Permesso di soggiorno per lavoro domestico (leje qëndrimi për punë shtëpijake)

Nëse ke një leje qëndrimi për punë shtëpijake, është e rëndësishme të dish kohëzgjatjen, si mund ta rinovosh dhe çfarë kostoje ka. Në këtë artikull do të gjesh të gjitha informacionet që të nevojiten.

Permesso di soggiorno per motivi di lavoro domestico (leja qëndrimit për motive pune shtëpijake) i jepet shtetasve të huaj që janë të punësuar dhe kryejnë një aktivitet pune brenda një banese private, në dobi të një punëdhënësi të vetëm.

Kohëzgjatja e lejes

Kohëzgjatja e permesso di soggiorno per lavoro domestico është:

  • 1 vit për një kontratë pune me kohë determinato (të limituar).
  • 2 vite për një kontratë pune me kohë indeterminato (të palimituar).

Si të RINOVOI permesso di soggiorno per lavoro domestico?

Rinovimi i lejes së qëndrimit për punë shtëpijake mund të kërkohet në Questura nëpërmjet postës së autorizuar, duke plotësuar formularët përkatës (kit postar), 60 ditë para skadimit të lejes së qëndrimit.

Mos harro të bashkangjisësh disa dokumente brenda zarfit pasi të plotësosh formularët 1 dhe 2. Në veçanti:

  • Fotokopjen e permesso di soggiorno që po skadon;
  • Fotokopjen e pashaportës;
  • Fotokopjen e kartës identitetit;
  • Fotokopjen e deklaratës së punësimit shtëpiak në INPS;
  • Fotokopjen e kontributeve në INPS të viti i kaluar dhe ai aktual;
  • Fotokopjen e busta paga (listpagesës) së fundit
  • Fotokopjen e CUD-it tënd të fundit ose Certificazione dei redditi (vërtetimit të të ardhurave)

KUJDES
Duhet të fusësh në zarfin e dokumentave vetëm fotokopjet e tyre, mos dërgo kurre dokumentin orogjinal! Origjinalet duhet t’i marësh me vete ditën e takimit në Questura.

Sa duhet të paguaj?

Nëse përdor kit postale (zarfin e postës), do të duhet të paguash:

  • 30,00 €: zarfi dhe dërgesa me postë zyrtare
  • 16,00 €: kostoja e pulles
  • Një pagese tjetër që mund të jetë:
    • a) 70,46 €: permesso di soggiorno për një kohëzgjatje prej 3 muaj – 1 vit
    • b) 80,46 €: permesso di soggiorno për një kohëzgjatje prej 1 viti – 2 vite

KUJDES: nëse ke humbur dokumentin ose duhet ta përditësosh atë (pra jo ta rinovosh),  duhet të paguash vetëm 30,46 €.

Mund të interesojë

  • Sa duhet të paguaj për të marrë ose rinovuar permesso di soggiorno (lejen e qëndrimit)?

    Hap artikullin
  • Permesso di soggiorno (leje qëndrimi)

    Hap artikullin

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!