjo i bën të mundur dhe të rinovojë dokumentat e tij. Ky vend mund të sigurohet nëpërmjet ospitalità (kur mikpritesh nga dikush që njeh) ose duke marrë me qira ose duke blerë një apartament ose një dhomë.

Për disa praktika është e nevojshme të kesh residenza, është vendbanimi që regjistrohet në dokumentet zyrtare ku jeton një person në mënyrë të qëndrueshme dhe për një kohë të gjatë.

Është e rëndësishme të mos ngatërrohet residenca me domicilio, ky i fundit është vendbanimi ku jeton një person por që jo gjithmonë korrespondon me residenza.

Residenza

Është vendi ku personi ka “banim të zakonshëm”, pra ku personi jeton në mënyrë të qëndrueshme. Megjithatë, residenza bëhet zyrtare vetëm kur regjistrohet në Ufficio Anagrafe (Zyra e gjendjes civile).

Për të pajisur me residenza, duhet të aplikosh duke u regjistruar në Ufficio Anagrafe (Zyra e gjendjes civile) e komunës ku dëshiron të banosh. Menjëherë pas marrjes së aplikimit, Zyra e komunës do të japë një certifikatë të vlefshme për 3 muaj që vërteton se ke aplikuar. Brënda gjashtë muajve do marrësh përgjigjen pozitive ose negative në lidhje me residenza. Nëse merr përgjigje pozitive, duhet të shkosh të tërheqësh dokumentin zyrtarë që dëshmon residenza tënde në Ufficio Anagrafe.

Nëse merr përgjigje pozitive bëj kujdes pasi, Polizia Municipale mund të vijë dhe të kontrollojë nëse ke thënë të vërtetën dhe nëse jeto vërtet në adresën që ke komunikuar!

Duke u pajisur me residenza do kesh dhe më shumë të drejta si qytetarë dhe mund të përfitosh nga shumë shërbime në qytetin tënd. Për shembull, mund të votosh, të marrësh shërbim shëndetësor ose të regjistrohesh në Centro per l’Impiego (zyra e punës).

Residenza Temporanea dhe Residenza Fittizia

Zyrat e gjendjes civile kanë regjistra në të cilët regjistrojnë të gjithë ata persona që kanë kërkuar residenza temporanea (venqëndrim të përkohshëm), pra për një periudhë shumë të shkurtër.

Residenza temporanea është e rëndësishme kur residenza effettiva është në një vend tjetër dhe nuk dëshiron të hiqesh nga listat për aq kohë sa nuk do jesh.

Diçka tjetër është residenza fittizia, është për ato persona pa vendbanim fiks ose që për arsye të rënda nuk mund të kenë një banesë. Residenza fittizia është emri i një rruge që nuk ekziston, pra e shpikur, por që ka një vlerë të rëndësishme juridike.

Personat që nuk kanë vendbanim fiks apo per arsye të rënda nuk mund të kenë, residenza fittizia është e rëndësishme sepse u mundëson të marrin dokumentat të mëposhtme:

  • Carta di identità (kartën e identitetit)
  • Tessera sanitaria (kartën e shëndetit)
  • Të rinovojnë permesso di soggiorno (lejen e qëndrimit)
  • Të aplikojnë për shërbimet sociale lokale

Domicilio

Domicilio është vendi ku gjëndet puna jote ose ku ndodhen gjërat e tua personale.

Në shumë raste domicilio dhe residenza janë të njëjtë, pra janë në të njëjtin vend, por ka raste të tjera që nuk është kështu. Kështu që bëj kujdes që të mos i ngatërrosh!

Për shembull, mund të ndodhë që një student të zhvendoset në një qytet tjetër ose në një regione tjetër italiane për qëllime studimi dhe të vendosë të mbajë residenza në komunën e tij ose të saj të origjinës, ndërkohë që ndryshon domicilio i tij/saj.

Nuk është e detyrueshme deklarimi i domicilio. Megjithatë, në disa raste, mund të kërkohet për të plotësuar disa dokumente për administratën publike.

Në këtë rast, mjafton thjesht të shkruash një vetë-çertifikatë të domicilio tënd, d.m.th. një deklaratë që tregon adresën.

Ospitalità 

Dichiarazione di ospitalità (deklarata e mikpritjes) ka të bëjë me ato raste kur dikush i njohur vendos të të strehojë në shtëpinë e tijë, pa një kontratë dhe deklaron se ke aty residenza tënde.

Në këtë rast, personi që të ka mirpritur në shtëpinë e tijë duhet të njoftojë praninë tënde në banesë brenda 48 orëve në Questura, Komisariatin e Policisë ose, në mungesë të tyre, në Zyrën e komunës të zonës ku banon.

Duhet të plotësojë dhe nënshkruajë këtë formular dhe të bashkangjisë një kopje të dokumentit të identitetit tënd dhe të tij (pronarit të banesës).

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!