Consultorio: çfarë është dhe pse është i rëndësishëm
Consultorio është një shërbim publik shumë i rëndësishëm që ofron asistencë dhe informacion mbi shëndetin e gruas, maternitetin dhe mirëqenien psikologjike. Në këtë artikull do të zbulosh shërbimet e ndryshme që ofrohen dhe si mund të marrësh mbështetje në mënyrë të thjeshtë dhe falas.
Consultorio (qendra e këshillimit) është një shërbim publik thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e grave. Është një vend i sigurt ku mund të marrësh informacion, mbështetje dhe asistencë falas mbi aspekte të ndryshme të shëndetit të gruas dhe familjes. Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjitha, pavarësisht shtetësisë apo lejes së qëndrimit.
Çfarë shërbimesh ofron qendra e këshillimit?
Qendrat e këshillimit ofrojnë shërbime të ndryshme thelbësore, ndër të cilat:
- Asistencë gjinekologjike dhe obstetrike: kontrolle gjatë shtatzënisë, vizita gjinekologjike, parandalimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, informacion dhe mbështetje lidhur me menopauzën dhe abortin. Në Itali, aborti është një e drejtë e njohur për çdo grua. Disa mjekë dhe mamitë janë “obiettori di coscienza” (objektorë të ndërgjegjes), domethënë, për arsye personale ose fetare zgjedhin të mos kryejnë abort. Mund të ndodhë të takosh në një qendër këshillimi mjekë objektorë, por kujto që ka edhe shumë mjekë të tjerë që nuk janë objektorë dhe që mund të të ndihmojnë.
- Mbështetje për maternitetin dhe prindërimin: takime për nënat e ardhshme, mbështetje për ushqyerjen me gji dhe këshilla për rritjen e fëmijëve.
- Këshillim psikologjik dhe social: mbështetje në situata vështirësie familjare dhe/ose në raste të dhunës në familje.
- Asistencë për shëndetin seksual dhe riprodhues: informacion dhe akses në metoda kontraceptive, teste shtatzënie dhe këshillim për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë.
Pse të drejtohesh në një qendër këshillimi?
Qendra e këshillimit është një vend shumë i rëndësishëm ku mund të marrësh asistencë profesionale dhe të personalizuar falas për shëndetin e gruas, maternitetin dhe mirëqenien psikologjike.
Në përgjithësi, është një ambient i sigurt dhe konfidencial, pa gjykime, ku gratë mund të gjejnë dëgjim dhe mbështetje në çdo fazë të jetës së tyre. Kujdes! Siç u përmend, mund të takosh mjekë objektorë të ndërgjegjes që zgjedhin të mos kryejnë abort, por ka edhe profesionistë të tjerë të gatshëm të të mbështesin në zgjedhjet e tua. Kujto që vendimi përfundimtar është gjithmonë i yti. Prandaj kërko mjekë dhe hapësira që të mirëpresin me respekt dhe mirëkuptim.
Si të aksesosh qendrën e këshillimit?
Aksesimi është i thjeshtë dhe nuk nevojitet recetë mjekësore, pra mund të shkosh pa kërkesën e mjekut tënd. Kujto që shpesh duhet të rezervosh një takim për t’u vizituar.
Çfarë mund të bësh:
- Të shkosh direkt në qendrën e këshillimit të qytetit tënd gjatë orarit të hapjes.
- Telefonosh për të caktuar një takim me një nga profesionistët e disponueshëm (gjinekolog, mami, psikolog ose punonjës social).
- Kërko qendrën më të afërt duke shkruar në Google “Consultorio + [emri i qytetit]” (p.sh. Consultorio Firenze).
Shërbimi është falas dhe i hapur për të gjitha gratë, pavarësisht situatës së tyre administrative apo sociale.
Link të dobishëm
-
Consultori
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Sistemi Shëndetësor Kombëtar Italian – Nivelet e shërbimeve
Hap artikullin -
Leja e qëndrimit për shtatzëni: çfarë është dhe kur kërkohet
Hap artikullin