Oferta pune të rreme ose mashtrime
Gjatë kohës që po kërkon një punë duhet të kesh shumë kujdes nga mashtrimet dhe nga njoftimet për punë të rreme. Ka persona që thonë se kanë një punë për të të ofruar por kjo nuk është e vërtetë. Ata mundohen dhe të kërkojnë para ose të dhëna private. Mos i beso dhe mëso si ti dallosh këto mashtrime.
Kur lexon njoftimet për oferta pune duhet të jesh shumë i kujdesshëm të mos i përgjigjesh njoftimeve të rreme. Njoftimet fallso për punë shkruhen nga disa njerëz të cilët përpiqen t’i mashtrojnë të tjerët për të fituar para ose për të shfrytëzuar nevojën e njerëzve për punë.
Gjithmonë përpiqu të tregohesh i kujdesshëm dhe kontrollo mirë të gjitha të dhënat në njoftim.
- Lexo me kujdes. Duhet të lexosh gjithmonë me shumë kujdes njoftimet para se të kontaktosh ose ti përgjigjesh ofertës. Mos i beso reklamave të cilat janë të shkurta, kanë pak informacione, ose janë të paqarta.
- Verifiko nëse kompania ekziston vërtetë. Nëse sheh një njoftim pune që të intereson, verifiko nëse ajo kompani ekziston vërtetë para se të aplikosh. Nëse njoftimi postohet në një nga platformat që meren me njoftime punësimi, emri i kompanisë ose agjensia e punësimit duhet të shfaqet. Nëse ke emrin e kompanisë, mund të veprosh si më poshtë për t’u siguruar që ajo ekziston:
- Përdor Google ose motor tjetër kërkimi për të gjetur të dhëna lidhur me kompaninë. Gjithashtu mund të gjesh dhe komente (lidhur me kompaninë dhe aktivitetin e saj) ose paralajmërime.
- Shkruaj: ‘’[emri kompanisë] + truffa (mashtrim)’’ për të gjetur nëse dikush ka komentuar për aktivitete të paligjshme të kompanisë.
- Përdor faqen e internetit të Camera di Commercio (Dhoma e Tregtisë) për të kontrolluar nëse kompania ekziston vërtetë. Dhoma e Tregtisë është organ publik që përcjell aktivitetet e kompanive në një territor të caktuar. Të gjitha kompanitë duhet të regjistrohen në Regjistrin e Biznesit tek Dhoma e Tregtisë. Kliko në linkun më poshtë dhe shkruaj në kuti emrin e kompanisë që dëshiron të verifikosh “Nome Impresa o Attività“. Nëse nuk paraqitet asnjë informacion, aktiviteti i kompanisë mund të jetë i dyshuar.
Kërko në databaza e Dhomës së Tregtisë
- Mos i beso njoftimeve që të kërkojnë një paradhënie për të filluar punën. Asnjë kompani e besueshme nuk kërkon para nga një punëtor i ardhshëm për asnjë arsye. Për shembull, bëj kujdes nga kushdo që fillimisht të kërkon të paguash për një trajnim para se të fillosh punën. Ose kërkon nga ti të blesh një ‘’set pune” ose një ‘’software që do të ndihmojë me punën” ose çfarëdo materiali tjetër.
- Mesazhet automatike. Bëj kujdes nga mesazhet ose email-et që fillojnë me “Gentile Utente” “Caro Utente” (I nderuar Përdorues) ose të ngjashme.
- Kontrollo gjithmonë adresën email të personit që i dërgo të dhënat. Pas @ në shumicën e rasteve shkruhet emri i kompanisë. Një adresë emaili si për shembull emriikompanisë@gmail.it me siguri është fallso. Ndërsa, një adresë emaili si burimetnjerëzore@emriikompanisë.it me siguri është e vërtetë dhe serioze. Gjithmonë kontrollo dhe faqen e internetit të kompanisë për të verifikuar nëse adresa email është e vërtet.
- Nëse njoftimi thotë se puna që do bësh do të shpjegohet vetëm në ‘’vendin e punës’’ ose ‘’në prezencë” dhe jo përmes telefonit, mos i beso menjëherë. Kërko të dhëna nëse është mashtrim.
- Mos i beso njoftimeve që premtojnë shumë para brenda një kohe të shkurtër. Nuk ka punë të vërtet ku mund të punosh pak dhe të fitosh shumë. Shpesh këto njoftime janë thjesht mënyrë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.
- Sa dhe kur do të paguajnë. Fraza të tilla si ‘’në varësi të përvojës tënde”, ’’në varësi të nivelit të aftësive” ose ‘’fitimi mund të varjojë” janë shenja që tregojnë se kjo punë mund të mos jetë e vërtet ose serioze. Nëse ke dyshime sepse çështja nuk është tërësisht e qartë, mos hezito të pyesësh.
- Nëse përdor rrjetet sociale si Facebook, LinkedIn ose të tjera, bëj kujdes nga njerëzit që kontakton ose që të kontaktojnë. Zbulo të dhëna rreth aktivitetit dhe personit në rrjetet sociale (për shembull nëse shton shumë njerëz për një kohë të shkurt) dhe llojin e mesazhit që të dërgon (për shembull, nëse ai kërkon përgjigje të shpejt nga ti). Në raste të tilla, mos i beso menjëherë dhe zbulo mos është mashtrim. Merr kohën që të duhet.
- Mos i beso asnjë telefonate apo mesazhi që thotë se ke fituar para ose dhuratë. Do të kërkojnë të klikosh në një link ose të shkruash të dhënat personale dhe bankare për të marrë çmimin. Mos shkruaj të dhëna personale dhe mos kliko linkun. Me siguri është mashtrim.
- Shmang njoftimet të cilat të caktojnë një intervistë pune në kohë dhe vende të pazakonshme, si në shtëpinë e personit që do të të intervistojë.
Sipas ligjit në Itali, njoftimet për mundësi punësimi nga persona anonimë janë të paligjshme. Mund ti denoncosh këto mashtrime në polici. Për mashtrimet online, mund ti raportosh në Commissariato di Pubblica Sicurezza Online.
Link të dobishëm
-
Commissariato di Pubblica Sicurezza Online
Denonco mashtrimet online
Shko te linku -
Camera di Commercio
Databaza e të dhënave për bizneset
Shko te linku