Job Clinic Online

Të gjesh një punë është një nga hapat më të rëndësishëm kur mbërrin në një vend të ri. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë dhe të kuptosh se ku të kërkosh për një punë, çfarë aftësish duhet të kesh dhe si të prezantohesh. Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar Job Clinic Online, një mjet i aksesueshëm dhe nga telefoni yt që mund të të ndihmojë në kërkimin e një pune.

Job Clinic Online është një platformë dixhitale për të ndihmuar njerëzit me prejardhje të huaj, refugjatë dhe azilkërkues të kapërcejnë disa nga vështirësitë që mund të hasin teksa kërkojnë për një punë në Itali.

Puna është një nga gjërat më të rëndësishme kur mbërrini në një vend të ri. Me punën bëhesh autonom dhe mund të realizosh projektin tënd të jetës. Por nuk është e lehtë ta gjesh dhe të kuptosh se si tja arrish.

Për këtë arsye, së bashku me Qendrën e Refugjatëve Joel Nafuma dhe me kontributin e Fondacionit Only The Brave vendosëm të krijonim një instrument online falas për të ndihmuar ata që kanë mbërritur në Itali të:

  • Krijojnë një CV të plotë dhe pa gabime, edhe nëse nuk e njohin mirë italishten;
  • Gjejnë vende të lira pune të përshtatshme për aftësitë dhe kompetencat e personit;
  • Marrin ndihmë për aplikimin dhe përgatitjen për intervistën e punës.

Platforma mund të përdoret në çdo kohë dhe kudo sepse është projektuar të jetë e aksesueshme dhe nga një telefon celular. Nevojitet vetëm një adresë emaili. Ata që regjistrohen mund të kenë gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në kurse trajnimi dhe takime njohëse me sipërmarrës dhe profesionistë.

 

 

 

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!