Permesso di soggiorno per motivi familiari (leje qëndrimi për arsye familjare)

Nëse ke një leje qëndrimi për arsye familjare, është e rëndësishme të dish sa është kohëzgjatja, si ta rinovosh dhe çfarë kostoje ka. Ky artikull do të japë të gjithë informacionin e nevojshëm.

Permesso di soggiorno per motivi familiari (leja e qëndrimit për arsye familjare) i lejon anëtarët e familjes së një shtetasi jashtë BE-së, që banon ligjërisht në Itali, të jetojnë dhe të qëndrojnë në Itali së bashku me antarin e familjes së tyre. Kjo leje lëshohet për arsye që lidhen me familjen, si bashkimi familjar ose shoqërimi i një anëtari të familjes.

Kohëzgjatja e lejes

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit për arsye familjare është e lidhur me kohën e lejes së anëtarit të familjes që siguron mbështetjen në Itali.

Si mund të ronovoj permesso di soggiorno per motivi familiari?

Rinovimi i permesso di soggiorno per motivi familiari (lejes së qëndrimit për motive familjare) mund të kërkohet në Questura nëpërmjet zyrës postare të autorizuar, duke plotësuar formularët përkatës (kit postar), 60 ditë para skadimit të permesso di soggiorno.

Për të rinovuar permesso di soggiorno, mbajë mënd se duhet të dëshmosh bashkëjetesën me anëtarin e familjes që siguron mbështetjen në Itali.

Brënda kit postale (zarfit të dokumentave), pasi të plotësosh formularët 1, duhet të bashkangjisësh dhe disa dokumenta. Veçanërisht:

  • Fotokopjen e permesso di soggiorno që po skadon;
  • Fotokopjen e pashaportës tënde;
  • Fotokopjen e kartës së identitetit;
  • Fotokopjen e permesso di soggiorno të anëtarit të familjes që siguron mbështetjen;
  • Fotokopjen e një deklarate të nënshkruar që deklaron mbështetjen;
  • Fotokopjen e të ardhurave të anëtarit të familjes që siguron mbështetjen;
  • Fotokopje e certifikatës së gjendjes familjare.

KUJDES
Duhet të fusësh në zarfin e dokumentave vetëm fotokopjet e tyre, mos dërgo kurre dokumentin orogjinal! Origjinalet duhet t’i marësh me vete ditën e takimit në Questura.

Sa duhet të paguaj?

Nëse përdor kit postale (zarfin e postës), do të duhet të paguash:

  • 30,00 €: zarfi dhe dërgesa me postë zyrtare
  • 16,00 €: kostoja e pulles
  • Një pagese tjetër që mund të jetë:
    • 70,46 €: permesso di soggiorno për një kohëzgjatje prej 3 muaj – 1 vit
    • 80,46 €: permesso di soggiorno për një kohëzgjatje prej 1 viti – 2 vite

KUJDES : nëse ke humbur dokumentin ose duhet ta përditësosh atë (pra jo ta rinovosh),  duhet të paguash vetëm 30,46 €.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!