Të blesh produkte: informacione rreth dyqaneve dhe tregjeve

Për tu orientuar në një vend të ri, është e rëndësishme të dish emrat e dyqaneve dhe ku të kërkosh për gjërat që të nevojiten. Me siguri disa dyqane janë të ngjashme me ato në vendin nga vjen, ndërsa të tjera do jenë paksa të ndryshme ose krejtësisht të reja për ty. Ja disa informacione se si quhen dyqanet në Itali dhe gjërat që mund të blesh në to.

Në Itali mund të gjesh shumë lloje dyqanesh. Ka dyqane të vogla e të mëdha, dyqane që shesin shumë produkte të ndryshme dhe dyqane që shesin vetëm një lloj produkti, si ushqime apo rroba. Lloji i dyqanit gjithashtu ndryshon nëse jeton në një qytet të madh ose qytet të vogël, në mal ose në det.

Cilat janë llojet e dyqaneve?

Disa negozi (dyqane) shesin vetëm një lloj produkti. Për shembull, ka dyqane që shesin vetëm ushqime, vetëm pajisje shtëpiake (frigoriferë, pjatalarëse, televizorë) ose rroba. Në dyqane të tjera mund të gjesh një shumllojshmëri produktesh, si produkte pastrimi, sende shtëpiake, veshje, etj. Supermercati (supermarkete) janë dyqane të mëdha ku mund të gjesh ushqime, produkte për higjienën personale dhe produkte për pastrimin e shtëpisë dhe, në supermarkete shumë të mëdha, do gjesh edhe rroba, libra, sende shkollore, pajisje shtëpiake dhe shumë produkte të tjera. Në çdo qytet italian mund të gjesh edhe një mercato (treg në një ambjente të jashtëm). Mercati përbëhen nga shumë banchi ose bancarelle (stenda) që shesin gjëra të ndryshme. Në treg mund të gjesh pak nga çdo gjë, nga frutat dhe perimet e deri te rrobat, sendet shtëpiake e shumë të tjera. Disa tregje zhvillohen vetëm një ose dy ditë në javë. Tregjet e tjera janë aty çdo ditë. Në dyqane dhe supermarkete çmimi është fiks dhe nuk është e mundur të bësh pazare për të ulur çmimin. Çmimi që sheh në etiketë ose në raft është pikërisht ai që duhet të paguash. Edhe në tregjet e hapura, njerëzit në përgjithësi nuk bëjnë pazare, por nëse pronari i tezgës duket miqësor dhe i disponueshëm, mund të provosh.

Shumica e njerëzve blejnë ushqime në supermarkete dhe tregje. Megjithatë, ushqimi mund të blihet edhe në dyqanet që janë të specializuar për të ofruar një lloj produkti të caktuar ushqimor. Çmimet mund të jenë më të larta në këto dyqane, por cilësia e ushqimit është zakonisht më e mirë. Këtu janë disa shembuj të këtyre dyqaneve:

  • Negozio di alimentari (ushqimore) ka shumë ushqime si makarona, djathë, sallam, ushqime të gatuara, ushqime të konservuara dhe bukë.
  • Macelleria (dyqan mishi) shet të gjitha llojet e mishit të freskët. Në mishtoret tradicionale nuk do të gjesh mish hallall. Për të gjetur mish hallall, mund të kërkosh në internet për një Macelleria hallall pranë vendit ku jeton ose pyet njerëzit që njeh që hanë mish hallall.
  • Pescheria (dyqan peshku) ka një shumëllojshmëri të gjerë të peshkut të freskët. Peshku në sezon është më i lirë se ai jashtë sezonit. Mund të pyesësh shitësin e peshkut se çfarë lloj peshku është sezonal në momentin që po blen.
  • Panificio, i quajtur edhe forno (furrë buke) ka shumë lloje buke dhe produkte të tjera të pjekura, duke përfshirë pica dhe pasta. Në shumë furra buke mund të gjesh edhe qumësht, kos dhe pije në shishe.
  • negozio di frutta e verdura (dyqan frutash dhe perimesh) do gjesh fruta dhe perime sezonale. Këto produkte jenë më të lira se produktet jashtë sezonit, prandaj pyet shitësin se cili produkt është sezonal.
  • Rosticceria (rotiçeri) shet ushqim të gatuar gati për t’u shërbyer dhe ngrënë. Njerëzit blejnë ushqime rotiçerie kur nuk kanë kohë për të gatuar, ose kur duan të hanë mish të pjekur ose ushqim të skuqur pa pasur nevojë ta gatuajnë atë. Kij parasysh se çmimet jenë më të larta se në supermarket.
  • Negozio etnico di alimentari (dyqane ushqimore etnike) shet ushqim nga një vend ose zonë specifike e botës, e cila shpesh është e vështirë të gjendet në dyqanet ose supermarketet italiane. Në Itali ka shumë dyqane që shesin produkte ushqimore kineze, indiane apo në përgjithësi aziatike.

  • Farmacie (farmacitë) shesin të gjitha llojet e barnave, si ato me recetë ashtu edhe ato pa recetë. Në farmaci mund të gjesh edhe sapunë, kremra për lëkurën dhe make-up. Mund t’i dallosh lehtësisht farmacitë në Itali, sepse ato kanë një kryq të madh ngjyrë jeshile jashtë dyqanit.
  • Parafarmacie (parafarmacitë) janë si një farmaci, por nuk shet ilaçe me recetë. Këtu mund të blesh vetëm ilaçe, sapunë dhe kozmetikë pa recetë.

Vendi më i lirë për të blerë produkte të kujdesit personal (si sapun dhe shampo) dhe produkte bukurie (si kozmetikë dhe parfum) është supermarketi. Por ka edhe dyqane të quajtura profumeria (parfumeri) që shesin këto produkte.

Edhe farmacitë dhe parafarmacitë shesin sapunë dhe produkte kozmetike, por shpesh janë specifike për ata me lëkurë veçanërisht të ndjeshme ose alergji.

Ka shumë dyqane rrobash në Itali. Thjesht duhet të gjesh ato me stilin e duhur dhe gamën e çmimeve që të përshtatet.

  • negozi di abbigliamento (dyqane rrobash) do gjesh rroba për burra, gra ose fëmijë. Ka shumë veshje nga të cilat mund të zgjidhësh. Disa dyqane janë shumë të shtrenjta, ndërsa të tjerat janë më të përballueshme.
  • Negozi di abbigliamento di seconda mano (dyqane rrobash të përdorura) shet rroba të përdorura më parë nga dikush. Ato nuk janë shumë të zakonshme në Itali, por mund t’i gjesh në qytetet e mëdha. Në dyqanet e rrobave të përdorura mund të gjesh rroba të cilësisë së mirë me një çmim të mirë.
  • supermercati (supermarketet) më të mëdha, zakonisht ka një departament për veshje. Nuk do gjesh aq shumë zgjedhje sa në një dyqan, por mund të gjesh rroba me një çmim të lirë.
  • mercati (tregjet e hapura) ka shumë stenda që shesin rroba me çmime shumë të mira.

  • librerie (librari) sheshin libra dhe artikuj të ndryshëm di cancelleria (shkrimi). Në shumë librari mund të porosisësh dhe të blesh gjithashtu libra shkollorë. Në disa prej tyre do të gjesh DVD dhe CD me muzikë.
  • edicole ose giornalaio (shitës gazetash) shesin gazeta, revista dhe disa lodra.
  • cartoleria do të gjesh stilolapsa, fletore, lapsa dhe ditarë për shkollë ose punë. Këtu gjithashtu mund të printosh dokumente dhe të bësh fotokopje. Në disa cartoleria mund të porosisësh edhe libra shkollorë.
  • tabaccherie ka produkte si cigare, puro dhe lloje të ndryshme duhani, si dhe ëmbëlsira, çokollata dhe çamçakëz. Këtu mund të blesh bileta autobusi dhe pullman, zarfe dhe pulla dhe të blesh rimbushje për celularin. Për të blerë një rimbushje celulari, duhet t’i tregosh shitësit emrin e operatorit tënd celular, shumën që dëshiron të rimbushësh dhe numrin e telefonit celular. Për shumicën e operatorëve, rimbushja është 10 euro, 15 euro, 20 euro ose më shumë. Në shumë tabaccherie mund të paguash edhe fatura dhe gjoba.
  • ferramenta sheten produkte të tilla si vida, llamba, vegla si sharra dhe çekiç, vegla elektrike dhe bojëra.
  • negozio di elettrodomestici shesin frigoriferë, lavatriçe, blendera, televizorë, fshesë me korrent dhe produkte të tjera shtëpiake.
  • Copisteria është një dyqan ku mund të printosh ose fotokopjosh një dokument, si për shembull CV ose një letër. Në copisterie mund të printosh edhe banderola ose postera.
  • Internet point dhe money transfer janë dyqane ku gjen kompjuterë që mund t’i përdorësh nëse ke nevojë për internet. Në këto dyqane është e mundur edhe printimi dhe fotokopjimi. Shumë ofrojnë gjithashtu shërbime të transferimit të parave, që do të thotë se mund të dërgosh dhe marrësh para në/nga pothuajse çdo vend në botë.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!