Modele kurrikulumi: disa nga modelet dhe cilin të zgjidhësh
Për të shkruar kurrikulumin tënd mund të përdorësh modele të ndryshme. Për të zgjedhur atë më të duhurin duhet të kuptosh se cilat janë ndryshimet midis modeleve të ndryshme dhe cili është më i përshtatshmi për punën që po kërkon.
Për të shkruar një kurrikulum vitae ka shumë modele të ndryshme që mund të përdoren. Nuk ka një model perfekt për të gjithë dhe që mund të përdoret për çdo aplikim pune, por duhet të zgjidhësh modelin më të përshtatshmen për të valorizuar kompetencat dhe përvojat e tua të punës.
Për të zgjedhur modelin më të përshtatshëm, duhet të njohësh karakteristikat e modeleve të ndryshme. Këtu do të gjesh një përshkrim të shkurtër rreth CV-ve më të përdorura.
Mund t’i shkarkosh të gjitha këto modele nga interneti dhe t’i plotësosh me informacionet e tua. Ose mund të shkruash CV -në tënde online në disa website të caktuara si:
Curriculum su Canva
Curriculum online gratis
Europass online
Disa modele kurrikulumi:
Curriculum Vitae Europeo (modeli evropian i kurrikulumit), i quajtur edhe Europass. Ky model është një format standard i kurrikulumit për Bashkimin Evropian. Është krijuar për të pasur një model unik CV-je për të gjitha vendet e Bashkimin Evropian, por nuk përdoret shumë jashtë Evropës. Karakteristika kryesore e këtij modeli është të nxjerrë në pah sa më shumë numrin dhe kohëzgjatjen e përvojave profesionale, studimeve dhe trajnimeve tua. Ky model është i dobishëm nëse ke pak përvojë pune, sepse struktura e CV -së i nxjerrë ato më shumë në pah.
Agjencitë e punësimit rekomandojnë këtë model kurrikulumi për ata që nuk kanë ende shumë përvojë punë ose trajnimesh. Ose në ato raste kur kërkohet shprehimisht ky model.
- Mund ta shkarkosh modelin e CV Europass në formatin Microsoft Word nga dokumentet e bashkangjitura më poshtë dhe ta plotësosh.
- Mund ta plotësosh online, në website e Europass. Në këtë mënyrë, mund të ruash një kopje të CV Europass online dhe ta përditësosh sa herë që dëshiron. Nëse të nevojitet ose pas çdo përditësimi, mund të dërgosh një kopje PDF në email-n tënd.
| Krijoni CV -në tënde online me Europass
Curriculum Vitae per impiegati (CV për nëpunës). Ky model është i përshtatshëm nëse po kërkon një punë zyre. Nëpunësi kryen veprimtari profesionale. Mund ta shkarkosh modelin nga dokumentet e bashkangjitura më poshtë dhe ta plotësosh me informacionet e tua.
Curriculum Vitae per operai (CV për punëtorë). Ky model është i përshtatshëm nëse je duke kërkuar kryesisht punë krahu. Modeli thekson përvojat e mëparshme dhe i përshtatet çdo lloj aktiviteti. Mund ta shkarkosh modelin nga dokumentet e bashkangjitura më poshtë dhe ta plotësosh me informacionet e tua.
Curriculum Vitae per studenti (CV për studentët). Ky model është i përshtatshëm nëse ke një diplomë, ose je ende duke studiuar dhe po kërkon për përvojën tënde të para të punës. Kështu ky model nxjerr në pah së pari formimin tënd arsimor. Mund ta shkarkosh modelin nga dokumentet e bashkangjitura më poshtë dhe ta plotësosh me informacionet e tua.
Mund të shkarkosh dhe një model bazë në formatin Microsoft Word dhe ta modifikosh sipas nevojave tua.
Dokumentet e bashkangjitura
-
Curriculum Vitae Europass
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin -
CV për punonjës zyre
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin -
CV për punonjës
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin -
CV për studentë
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin -
CV modeli bazë
Shkarko dhe plotëso modelin me të dhënat e tua
Hap artikullin