Kurse online pa pagesë të gjuhës angleze
Mësimi i gjuhës anglese mund të jetë i dobishëm si për punën dhe të ardhmen tënde edhe nëse jeton në Itali. Zbulo disa rizorse online pa pagesë për të studiuar këtë gjuhë vetë ose për ta praktikuar atë.
Në Itali, nuk e flasin anglishten aq shumë në përditshmëri, por është e rëndësishme të flasësh anglisht. Në fakt, njohja e anglishtes mund të jetë e dobishme në shumë situata: në punë, kur shkon në një vend tjetër dhe të flisni me shumë njerëz.
Nëse nuk flet anglisht dhe dëshiron ta mësosh, mund të ndjekësh një kurs në shkollë ose një kurs të organizuar nga një shoqatë në qytetin ku jeton. Ka shumë shoqata të cilat organizojnë kurse të gjuhës falas ose me çmim shumë të ulët.
Ka po ashtu dhe kurse online të cilat preferohen nga shumë njerëz sepse mund të studiojnë kur të kenë kohë të lirë dhe nga çdo vend. Mes tyre janë dhe kurset online të anglishtes nga GlobalEnglish.
Si të regjistrohesh?
Falë bashkëpunimit me GlobalEnglish, ItaliaHello mund të regjistrojë rreth 400 persona pa pagesë. Dhe ti gjithashtu mund të regjistrohesh pa pagesë duke dërguar një email në info@italiahello.it. Ne do të të përgjigjemi me disa udhëzime të thjeshta që duhet të ndjekësh.
Leksionet
Kurset janë të programuara për personat që nuk dinë anglisht dhe për ata të cilët dinë pak por duan ta mësojnë më shumë.
Mësimet janë online dhe mund t’i ndjekësh nga kompjuteri, telefoni ose tableti. Gjithashtu mund të zgjedhësh gjuhën në të cilën dëshiron ti ndjekësh. Gjuhët në dispozicion janë:
- Anglisht
- Frëngjisht
- Italisht
- Spanjisht (Amerika Latine)
- Spanjisht (Spanjë)
- Gjuhë Portugeze (Brazil)
- Gjuhë Çeke
- Gjuhë Koreane
- Gjuhë Polake
- Turqisht
- Rusisht
- Gjermanisht
- Kinezisht (moderne)
- Kinezishte Tradicionale
- Japonisht
Mësimet përmbajnë video, teste, dëgjim dhe të folur. Do jesh në gjëndje të mësosh gramatikën e gjuhës angleze dhe shumë fjalë të reja.
Link të dobishëm
-
GlobalEnglish
Shko te linku
Mund të interesojë
-
Mëso Italishten Online
Hap artikullin -
Aplikacione për mësimin e gjuhës italiane
Hap artikullin