Kushtetuta italiane

Kushtetuta është ligji bazë i një vendi. Për të jetuar së bashku në mënyrë dinjitoze dhe civile, çdo person duhet të respektojë ligjet që mundësojnë bashkëjetesën mes njëri tjetrin dhe që informojnë për të drejtat dhe detyrat e secilit.

Çfarë është Kushtetuta italiane?

Kushtetuta italiane është ligji më i rëndësishëm në Itali që ka hyrë në fuqi më 1 janar 1948, kur përfundoi diktatura fashiste.

Neni i parë i Kushtetutës italiane thotë: “Italia është një republikë demokratike, e themeluar mbi punën. Sovraniteti i takon popullit, i cili e ushtron atë në format dhe në kufijtë e Kushtetutës”.

Neni i parë shpjegon se në Itali është populli që zgjedh se kush duhet të qeverisë vendin dhe mund ta bëjë këtë zgjedhje nëpërmjet të drejtës së votës. Të votosh është në të vërtetë një e drejtë dhe detyrë themelore e çdo person.

Në Kushtetutë do gjesh nene të ndryshme që shpjegojnë të drejtat dhe detyrat e të gjithë personave që jetojnë në Itali, si është e organizuar qeveria dhe kush ka të drejtë të bëjë ligje dhe t’i zbatojë ato.

Struktura e Kushtetutës

Kushtetuta italiane përbëhet nga 139 nene, të cilat nuk mund të modifikohen veçse me ligje të veçanta dhe është e ndarë në tre pjesë të ndryshme.

Parimet themelore

Dymbëdhjetë nenet e para flasin për Parimet Themelore të cilat janë vlerat që duhen respektuar në Republikën Italiane. Vlerat janë demokracia, puna, solidariteti, barazia dhe liria, por edhe shëndeti, arsimi dhe të drejtat e familjes dhe të miturve.

Në këtë pjesë Kushtetuta shpjegon se të gjithë qytetarët kanë të drejtën e lirisë dhe se askush nuk mund ta kufizojë ose të mos e respektojë atë: lirinë e shprehjes, lirinë e fesë, të mendimit, të shoqërimit që njeh pakicat dhe barazinë e të gjithëve para ligjit.

Pjesa e parë: Të drejtat dhe detyrat

Në këtë pjesë, nenet paraqesin të drejtat dhe detyrat e çdo personi, duke na kujtuar se secili prej nesh duhet të sillet në respekt të individëve të tjerë dhe të komunitetit ku jeton.

Nga të drejtat gjejmë atë të familjes, mundësia e krijimit të një shoqate, e drejta për të studiuar dhe për të pasur një vend pune.

Në këtë pjesë, do gjesh dhe informacione në lidhje me lejen e qëndrimit, dhe vendbanimin në Itali.

Pjesa e dytë: organizimi i Shtetit

Në pjesën e dytë Kushtetuta shpjegon organizimin e Republikës Italiane, ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e shtetit.

Në veçanti, flitet për detyrat e Presidentit të Republikës, Kuvendit, Qeverisë, Gjyqësorit, Rajoneve dhe Bashkive.

Çfarë u thotë Kushtetuta shtetasve të huaj në Itali?

Siç e thamë, të gjitha të drejtat më të rëndësishme të çdo personi janë të shpjeguara në Kushtetutë.

Të gjithë njerëzit që jetojnë në Itali, si italianë dhe të huaj, kanë të njëjtat të drejta: të drejtën e kurimit, të drejtën e jetës, të drejtën e lirisë së fesë pavarësisht nga komuniteti përkatës, kulturës apo grupi etnik.

Në veçanti, neni 3 i Kushtetutës thotë se të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit si për nga të drejtat ashtu edhe për nga detyrat, si shtetasi i një shteti tjetër që jeton në Itali ashtu edhe personat që kanë nënshtetësi italiane.

Kujtojmë se Kushtetuta njeh edhe të drejtën e azilit në Itali dhe për këtë arsye vendi merr përsipër të mirëpresë dhe mbrojë të gjithë ata njerëz që në atëdheun e tyre nuk mund të jetojnë më për arsye lufte apo konflikti apo sepse janë privuar nga lirinë.

Mund të interesojë

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!