Lingokids: Aplikacioni që ndihmon fëmijën tuaj të mësojë anglisht falas

Në shkollat italiane, përveç italishtes mësohet edhe anglishtja. Anglishtja është shumë e rëndësishme kur fëmija të rritet, qoftë për arsye pune apo për udhëtim. Mëso se si mund ta ndihmosh të mësojë anglishten online.

Në të gjitha shkollat italiane, mësimi i anglishtes është i detyruar. Fëmijët zakonisht fillojnë të mësojnë anglisht në kopësht duke luajtur lojëra me mësuesit. Është më e lehtë për fëmijët të mësojnë një gjuhë të huaj sepse truri i tyre mëson dhe mban mend më lehtë se sa një person i rritur.

Ka shumë mënyra për të ndihmuar fëmijën tënd të mësojë anglisht që në moshë të re. Një nga këto mënyra është përdorimi i lojërave dhe aplikacioneve online. Një aplikacion që përdoret shumë është Lingokids.

Çfarë është Lingokids?

Lingokids është një aplikacion për telefon dhe tablet. Aktualisht, Lingokids nuk mund të përdoret në kompjuter ose laptop. Në aplikacion, do të gjesh lojëra, këngë, dhe video për të mësuar anglisht. Janë katër nivele të mësimit për fëmijë të moshave të ndryshme.

Mund ta ndihmosh fëmijën ose ai mund ta përdor aplikacionin vetë. Prindërit mund ta kontrollojnë raportin javor në aplikacion për të parë aktivitetet në të cilat po punon fëmija i tyre. Po ashtu mund të printoni disa faqe që të mësoni së bashku me familjen.

Si të regjistrohesh?

Falë bashkëpunimit mes ItaliaHello dhe Lingokids ti mund të regjistrohesh pa pagesë.

Për tu regjistruar falas, dërgo një email në info@italiahello.it. Do të dërgojmë udhëzimet dhe një kod.

Gjithashtu, nëse mendon se mësuesi i fëmijës tënd, familjarët e tu apo shoqëria janë të interesuar në LingoKids, thuani atyre të na dërgojnë një email. Ne do t’i ofrojmë edhe atyre regjistrim falas.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!