Përgjigja pozitive: betimi

Nëse përmbush të gjitha kriteret e nevojshme dhe ke bashkangjitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm, do të vijë një komunikimi ku thuhet se ke marrë nënshtetësinë italiane. Ju do të merrni një njoftim për dekretin e shtetësisë nëpërmjetPiattaforma Notifiche Digitali di PagoPA S.p.A. Ju do të duhet të përdorni SPID-in tuaj për të hyrë në platformë dhe për të shkarkuar dekretin. Megjithatë, përpara se të bëhesh zyrtarisht shtetas italian, duhet të bësh një gjë të fundit: betimin. Zbulo më shumë në këtë artikull se çfarë është betimi dhe si duhet të veprosh.

Pas marrjes së komunikimi me përgjigjen pozitive për aplikimin për nënshtetësi, do të duhet të bësh giuramento (betimin). Betimi është hapi i fundit për marrjen e shtetësisë.

Çfarë është giuramento për nënshtetësinë?

Nëse nuk e di se çfarë ndodh ditën kur bën betimin, ja një shpjegim i thjeshtë: duhet të betohesh për besnikëri ndaj Republikës Italiane para një zyrtari në Comune ku je rezident, duke thënë këto fjalë Giuro di essere fedele alla Repubblica e di osservare la Costituzione e le leggi dello Stato. Ja një vidjo që do të ndihmojë të kuptosh më mirë: https://www.youtube.com/watch?v=B-5dqkMGKsU.

Për të caktuar datën e betimit, duhet të telefonosh Ufficio di StatoComune ku je rezident dhe të caktosh një takim të parë. Në këtë takim, duhet të paraqesësh dokumentat e tua.

KUJDES: Duhet të rezervosh datën e bërjes së betimit brenda 6 muajve nga data në të cilën ke marrë letrën me përgjigjen pozitive. Pas 6 muajsh, vendimi për aplikimin për nënshtetësi nuk është më i vlefshëm dhe nuk mund ta marrësh më nënshtetësinë italiane.

Dokumentet që duhet të prezantosh kur bën betimin janë:

  • Certificato di nascita (certifikata e lindjes) e përkthyer dhe legalizuar
  • Pashaportën ose carte d’identità
  • Permesso di soggiorno
  • Letra origjinale me përgjigjen e aplikimit (decreto in originale)
  • Letra e njoftimit nga Prefektura

Nëse dokumentat janë në rregull, mund të caktosh datën e betimit. 

Bëhesh zyrtarisht shtetas italian një ditë pas ditës së betimit. Pra, nëse dita kur bëre betimin është më 10 tetor, bëhesh zyrtarisht shtetas italian më 11 tetor.

Pasi përfiton shtetësinë italiane mund të aplikosh më pas për një carta d’identità të re dhe një pashaportë italiane.

Mos harro se nëse ke fëmijë nën moshën 18 vjeç që jetojnë me ty, edhe ata marrin shtetësinë italiane.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!