Kush jemi dhe çfarë bëjmë

Çfarë është ItaliaHello?

ItaliaHello është një qendër online për emigrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit.

Një platformë dixhitale që funksionon si një qendër informacionesh të verifikuara dhe rizorse të dobishme për të ndërtuar një jetë të re për ju dhe familjen tuaj në Itali.

Të gjithë ne e përdorim internetin për të gjetur përgjigje për shumë pyetje të jetës së përditshme, për të mësuar gjëra të reja dhe për të kuptuar se si funksionojnë shërbimet lokale. Aq më tepër kur sapo kemi ardhur në një vend të ri.

Është e rëndësishme të gjesh përgjigje të sigurta, lehtësisht të arritshme dhe të qarta, edhe nëse nuk e njeh mirë gjuhën.

Nëpërmjet shërbimit të një informacioni të përgjegjshëm dhe të verifikuar, ne duam të të ndihmojmë të orientohesh lehtësisht në Itali dhe të mësosh më shumë rreth historisë dhe kulturës së komunitetit ku tanimë je bër pjesë.

Artikujt tanë janë të shkruar nga ekspertë, ndërmjetës kulturorë dhe individë me prejardhje emigratore për t’iu përgjigjur sa më shumë nevojave dhe informacioneve që të nevojiten.

Ato përditësohen dhe verifikohen gjithmonë me partnerë dhe shërbime të ndryshme në zonë për të të ofruar informacion aktual dhe korrekt.

Informacionet janë të shkruar në një italishte të thjeshtë, për të qënë lehtësisht të kuptueshme dhe për ata parsona që kanë njohuri bazë të gjuhës dhe janë të përkthyera në disa gjuhë të dryshme për të qënë të aksesueshme për sa më shumë persona të huaj.

Oferta gjuhësore përditësohet vazhdimisht dhe gjuhë të reja do të jenë së shpejti në dispozicion.

Platforma jonë mbulon një gamë të gjerë informacionesh që mund të ndihmojnë në të gjitha aspektet e jetës tënde të përditshme. Si të aplikosh për dokumente, të regjistrohesh në shkollë, të gjesh një punë dhe  shumë të tjera. Ne projektojmë gjithashtu mjete të tjera dixhitale si aplikacione dhe kurse online për të të ofruar një shumëllojshmëri rizorsesh.

Puna jonë drejtohet nga nevojat e atyre që vijnë në Itali dhe zhvillohet me kontributin e vazhdueshëm të të sapoardhurve. Ne studiojmë fenomenin migrator dhe përdorim internetin për të kuptuar pyetjet dhe nevojat e njerëzve në mënyrë që të prodhojmë artikuj të dobishëm për t’u konsultuar përmes kompjuterit ose celularit.

Mund të ndihmosh të përmirësojmë platformën dhe të zhvillojmë aktivitete të reja duke na shkruar në info@italiahello.it

Besojmë se një informacion i besueshëm dhe i aksesueshëm është një e drejtë e njeriut. Kjo është arsyeja pse artikujt dhe rizorset që ne ofrojmë janë plotësisht falas dhe mund të përdoren nga kushdo.

Puna jonë mbështetet nga organizata filantropike dhe donatorë privatë të cilët e shohin emigrimin si një mundësi zhvillimi dhe pasurimi dhe jo si një fenomen që duhet luftuar.

Përdorimi i platformës është krejtësisht anonime dhe e sigurt dhe nuk do të kërkohet të komunikosh emrin tënd. Ne nuk ndajmë ose shesim informacione rreth përdoruesve tanë te subjektet publike ose private.

Platforma është e krijuar për t’u përdorur në mënyrë direkte dhe autonome nga emigrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit dhe i drejtohet kryesisht atyre. Megjithatë, mund të jetë e dobishme dhe për të gjithë komunitetin pritës.

Rizorset e ItaliaHello mund të përdoren në fakt nga të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë informacion apo të përfshihen sa shumë në tema në lidhje me emigracionin, duke ndarë kështu mesazhe efikase dhe histori pozitive, të kontribuarit si vullnetar etj.

Përkthimet në gjuhë të ndryshme, toolkit-et dhe videot mund të jenë mjete të dobishme për shumë organizata të Sektorit të Tretë që punojnë në nivel lokal me emigrantët.

Dëshiron të marrësh përditësime mbi shërbimet tona dhe informacionin e disponueshëm?

Regjistrohu për buletinin tonë dhe bëhu pjesë e Komunitetit ItaliaHello!