Përgjigja negative: apelimi
Fatkeqësisht nëse nuk përmbush të gjitha kriteret ose të mungojnë dokumenta gjatë aplikimit, do marrësh një komunikimi në të cilën të komunikohet se nuk e merr nënshtetësinë. Në këtë rast, ke 10 ditë kohë për ti dërguar Prefekturës informacionet ose dokumentat që mungojnë për të riprovuar të marrësh nënshtetësinë. Nëse nuk arrin, ke 60 ditë për të apeluar (fare ricorso) në TAR. Duhet të kërkosh ndihmën e një avokati për të bërë të gjitha këto.
Ka raste në të cilat rezultati i aplikimit është negativ, pra personi që ka aplikuar nuk merr nënshtetësinë. Rezultati negativ, në gjuhën teknike, quhet “provvedimento di diniego“.
Cilat janë arsyet e mosmarrjes së nënshtetësisë?
Arsyet për të cilat rezultati është negativ janë:
- Të ardhura të pamjaftueshme (kur të ardhurat janë më të ulëta se minimumi i nevojshëm për marrjen e nënshtetësisë, do me thënë 8,263.31€ ose 11,362.05€ nëse personi jeton me burrin/gruan)
- Rezidenca jo e vazhdueshme (nëse personi nuk ka pasur rezidencë të vazhdueshëm gjatë viteteve që nevojiten për marrjen e shtetësisë)
- Të kaluar kriminale (nëse personi ka kryer një krim të rëndë)
- Mungesa e njohjes së gjuhës italiane (nëse personi nuk ka një nivel të mjaftueshëm të gjuhës italiane)
- Divorci (nëse personi ka aplikuar për nënshtetësinë nëpërmjet martesës, por më pas është divorcuar nga burri ose gruaja italiane përpara se të bëhet shtetas italian)
Do marrësh si fillim një komunikimi ku thuhet se nuk e merr nënshtetësinë për shkak se mungojnë disa kritere. Kjo komunikimi e parë është një njoftim për rezultatin negativ dhe nuk është vendimi përfundimtar.
Në këtë rast, ka një gjë që mund të bësh për të ndryshuar rezultatin e Prefekturës nga negativ në pozitiv: mund ti dërgosh një “memoria“ ose dokumentat që mungojnë brenda 10 ditëve, siç thuhet dhe në vetë njoftimin.
Çfarë është një memoria?
Një “memoria” është një letër e shkruar, e cila shërben për të dhënë më shumë informacion për situatën tënde në Itali. Kjo letër duhet të përmbajë shumë informacione teknike rreth nënshtetësisë. Për këtë arsye, për ta shkruar duhet patjetër ti drejtohesh një avokati me përvojë në praktikat e nënshtetësisë dhe refuzimit të nënshtetësisë.
Dhe për depozituar dokumentat shtesë apo ato që mungonin është më mirë ti drejtohesh një avokat të specializuar në praktikën e nënshtetësisë italiane.
Çfarë ndodh nëse nuk dërgoj një memoria?
Nëse nuk dërgon një memoria ose dokumentat që mungojnë, ose nëse, edhe pas dorëzimit të memoria ose dokumentave, merr përgjigjen përfundimtare negative (diniego definitivo), mund të bësh ricorso (të apelosh) në TAR (Tribunale Amministrativo Regionale).
Duke apeluar, i kërkon Gjykatës të shqyrtojë përsëri kërkesën tënde në përpjekje për të marrë një rezultat pozitiv. Apelimi duhet bërë brenda 60 ditëve nga data e marjes së njoftimit përfundimtar të refuzimit. Për të apeluar duhet patjetër të mbështetesh tek një avokat me eksperiencë në fushën e emigracionit dhe nënshtetësisë.
KUJDES: apelimi në TAR mund të zgjasë disa vite (edhe 5 ose 6 vjet).
Si në rastin kur vendos të dërgosh një memoria dhe në rastin kur vendos të apelosh, është e rëndësishme të kontaktosh avokat tënd ose një avokat ekspert në fushën e emigracionit dhe nënshtetësisë sapo të marrësh letrën e parë të njoftimit për refuzim. Mos harro se nëse ke të ardhura të ulëta, mund të aplikosh për avvocato d’ufficio ose gratuito patrocinio (ndihmë juridike falas).