Kurse për t’u bërë Operatore Socio Sanitario (OSS) – (Punonjës të kujdesit shëndetësor)
Për t’u bërë punonjës i kujdesit shëndetësor, operatore socio-sanitario ose OSS, është e nevojshme të ndjekësh një kurs për të marrësh kualifikimin. Në Itali, kurset organizohen nga shumë ente publike dhe private. Në këtë faqe, do të gjesh informacione në lidhje me kurset OSS.
Punonjësi i kujdesit shëndetësor, në italisht operatore socio-sanitario ose OSS, është personi që kryen shërbimin e kujdesit shëndetësor bazë për të moshuarit, personat në ditët e fundit të jetës, dhe ata me probleme të shëndetit fizik dhe/ose mendor.
Në veçanti, OSS është përgjegjës për të ndihmuar pacientin:
- të vishet, lahet, lëvizë dhe hajë
- në terapinë mjekësore: duke u siguruar që pacienti merr medikamentet e nevojshme në kohën e duhur
- të kryejë mjekime të thjeshta (nëse është nevoja)
- të kontrollojë temperaturën, rrahjet e zemrës, tensionin, etj.
- të japë ndihmën e shpejtë nëse pacienti nuk ndihet mirë
- të mbajë pastër ambientin (pastrim, sterilizim, etj.)
OSS ka një punë shumë të rëndësishme që duhet të zgjidhet me kujdes pasi ka të bëjë me asistencën direkte për personat që nuk janë mirë me shëndet dhe që duan përkujdesje për shumë e shumë orë.
Mos harro se puna e OSS është ndryshe nga ajo e infermierit, pasi aftësitë që nevojiten janë të ndryshme.
Për të punuar si operatore socio sanitario, duhet të ndjekësh një kurs. Këto kurse quhen “corsi OSS“ ose “corsi di formazione OSS“.
Kurset përgjithësisht organizohen nga regione ose struktura të tjerë publikë (ASL, provinca, spitalet, etj.). Në këtë rast, kurset janë falas ose aplikohet një tarifë e vogël për regjistrimin.
Ka edhe kurse private, por kostoja është më e lartë dhe shkon nga 1.000 deri në 3.000 euro. Nëse ndjek një kurs privat, mos harro gjithashtu se për të marrë një kualifikim të vlefshëm, institucioni duhet të jetë i njohur (ose i akredituar) nga regione ose provinca.
Për t’u regjistruar në kurse, në përgjithësi duhet të:
- jesh të paktën 17 vjeç në momentin e regjistrimit
- kesh përfunduar scuola media dhe të jesh pajisur me licenza media
Gjithashtu, shtetasit e huaj duhet të kenë:
- Njohuri të mira të gjuhës italiane
- Permesso di soggiorno të vlefshme (leje qëndrimi)
- Nëse kualifikimi është marrë jashtë shtetit, duhet të njihet në Itali
Të gjitha kurset e trajnimit OSS janë të paktën 1000 orë në total, por kohëzgjatja e saktë ndryshon sipas entit që e organizon. Disa kurse janë me kohë të plotë, ndërsa të tjerët zhvillohen në mbrëmje dhe/ose në fundjavë për personat që disponojnë më pak kohë.
Temat e mësimdhënies mund të ndryshojnë sipas kurseve, por zakonisht janë:
- Asistenca shëndetësore dhe sociale
- Higjiena, parandalimi dhe edukimi shëndetësor
- Mbështetja psikologjike
- Njohuritë teknike bazë për rehabilitimin
Pas leksioneve, kursi gjithashtu përmban edhe një stazh pune (tirocinio pratico).
Gjatë kohës së tirocinio-s, mund të kesh një përvojë pune reale i mbikqyrur nga një tutor. Tirocinio organizohet në spitale, mjedise për të moshuarit, në shtëpitë e pacientëve dhe vende të tjera.
Në fund, duhet të kalosh një provim përfundimtar, që përbëhet nga një test praktik dhe me shkrim. Nxënësit që e kalojnë provimin, marrin kualifikimin që është i njohur në Itali dhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Mos harro që frekuentimi i kursit është i detyrueshëm. Nëse mungon për shumë orë gjatë kursit, nuk do jesh në gjendje ta japësh provimin përfundimtar. Enti organizues do të japë më shumë informacione sapo të regjistrohesh, por zakonisht nuk është e mundur të bësh mungesa më shumë se 10% të leksioneve dhe 10% të orëve të stazhit të punës.
Kurset e trajnimit OSS janë të shumta në numër dhe organizohen nga shumë ente publike dhe private. Nëse je i interesuar të regjistrohesh në një kurs brenda qytetit tënd, mund të kërkosh online webfaqet:
- WebFaqen e internetit të Regione ku jeton;
- Duke shkruar në Google: corso di formazione OSS (ose corso di formazione operatore socio-sanitario) + emrin e qytetin.
- Centro per l’Impiego – Zyra e punësimit
Shënim: disa ente bëjnë një seleksionim për të zgjedhur nxënësit e kursit, por shpeshherë kjo konsiston thjeshtë një intervistë.
Me të marrë kualifikimin, operatore socio-sanitario (OSS) mund të punojë në vende të ndryshme.
OSS mund të punojë në struktura publike ose private të tilla si:
- Spitale
- struktura për të moshuarit
- shtëpitë e pleqve (si p.sh. residenze sanitarie assistenziali ose R.S.A.)
- mjedise të tjera që ofrojnë shërbime për persona që kanë nevojë për asistencë
- në shtëpitë e pacientëve (ose pjesëtarëve të familjeve të tyre që kujdesen për ta)
Për të punuar në një strukturë publike, është e nevojshme të kalosh një concorso pubblico (konkurs publik). Kurse, për të punuar në një strukturë private, punësohesh direkt nëpërmjet një agjensie punësimi ose një cooperativa, pasi të kryhet një colloquio (intervistë pune).
Orët e punës të OSS organizohen me turne, ku mund të bien në mëngjes, pasdite, dhe në varësi të kontratës që ke, mund të caktohesh në turnet e natës, në fundjavë dhe ditët e festave.
Link të dobishëm
-
MIGEP
WebFaqa e Federatës Kombëtare të Profesioneve të Kujdesit Shëndetësor
Shko te linku -
UNITOSS
WebFaqa e Unionit Italian të OSS
Shko te linku