Fazat e aplikimit për nënshtetësi

Pasi dërgon aplikimin për nënshtetësinë, do presësh disa vite para se të marrësh një përgjigje përfundimtare. Ajo që mund të bësh gjatë kësaj kohe pritjeje, është të kontrollosh në portalin e Ministrisë së Brendshme fazat ku është aplikimi, dhe nëse ke dyshime apo pyetje mund të kërkosh ndihmë.

Pasi dërgon aplikimin, Prefektura merr në shqyrtim kërkesën tënde.

Me anë të SPID  ose CIE (carta di identità elettronica) ose ‘emri i përdoruesit’ mund të futesh dhe të kontrollosh në portal:

  • statusin e aplikimit tënd (në seksionin “Stato pratica”)
  • mesazhet që dërgon Prefektura (në seksionin “Comunicazioni”).

Nëse dokumentet janë në rregull, Prefektura do të japë codice K10 (kodin K10). Këtë kod mund ta përdorësh për të kontrolluar statusin e aplikimit në portalin e Ministrisë.

Aplikimi për nënshtetësi kalon nëpër 7 faza përpara se Prefektura të marrë një vendim. Kur kontrollon statusin e aplikimit do shohësh se në cilën fazë është. Në këtë vidjo shpjegohet se cilat janë 7 fazat: https://www.youtube.com/watch?v=rRDZpo7gESY&t=3s

Sa kohë më duhet të pres derisa të marr përgjigje?

Rezultatin e aplikimit për nënshtetësi do ta marrësh:

  • Pas 2 vjetësh (maksimumi 3) nëse ke dërguar aplikimin pas datës 20 dhjetor 2020.
  • Pas 4 vjetësh nëse ke dërguar aplikimin para datës 20 dhjetor 2020.

Edhe gjatë viteve që je në pritje të rezultatit të aplikimit është shumë e rëndësishme të vazhdosh të kesh rezidencën në Itali. Nëse për një periudhë kohe pas dërgimit të aplikimit ke një shkëputje rezidence për një farë kohe, kërkesa për nënshtetësi mund të refuzohet.

Mund ta kontrollosh statusin e aplikimit tënd në këtë portal, duke përdorur SPID tënd ose CIE.

Pas viteve të pritjes, do të merrni një njoftim në lidhje me dekretin e shtetësisë nëpërmjet Piattaforma Notifiche Digitali di PagoPA S.p.A.

Ju do të duhet të përdorni SPID-in tuaj për të hyrë në platformë dhe për të shkarkuar dekretin.

Ja çfarë duhet të bëni pasi të merrni sinjalizimin në emailin tuaj personal:

  • Hyni në Piattaforma Notifiche Digitali di PagoPA S.p.A. duke përdorur SPID-in tuaj;
  • Shkarkoni dekretin e shtetësisë dhe printojeni;
  • Paraqituni në komunën tuaj të vendbanimit brenda 120 ditëve nga përfundimi i njoftimit, duke sjellë me vete dokumentet e nevojshme.

Nëse rezultati është negativ, ke dhjetë ditë kohë për të kuptuar arsyet pse nuk mund ta përfitosh nënshtetësinë dhe të përpiqesh ti japesh Prefekturës informacionet që i mungojnë për të dhënë nënshtetësinë.

A mund të kërkoj ndihmë për aplikimin për nënshtetësi?

Qendra e Kontaktit Polo Orienta 0669000700 është aktive të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 9.30 deri në orën 17.30.

Së fundmi është aktivizuar një kuti e certifikuar emaili (PEC) e dedikuar ekskluzivisht për përdoruesit e interesuar për procedurën e dhënies së shtetësisë italiane.

Ju mund të shkruani drejtpërdrejt në poloorientacittadinanza@pecdlci.interno.it për të marrë ndihmë dhe sqarime për rastin tuaj.

Nëse tashmë keni një aplikim në proces, mos harroni të përfshini në temën e emailit tuaj ose PEC numrin e aplikimit (p.sh. K10/… ose K10/C/…) dhe krahinën e vendbanimit, ose kodin tuaj të identifikimit (token ID) dhe krahina e banimit. Për shembull: “K10/… Firence”.

Nëse nuk keni filluar ende një aplikim, thjesht tregoni në temën “Kërkesë informacioni” e ndjekur nga krahina e vendbanimit (p.sh. “Kërkesa e Romës”).

Ose mund të kërkosh ndihmë falas nga një CAF, një patronato apo sindacato aty ku jeton.
Mund të pyesësh dhe një avokat, por nëse nuk ke gratuito patrocinio (ndihmë ligjore falas), konsultimi nuk është falas.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!