Lejet e qëndrimit për motive pune
Permesso di soggiorno per motivi di lavoro (leje qëndrimi për motive pune) të lejon të hysh dhe të punosh legalisht në Itali. Janë disa lloje të ndryshme permesso di soggiorno që të lejojnë të punosh rregullisht. Ose mund të konvertosh një lloj tjetër permesso në një permesso per motivi di lavoro. Lexo artikullin për më shumë informacion.
Ligji në Itali thotë që shtetasit e huaj jo të Bashkimit Evropian ose cittadini extracomunitari mund të hyjnë legalisht dhe / ose të punojnë në Itali me këto permesso:
- Permesso di Soggiorno per Lavoro Autonomo (leje qëndrimi për të vetë-punësuarit, pra për personat që nuk janë nëpunës).
- Permesso di Soggiorno per Lavoro Subordinato (leje qëndrimi për të punësuarit, për personat që janë nëpunës, përfshi punëtorët shtëpiakë) e Stagionale (punëtorët sezonalë, pra punë që lidhen me sektorin e turizmit-hotelerisë dhe atë të bujqësisë).
- Leje qëndrimi për raste të tjera specifike, për shembull studim ose trajnim. Edhe me këtë lloj leje ke të drejtë të punosh.
Me një permesso di soggiorno per lavoro (leje qëndrimi për motive pune) gëzon edhe të drejta tjera, si për shembull: shërbim shëndetësor, shkollim dhe arsimim, të bësh kërkesë për ricongiungimento familiare (bashkim familjar), etj.
Cilat janë kriteret për tu pajisur me permesso di soggiorno per lavoro?
Në përgjithësi, për të marrë një leje qëndrimi për arsye pune duhet të kesh:
- pashaportë ose një dokument tjetër identifikimi të vlefshëm;
- të kesh hyrë rregullisht në Itali me vizë (përveç rasteve të veçanta që rregullohen nga Testo Unico sull’Immigrazione);
- të aplikosh për permesso di soggiorno brenda 8 ditëve pune nga momenti i hyrjes në Itali.
Ka dhe rregulla specifike në varësi të permesso di soggiorno për të cilën dëshiron të aplikosh, siç janë:
1. Permesso di Soggiorno per Lavoro Autonomo – leje qëndrimi për vetë-punësuarit
- Dokumentet që tregojnë se ke një aktivitet të ligjshëm pune në Itali;
- Të kesh të ardhura vjetore të paktën sa shuma që mbulon koston e shërbimit shëndetësor. Për vitin 2021, kjo shumë është në vlerën 8,263.31 euro.
- Të vërtetosh se ke një shtëpi ku banoni. Është në rregullt edhe nëse je mysafir në shtëpinë e një personi tjetër. Në këtë rast, pronari ose qeradhënësi i shtëpisë, duhet të shkruaj një deklaratë ku të thuhet se jeton në shtëpinë e tij.
Kohëzgjatja e permesso di soggiorno për lavoro autonomo është 2 vjet. Kjo leje mund të rinovohet duke paraqitur dokumentet e mësipërme të përditësuara.
2. Permesso di Soggiorno per Lavoro Subordinato – leje qëndrimi për të punësuarit me kontratë
- Të kesh një kontratë pune me afat të caktuar ose pa limit;
- Të kesh të ardhura vjetore të paktën sa vlera e reddito sociale minimo (të ardhurat sociale minimale). Për vitin 2021, kjo shumë është në vlerën 5,983.64 euro;
- Të vërtetosh se keni një shtëpi ku banoni. Është në rregullt edhe nëse jeni mysafir në shtëpinë e një personi tjetër. Në këtë rast, pronari ose qeradhënësi i shtëpisë, duhet të shkruaj një deklaratë ku të thuhet se jeton në shtëpinë e tij.
Kohëzgjatja e permesso për lavoro subordinato varet nga kontrata e punës, por zakonisht nuk mund të kalojë:
- 9 muaj për një ose disa kontrata pune sezonale;
- 1 vit për kontratat e punës për të punësuarit me afat të caktuar (lavoro subordinato a tempo determinato);
- 2 vjet për kontratat e punës pa afat të caktuar (lavoro subordinato a tempo indeterminato).
Permesso per lavoro subordinato është e rinovueshme.
3. Permesso di Soggiorno per Motivi di Studio o Formazione – leje qëndrimi për motime studimi ose trajnimi
Mund të punosh edhe nëse ke një permesso për motiv studimi. Por, nuk mund të punosh më shumë se 20 orë në javë. Mund të pajisesh me permesso për qëllime studimi ose trajnimi:
- Pas mbërritjes në Itali me një vizë për motive studimi;
- Ose nëse konverton permesson e mëparshme: permesso di soggiorno për motivi familiari (leje qëndrimit për arsye familjare) ose permesso per minore età o affidamento (lejen për të mitur ose kujdestarinë).
Permesso di soggiorno per studio zgjat një vit dhe mund të rinovohet edhe për tre vjet të tjera jasht viteve të parashikuara të fakultetit që ke zgjedhur.
KUJDES: mund të konvertosh lejen e qëndrimit nga motiv studimi në motive pune vetëm nëpërmjet kuotave të vendosura nga decreto flussi. Në rastë të veçanta, mund ta bësh dhe pa pritur decreto flussi, si për shembull pas diplomimit: laurea triennale, specialistica, etj.
A mund ta konvertoj permesson që kam në permesso për arsye pune?
Konvertimi i permesso-s do të thotë të ndryshosh motivin e lejes që ke aktualisht dhe të kërkosh një permesso për të punuar legalisht në Itali.
Aplikimi për konvertim bëhet tek Sportello Unico per l’Immigrazione. Proçedura mund të ndryshojë në varësi të llojit të permesso-s që ke aktualisht dhe atë për të cilën dëshiron të aplikosh. Zakonisht duhen disa muaj që permesso të konvertohet.
Në përgjithësi, për të konvertuar një leje qëndrimi në leje për arsye pune duhet të kesh:
- një permesso akoma të vlefshme (jo të skaduar);
- pashaportën e vlefshme (jo të skaduar);
- një kontratë pune ose një dokument tjetër që provon se ke një punë;
- të vërtetosh se ke të ardhura vjetore të paktën minimale.
Mund të kërkojnë edhe dokumente të tjera shtesë përveç atyre të listuara në varësi të proçedurës.
Cilat permesso mund të konvertohen në permesso pune?
Në bazë të ligjit aktual në Itali mund të konvertosh një nga kto permesso në permesso për motiv pune:
- Permesso di soggiorno per protezione speciale – Leje qëndrimi për mbrojtje të veçantë;
- Permesso di soggiorno per calamità naturali – Leje qëndrimi për fatkeqësi natyrore;
- Permesso di soggiorno për cure mediche – Leje qëndrimi për trajtim mjekësor;
- Permesso di soggiorno per assistenza minori – Leje qëndrimi për asistencë ndaj të miturve;
- Permesso di soggiorno per motivi religiosi – Leje qëndrimi për motive fetare;
- Permesso di soggiorno per attività sportiva – Leje qëndrimi për aktivitete sportive;
- Permesso di soggiorno per lavoro di artistico – Leje qëndrimi për punë artistike;
- Leje qëndrimi për marrjen e shtetësisë ose pashtetësisë – cittadinanza o dello stato di apolide (përveç rasteve kur shtetasi i huaj ka pasur më parë një leje qëndrimi për kërkesë azili).
Mos harro se për të ndryshuar disa leje qëndrimi, duhet të informohesh rreth decreto flussi. Decreto flussi është ligji me të cilin qeveria italiane vendos se sa leje qëndrimi mund të konvertohen çdo vit në leje pune.
Ka edhe raste të veçanta kur nuk është e nevojshme të presësh decreto flussi. Për shembull, nëse ke një leje qëndrimi për studim dhe diplomohesh në Itali, mund ta konvertosh në çdo kohë.
Nëse ke statusin e refugjatit ose ke protezione sussidiaria (mbrojtje plotësuese), mund ta konvertosh në permesso për motive pune. Por, zakonisht njerëzit nuk e bëjnë këtë sepse permesso me statusin e refugjatit zgjat 5 vjet dhe është e vlefshme edhe kur nuk kanë një punë.
KUJDES: Rregullat janë të shumta dhe ato mund të ndryshojnë në varësi të situatës, kështu që informohu më mirë dhe këshillohu me një avokat, shoqatë ose patronato/caf.
Për të gjetur një patronato në qytetin ku jeton, kërko në internet me fjalët: patronato + emri i qytetit (për shembull patronato Firenze).
Për të gjetur zyrën e emigracionit në komunën ku jeton, kërko në internet me fjalët: Ufficio immigrazione + emrin e qytetit (për shembull Ufficio immigrazione Comune di Firenze).
Link të dobishëm
-
Leje qëndrimi për motive studimi, trajnimi ose praktike pune.
Shko te linku -
Konvertimi i lejes me motiv studimi
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Decreto flussi
Hap artikullin -
Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)
Hap artikullin