Modello 730
Për të berë dichiarazione dei redditi (deklarata vjetore e të ardhurave) duhet të plotësosh disa dokumente specifike të quajtura modelli. Një ndër më të përdorurat është modello 730. Zbulo më shumë informacione në këtë artikull.
Çfarë është modello 730?
Modello 730 është dokumenti që përdoret për të berë deklarimin e të ardhurave vjetore. Zakonisht përdoret nga lavoratori dipendenti (të punësuarit me kontratë). Përmes modello 730, punëtori deklaron të ardhurat e vitit të kaluar për të parë nëse i duhet të paguajë taksa Shtetit. Të ardhurat vjetore përbëhen nga fitimet nga punësimi dhe pronësia (për shembull nëse ke shtëpi në pronësi).
Mund të bëjnë deklarimin e të ardhurave me modello 730 qytetarët italianë dhe të huaj të cilët janë rezidentë në Itali.
Për të paraqitur modello 730 mund të zgjidhësh mes:
- Modello 730 ordinario. Duhet të plotësohet me të gjitha të dhënat e tua për deklarimin e të ardhurave dhe të dërgohet nëpermjet Centro di Assistenza Fiscale (CAF) ose tek një commercialista (kontabilist).
- Modello 730 precompilato. Ky dokument është i plotësuar me të dhënat e tua nga Agenzia delle Entrate (zyra tatimeve). Duhet vetëm të hysh në profilin tënd personale në website-in e Agenzia delle Entrate, të kontrollosh nëse të dhënat janë të sakta dhe ta dërgosh vetë.
Për më shumë informacion rreth deklaratës vjetore të të ardhurave (dichiarazione dei redditi) lexo këtë artikull.
Dokumentat e nevojshme për 730
Nëse vendos të shkosh te një CAF ose commercialista, mos harro të marësh me vete këto dokumente:
- Certificazione Unica (CU) të cilën e merr nga datore di lavoro (punëdhënësi). Ky dokument përmbledh të gjithë të ardhurat e vitit të kaluar tek një punë e caktuar;
- Codice fiscale tëndin dhe të anëtarve të familjes (nëse ke);
- Faturat e spese detraibili (shpenzimeve të zbritshme) të cilat i ke ruajtur nga viti i kaluar.
Punëtorët e huaj duhet të marin me vete dhe stato di famiglia (statusin familjar) nëse fëmijët janë rezidentë në Itali. Ose dokumentin ekuivalent të lëshuar nga vendi i origjinës, të përkthyer në italisht dhe vulosur nga konsullata italiane në vendin e origjinës.
Si funksionon 730 për të paguar taksat dhe marrë rimbursimet?
Kur plotëson modello 730 do të shohësh nëse je debitore (borxhli, pra duhet t’i paguash taksa Shtetit) ose creditore, duhet të marrësh rimbursim nga Shteti.
Kujdes: Nuk paguan taksat e as nuk rimbursohesh në momentin që dorëzon modello 730. Pagesa ose rimbursimi bëhet nëpërmjet busta paga (fletëpagesa) nga muaji i ardhshëm i atij kur ke dorëzuar modello 730. Për shembull, nëse ke dorëzuar modello 730 në korrik 2021, do paguash taksat ose marrësh rimbursim në rrogën e muajit gusht 2021.
Ku duhet të shkosh për 730?
Për të berë deklaretën e të ardhurave nëpërmjet modello 730 mund të shkosh:
- në një CAF të cilat janë zyra të autorizuara që ofrojnë asistencë në plotësimin dhe dërgimin e deklaratës. Ky shërbim nuk e tejkalon vlerën prej 100 euro. Mund të gjesh një CAF në zonën ku jeton duke kërkuar online: CAF + emri i qytetit ku jeton (për shembull CAF Firenze).
- te një commercialista (kontabilist) i cili është ekspert dhe i autorizuar për të berë ketë shërbim dhe mund të ndihmojë në plotësimin dhe dërgimin e dokumentin në vendin tënd. Në ndryshim nga CAF, një kontabilist mund të kushtojë pak më shumë.
- e dërgon vetë duke përdorur modello precompilato të Agenzia delle Entrate. Duhet të hysh në profilin tënd duke përdorur codin PIN, SPID ose kredencialet e dhëna nga INPS dhe të verifikosh të dhënat e tua.
Ki parasysh që verifikimi i të dhënave për pagesën e taksave nuk është gjithmonë lehtë. Do ishte më mirë asistenca e një profesionisti që njeh mirë ligjin në itali (siç është CAF ose commercialista).
Afati për dërgimin e 730
Afati mund të ndryshojë çdo vit. Për vitin 2023 modello 730 (ordinario ose precompilato) duhet të dorëzohet brënda datës Tetor 2024.
Mund të interesojë
-
Deklarata vjetore e të ardhurave (dichiarazione dei redditi): çfarë është dhe si bëhet
Hap artikullin