Pyetjet më të përdorura në një intervistë pune

Në një intervistë pune do të bëhen pyetje të ndryshme për të kuptuar nëse je në gjëndje për ta berë apo mund të mësosh ta bësh punën e re. Përgatitu mirë dhe lexo cilat janë pyetjet më të shpeshta gjatë një interviste dhe si t’u përgjigjesh mirë atyre.

Pasi të kesh marrë ftesën për intervistën e punës, duhet të përgatitesh për të.
Gjatë intervistës, intervistuesi do të bëjë pyetje specifike, prandaj është e rëndësishme të përgatitesh që të lesh përshtypje të mirë.

Mbase mund të kesh pyetur veten: ‘’Çfarë pyetjesh do më bëjnë gjatë intervistës?’’

Më poshtë janë disa nga pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet që mund të japësh:

Kjo pyetje është shumë e përgjithshme. Kur të përgjigjesh kujto se intervistuesi është i interesuar për anën tënde profesionale, jo personale. Përqendrohu te studimet dhe përvojat e shkuara profesionale që ke përmendur dhe në CV. Mund të ndjekësh këto këshilla:

  • Filloni me një përshkrim të vetes nisur nga përvojat profesionale dhe trajnimet.
  • Në fund, shpjego pse je i/e interesuar për këtë punë.

Një shembull përgjigjeje mund të jetë:

‘’Jam diplomuar për statistika dhe menaxhim Informacioni në ..(emri i shtetit, mund të shtosh se universiteti ku ke studiuar është shumë i rëndësishëm në vendin tënd, nëse është). Pas studimeve, nisa të punoj në një kompani të vogël  që merrej me studimin e të dhënave statistikore. Gjatë kësaj përvoje zhvillova shumë aftësi, për shembull aftësinë për të përshkruar dhe analizuar të dhënat e ndryshme të dukurive në sektorë të caktuar. Kam bërë kërkime rreth biznesit tuaj dhe vendit të punës që ofroni dhe do të doja të aplikoja për të. Jo vetëm për të ndarë përvojën time me ju por edhe sepse e shoh si mundësi për t’u rritur. 

Nëse nuk ke një formim specifike, mund të flisësh për zotësinë dhe aftësitë e tua në jetën e përditshme: 

‘’Gjithmonë i kam kushtuar shumë kohë rritjes së fëmijëve të mi, për këtë jam shumë e zonja me fëmijët dhe menaxhimin e shtëpisë. Të mbaj shtëpinë pastër e të rregullt, të bëj pazaret dhe të ndihmoj në të gjitha punët e shtëpisë. I kam bërë të gjitha këto punë për një familje tjetër’’. Ose nëse nuk ke përvojë pune, mund të thuash: ‘’Me shumë kënaqësi do të ndaj përvojën time personale dhe të jap ndihmesën time”.

‘’Gjithnjë kam ëndërruar të bëhem mekanik. Nuk munda të vazhdoja studimet e mia, por gjithmonë kam punuar shumë për të përmirësuar njohuritë që kisha. Kam rregulluar gjithmonë pjesët e këmbimit, frenat, gomat etj., për miqtë dhe të njohurit dhe ata gjithmonë kanë qenë të kënaqur me punën time. Do të doja të punoja në një ofiçinë të vërtetë sepse e kam vërtetë pasion“.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje mund të thuash për shembull:

  • Ke përvojë në këtë punë, prandaj do punoje mirë. Nëse nuk ke shumë përvojë për të qenë bindës, mund të thuash se gjithmonë të ka pëlqyer të përmirësosh aftësitë e tua në këtë sektor. Je person që mëson shpejt dhe punon shumë.
  • Nëse bëhet fjalë për të punuar në grup, mund të thuash se gjithmonë të ka pëlqyer ideja e të punuarit së bashku si një ekip dhe se do japësh më të mirën në këto rrethanë. Të kesh qëllime të përbashkëta të ndihmon të fokusohesh dhe të angazhohesh më shumë.

Përpiqu të mos zgjatesh dhe përqendrohu te elementët tuaja më të mira që kanë lidhje me ofertën e punës. Mbase, para intervistës, përgatit disa shënime që ti kesh parasysh.

Pika e fortë është një cilësi e veçantë që ke që mund të të ndihmojë në punë. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, prandaj përgatitu përpara që ta kesh më të lehtë të përgjigjesh. Një listë me cilësi mund të jetë:

a. Person i besueshëm
b. I durueshëm
c. I vendosur
d. I/e qetë
e. Kureshtar/e
f. I/e edukuar
g. Bashkëpunues/e..

Ose mund t’i kërkosh një miku që të njeh mirë dhe është i sinqertë të bëjë një listë të ngjashme të cilësive që ke sipas tijë. Mund të zbulosh detaje të cilat nuk i ke konsideruar më parë.

Për secilën pikë të fortë që ke zgjedhur, përgatit një shembull konkret për ta shpjeguar; në këtë mënyrë do jesh më bindës dhe realist.

Në të kundërt, mund të të pyesin: Cila është pika jote më e dobët?”. Pika e dobët është një mangësi në punë. Për shembull, nëse nuk flet mirë italisht, mund të thuash: ‘’Pika ime e dobët për momentin është gjuha italiane, por njëkohësisht po ndjek kurse për ta përmirësuar dhe shpresoj ta mësoj shpejt.’’ Në këtë mënyrë je trasparet duke treguar një limit tëndin, por njëkohësisht propozon dhe një zgjidhje.

Intervistuesi përpiqet të zbulojë çfarë ke bërë kur ke qenë pa punë. Është normale të kesh periudha papunësie, sidomos kur sapo ke mbërritur në një shtet të ri. Përgjigju në mënyrë pozitive, ndoshta duke shmangur fjalën “disoccupato” (’i/e papunë), por mund të thuash “in cerca di lavoro” (në kërkim të një pune).

Mund të thuash për shembull: 

‘’Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të përmirësoj gjuhën italiane (ose ndonjë gjuhë tjetër). Shumë oferta pune kërkonin një person që flet mirë italisht, prandaj unë doja të përmirësoja nivelin tim”. 

Ose: 

‘’Gjatë kohës që kërkoja punë, kujdesesha për fëmijët e mi dhe prindërit e moshuar. Jam shumë i durueshëm me fëmijët dhe të moshuarit. Në të njëjtën kohë, kujdesesha për shtëpinë dhe menaxhoja të ardhurat financiare, duke mbuluar nevojat e gjithë familjes. Falë kësaj periudhe jam bërë shumë i organizuar dhe i ndërgjegjshëm”.

Edhe në këtë përgjigje përpiqu të jesh i sinqertë. 

Nëse ke përvojë/a të ngjashme me vendin e ofruar të punës, mund të thuash: 

‘’Do më pëlqente të punoja me ju dhe të ndaja përvojën time sepse jeni kompani e serioze ku mund të rritem profesionalisht dhe mendoj se kjo do ishte një mundësi shumë e mirë për mua”.

Nëse nuk ke përvojë, kujto çfarë ke lexuar dhe studiuar për kompaninë gjatë kërkimit të informacione në internet. Është shumë e rëndësishme të lexosh mirë të dhënat për kompaninë. Mund të shpjegosh aspektin e veçantë për të cilin dëshiron t’i bashkohesh kompanisë.

Për shembull, nëse ke aplikuar për shitës në një dyqan mund të thuash:

‘’Jam person i shoqërueshëm dhe më pëlqen të jem në kontakt me njerëzit. Pozicioni që ofroni është në kontakt të drejtpërdrejt me klientët prandaj më duket shumë stimulues“. 

Ose, nëse ke aplikuar për mekanik mund të thuash:

Kam kërkuar për ofiçinën tuaj dhe kam parë se jeni shumë seriozë dhe profesionistë. Kam pak njohuri në këtë zanat, por do përpiqem të mësoj shpejt. Makinat janë pasioni im”.

Kjo pyetje zakonisht bëhet nëse studimet që ke kryer nuk kanë shumë lidhje me pozicionin e ofruar. Për shembull, nëse ke studiuar për histori dhe po kërkon punë si shitës. Por mos u shqetëso pasi mund të ndodhë që të studiosh për një degë e pastaj të punosh për një sektor tjetër. Sidomos nëse shkon në një vend të ri dhe fillon një karrier pune nga e para. Mund ti përgjigjesh sinqerisht se ke studiuar degën që ke dashur, por perspektivat e punës në atë fushë nuk kanë shkuar siç ke menduar. Prandaj, ke vendosur të angazhohesh në fusha të tjera.

Mund të thuash për shembull:

‘’Vendosa të studioj histori sepse isha kureshtar për të shkuarën dhe ndikimin që ka ajo tek e tashmja. Por gjatë përvojave të mia të punës, kuptova se më pëlqen të jem në kontakt me njerëz, më stimulon më shumë..“. 

Ose nëse diplloma nuk të jep të drejtën automatikisht për të kryer një profesion në Itali. Për t’u njohur dhe filluar punë në atë profesion duhet kohë, prandaj ke vendosur të punosh në një sektor tjetër. 

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është e rëndësishme të shpjegosh zgjedhjet tuaja në mënyrë bindëse. Nga përgjigjja që do japësh intervistuesi dëshiron të kuptojë nëse ke zgjedhur rastësisht apo duke ndjekur njëfarë logjike.

Kjo pyetje zakonisht bëhet në fund të intervistës. Përpiqu të mos thuash ‘’Jo, nuk kam asnjë pyetje” ose të qëndrosh i heshtur. Intervistuesi pret që para intervistës të kesh kërkuar informacione për kompaninë ose në përgjithësi për sektorin në të cilit operon kompania. Nëse nuk je në gjëndje të përgatisësh ndonjë pyetje për aktivitetet e kompanisë, mund të kërkosh informacion për pozicionin e punës për të cilin po aplikon.

Për shembull, mund të pyesësh intervistuesin:

  • Cili do jetë saktësisht roli im? (mund ta bësh këtë pyetje nëse informacioni që ke nuk është shumë i qartë)
  • Si është një ditë pune tipike për dikë që punon në këtë pozicion?
  • Cilat janë sfidat kryesore lidhur me këtë pozicion?
  • Sa persona do punojnë drejtpërdrejt me mua dhe me çfarë përgjegjësish?
  • A keni ndonjë ide se kur do të merret një vendim për këtë pozicion pune apo keni akoma shumë intervista për të bërë?

Pyetjet do të ndihmojnë të kuptosh më mirë rolin që do kesh dhe në të njëjtën kohë do tregosh se ke interes të vërtetë për këtë pozicion.

Mos pyet për rrogën ose pushimet para se intervistuesi ta përmendë këtë temë ose të bëjë një propozim.

  • Si e zbulove ofertën e punës?
  • Çfarë din për kompaninë/biznesin tonë?
  • A mendon se punon më mirë vetëm apo në grup?
  • A mund të tregosh një shembull të një problemi me të cilin të është dashur të përballesh dhe si e ke zgjidhur?
  • Si e kaloni kohën e lirë?

Disa pyetje gjatë intervistës mund të duken të çuditshme, madje pa asnjë lidhje me ofertën e punës. Duhet të dish se gjatë intervistës, është e rëndësishme që kandidati të njihet jo vetëm për CV-në e tijë por mbi të gjitha për personalitetin. Prandaj mos jep përgjigje banale, ose më keq akoma mos rri në heshtje. Nëse ke shkruar në CV se të pëlqen të gatuash ose të luash futboll, dhe kur të pyesin në intervistë se çfarë bën në kohën e lirë përgjigjesh se nuk e din, kjo tregon që nuk je shumë transparent ose bindës. Përpiqu të përqëndrohesh te pyetjet që do të drejtohen dhe i sinqertë në përgjigjet që do japësh.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!